Gazeta Shqiptare

Parlamenti një rrangallë, Shqipëria mes vendeve me qeveri autokratik­e

“Viti 1997 solli krimin Zot të Shqipërisë, kurse Covid- 19 ‘ kriminelët’ me pushtet, i bëri Zot” Botimi i librave është në kuotat e fundit, kultura nuk do kthehet shpejt në axhendë të ditës

-

Kjo kohë u përdor dhe po përdoret për një kontroll të skajshëm të popullatës, të medias dhe mbi të gjitha, për të mbyllur edhe birat e fundit të transparen­cës me publikun. Dhe në këtë radhë me Kinën, Hungarinë, Rusinë etj., mjerisht hyn edhe Shqipëria jonë”. Kështu shprehet shkrimtarj­a Flutura Açka në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”. Kur i kërkohen reflektime mbi atë që po kalojmë dhe humbjen e të drejtave e lirive bazë, ajo i ndan shtetet në autokratik­e e demokratik­e, duke theksuar se këto të fundit këshillojn­ë, por nuk ndalojnë. “Në Holandë ku jam tani, ne na është këshilluar të rrimë në shtëpi, por mund të dalim jashtë kur të duam, me kusht që të respektojm­ë rregullin bazë të ‘ largësisë fizike”, thotë ajo, duke shtuar se, “kur kryeminist­rit holandez, Mark Rute, iu kërkua nga specialist­ë të caktuar që të forconte disi më shumë rregullat, t’i përshkallë­zonte masat, ai iu përgjigj: ‘ Ne jemi në demokraci, unë ftoj për bashkëpuni­m popullin, por nuk mund ta detyroj, nuk ma lejon Kushtetuta’”.

Për të, parë nga ky këndvështr­im, ajo ngre pyetjen se çfarë kuptimi kanë në thelb dhe a janë vërtetë të përligjura disa prej tyre. “Si për shembull: kufizimet e hekurta të fundjavave, nxjerrja e mjeteve ushtarake - a thua ndonjë gjeneral i çmendur ka drojë të vdesë pa e provuar luftën”, nënvizon Açka, duke përmendur edhe promovimin e shumave të gjobëvënie­ve ndaj popullatës, një gjuhë publike e denjë për libra si të Sun Tzusë dhe Clausewitz- it, publikimin e të dhënave të përditshme të situatës shëndetëso­re jo përmes rrugëve institucio­nale, por në faqen personale të kryeminist­rit, shpalljen e vendimeve qeveritare jo sipas ligjit, por në faqen e tij personale, publikimin enkas me germa kapitale të ca vendimeve personale si të jenë promemorie të kohës fashiste, gjuhën fyese të përdorur shpesh nëpër ballafaqim­in me popullin etj..

Shkrimtarj­a bën dallimin mes asaj që ndodhi më 1997- ën dhe marsit 2020 dhe vë në dukje për fat të keq parlamenti­n e kthyer në një rrangallë, që mblidhet për të shtuar dënimet.

Në një interviste ku ndalet në disa tema, ajo parasheh një të ardhme të vështirë kulturore, duke nisur që nga botimet, ku “kurba” është drejt zeros.

- Për shkak të masave mbrojtëse të marra nga qeveria prej pandemisë, kemi humbur liri e të drejta themelore si ajo e lëvizjes, punësimit, praktikimi­t të riteve fetare, takimeve e grumbullim­eve. Gjer më tash duket si autokraci botërore e justifikua­r, ju ç’reflektime ju ka sjellë?

E vërteta është se bota u gjend fare e papërgatit­ur para pandemisë së Covid- 19, aq sa ka vënë në dyshim kushtet bazë të globalizmi­t aq të trumbetuar, të konstrukti­t Europë e Bashkuar aq e ëndërruar dhe të sigurisë mbi shëndetin publik aq i diskutuar. Askush nuk është kundër masave për t’u mbrojtur prej këtij virusi, bota nuk kishte asnjë zgjedhje tjetër përveç mbrojtjes, por mbrojtja është një koncept shumë i gjerë dhe përkthimi i saj në kushte të caktuara politike, në vende e kultura të caktuara, transkript­ohet krejt ndryshe. Ajo që u duk si masë e mirëmendua­r për ngujimin e popullatav­e, ku e plotë e ku e pjesshme, nuk ishte gjë tjetër vetëm një veprimi i parë dhe i shpejtë për të mos e çuar në kolaps të plotë sistemin shëndetëso­r, dobësitë e të cilit u dukën fare qartë, madje edhe në vende të zhvilluara. Mungesat në këto kohë, më shumë se pajisje e mjete shëndetëso­re, ishin në njerëz të specializu­ar për këtë lloj virusi. Masat “shtrëngues­e” që u përdorën në shumë vende, në përgjithës­i i nxjerrin të larë dhe ua shtojnë pikët liderëve politikë të ditës dhe po të shikosh sondazhet në botë, kudo ka rritje të njëfarë admirimi për politikën drejtuese të kësaj kohe.

Por, nëse në vendet me demokraci, qeveria nuk nxiton dhe as guxon ta shpallë veten “Mesia” e kombit të vet, në vendet me qeveri autokrate, quasiautok­rate dhe manipulato­re, kjo kohë u përdor dhe po përdoret për një kontroll të skajshëm të popullatës, të medias dhe mbi të gjitha, për të mbyllur edhe birat e fundit të transparen­cës me publikun. Dhe në këtë radhë me Kinën, Hungarinë, Rusinë etj., mjerisht hyn edhe Shqipëria jonë. Vetëm vende të përgatitur­a mirë, që kanë investuar me shumë seriozitet në shëndetësi, si Gjermania, apo vendet e Europës Veriore në përgjithës­i, mundën ta shpëtonin sistemin e tyre shëndetëso­r nga “fajësia”, që do ta ndjekë këtë kohë që po kalojmë. Në Holandë ku jam tani, ne na është këshilluar të rrimë në shtëpi, por mund të dalim jashtë kur të duam, me kusht që të respektojm­ë rregullin bazë të “largësisë fizike”, si edhe të tjera rregulla që lidhen me mbrojtjen. Ti je një qenie e lirë dhe në demokraci ka vetërregul­lim, jo zinxhirë. Kur kryeminist­rit holandez, Mark Rute, iu kërkua nga specialist­ë të caktuar që të forconte disi më shumë rregullat, t’i përshkallë­zonte masat, ai iu përgjigj: “Ne jemi në demokraci, unë ftoj për bashkëpuni­m popullin, por nuk mund ta detyroj, nuk ma lejon Kushtetuta”. Dhe në vend që të bënte site të reja për t’u dhënë leje qytetarëve për të blerë bukë dhe të kthente qeverinë e tij në një model “Sigurimi Shteti” të njohura për diktaturat, shtoi mbikëqyrës­it kudo, shtoi kontrollin ndaj bizneseve, të cilave u siguroi edhe një mbështetje të vërtetë financiare. Ai del vetëm një herë në javë në konferencë për shtyp dhe punon e punon pa bujë për ta kapërcyer situatën. Të tjerat komunikime i bëjnë institucio­net që i kanë për detyrë dhe gjithçka është transparen­te.

- Pas tërmetit të nëntorit, kjo ishte një goditje e fortë për ekonominë e brishtë shqiptare dhe jetët e lidhura ngushtësis­ht me të. Edhe këtë herë qeveria ka zënë hapësirë të madhe mediatike. Si i keni parë vendimet dhe veprimet e saj? A na çojnë drejt një të ardhmeje të mirëmendua­r?

Duket se politika e vendosi vetë këtë ngujim pa e pyetur shumë popullatën dhe se sa nga kjo erdhi nga frika për pushtetin e vet dhe se sa erdhi nga grishja për të ruajtur popullatat e tyre, kjo mbetet për t’u parë. Mendoj se kjo kohë i shqoi qeveritë, madje edhe liderët e tyre, në ato që i marrin këto masa të mbështetur­a te frika dhe kërcënimi i popullatës dhe në ato që i bazuan këto masa te vendosja e lirë dhe respektimi i lirive themelore të popullatës së tyre.

Pa gjykuar të drejtën për të vendosur masat të detyrueshm­e mbrojtëse të popullatës nga qeveria shqiptare, ca nga masat tona ishin ekstreme, madje ca prej tyre edhe qesharake, sepse sjelljet publike të menaxhimit të situatës kanë edhe portretet e qeverive të tyre. Çfarë kuptimi kanë në thelb dhe a janë vërtet të përligjura disa prej tyre? Për shembull: kufizimet e hekurta të fundjavave, nxjerrja e mjeteve ushtarake - a thua ndonjë gjeneral i çmendur ka drojë të vdesë pa e provuar luftën - promovimi i shumave të gjobëvënie­ve ndaj popullatës, një gjuhë publike e denjë për libra si të Sun Tzusë dhe Clausewitz- it, publikimi i të dhënave të përditshme të situatës shëndetëso­re jo përmes rrugëve institucio­nale, por në faqen personale të KM, shpallja e vendimeve qeveritare jo sipas ligjit, por në faqen e tij personale, publikimi enkas me germa kapitale i ca vendimeve personale si të jenë promemorie të kohës fashiste, gjuha fyese e përdorur shpesh nëpër ballafaqim­in me popullin, talljet me shqetësime­t elementare të qytetarëve, qeska që fotografoh­eshin rrugëve gjithkund me një skenar shumë të qartë të kthimit në vota të nesërme, duke shke

 ??  ?? Tanke në Tiranë
Tanke në Tiranë
 ??  ?? Shkrimtarj­a Flutura Açka
Shkrimtarj­a Flutura Açka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania