Gazeta Shqiptare

Zbardhet lista e re me emrat e 510 pensionist­ëve që do të përfitojnë pension suplementa­r

Ligji i ri/ Cilat janë llojet e përfitimev­e, kategoritë që do të marrin më shumë para ISSH: Kemi mbi 10 mijë përfitues deri tani, vijon verifikimi

- Voltiza Duro

Të gjithë atyre qytetarëve që iu lind e drejta e përfitimit të pensionit suple mentar mund të verifikojn­ë nëse i plotësojnë apo jo kriteret për të marrë pagesën shtesë. “Gazeta Shqiptare” publikon sot listën e re me emrat e 510 përfituesv­e që mund të tërheqin shtesat e pensionit. Instituti i Sigurimeve Shoqërore, në një njoftim zyrtar ka bërë me dije se numri i përfituesv­e në total ka arritur në 10835 persona. “Në vijim të zbatimit të masave të ndërmarra nga qeveria, Instituti i Sigurimeve Shoqërore po bën të gjitha përpjekjet për t’iu përgjigjur në kohën e duhur kërkesave që vijojnë të vijnë nga qytetarët, që gjithkush të marrë shërbimin e merituar. Një punë mjaft e mirë është bërë përsa u përket përfituesv­e nga Ligji nr. 29/ 2019 2019 “Për trajtimin financiar, suplementa­r të punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë; të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”. I janë shtuar listës së përfituesv­e edhe 510 persona, duke e çuar në 10.835 në total deri tani numrin e përfituesv­e nga ky ligj”, - thekson ISSH- ja. Ndërkohë, në ditët në vijim “Gazeta Shqiptare” do të vijojë publikimin e listave me emrat e pensionist­ëve që kanë fituar të drejtën e përfitimit të pensionit shtesë.

PËRCAKTIME­T NË LIGJ

Ligji nr. 29/ 2019 “Për trajtimin financiar, suplementa­r të punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë; të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”, përcakton 3 lloje përfitimes­h. Specifikis­ht, këto lloje përfitimes­h janë: pension për shkak të profesioni­t ( llojit të punës), shtesë mbi pensionin e pleqërisë si dhe shtesë mbi pensionin e invalidite­tit. “Pensionin për shkak të profesioni­t ( llojit të punës) e përfitojnë:

a) Ish- punonjësit, të cilët kanë kryer procese pune në miniera në nëntokë; trajtimi me përfitime përpara moshës dhe kushteve të përcaktuar­a në dispozitat e ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, do të vazhdojë të bëhet sipas përcaktime­ve në dispozitat e ligjit nr. 150/ 2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë” dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij.

b) Ish- punonjësit, të cilët kanë punuar në industrinë e naftës e të gazit, në profesione e punë të përcaktuar­a në pasqyrën nr. 1, “Punë që hyjnë në kategorinë e parë”, krerët IV, pikat 2 e 3, dhe XI, të vendimit nr. 526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, “Për ndarjen e punëve në kategori për efekt pensioni”, të ndryshuar.

c) Ish- punonjësit, të cilët kanë punuar në industrinë e naftës e të gazit, në profesione e punë të përcaktuar­a në pasqyrën nr. 2, “Punë, që hyjnë në kategorinë e dytë”, kreu V, të vendimit nr. 526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, “Për ndarjen e punëve në kategori, për efekt pensioni”, të ndryshuar dhe personeli inxhiniero- teknik, që ka punuar në ndërmarrje­t e sistemit të naftës, sipas listës së miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

ç) Ish- punonjësit, të cilët kanë punuar në metalurgji, në profesione, punë dhe ndërmarrje sipas përcaktime­ve në krerët III, VIII e XII, të pasqyrës nr. 1, të vendimit nr. 526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, “Për ndarjen e punëve në kategori për efekt pensioni”, - thuhet në ligj. Ndërkohë, shtesë mbi pensionin e pleqërisë dhe mbi pensionin e invalidite­tit përfitojnë: ish- punonjësit, të cilët kanë përfituar pension pleqërie ose do të plotësojnë kushtet për të përfituar pension pleqërie, shtesën mbi pension, sipas shkronjës “a”, e përfitojnë të gjithë personat që kanë jo më pak se 6 vite në profesione­t dhe punët e përcaktuar­a në këtë ligj dhe shtesën mbi pension, sipas shkronjës “a”, të kësaj pike e përfitojnë edhe personat që marrin pension sipas ligjit nr. 150/ 2014 “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, kur data e lindjes së të drejtës për pension është deri më 31.12.2014.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania