Gazeta Shqiptare

Katër aktorët shqiptarë të serialit “Gangs of London”

-

mbyllje të mos jetë një kuti që e ka mbajtur të gjallë dhunshëm virusin brenda saj, dhe të mos na kërcënojë me kaos pas hapjes, sepse kjo do të ishte e dhimbshme për të gjithë ne shqiptarët.

- A vini re shumë populizëm dhe plane elektorale afatgjata në atë që ndodh në Shqipëri?

Kohëra të mjegullta si Covid- 19 janë kohë të arta për populistët, disa nga figurat politike shqiptare janë bërë gati të dalëboje me populizmin e tyre, por mjerisht askush nuk ua thotë, sepse nuk dëgjojnë njeri, flasin vetë dhe dëgjojnë vetëm vetë. Në një shtet tipik autokratik, për të thënë fjalën më të butë, me gjyqësor të rrënuar, media të kërcënuar dhe me histori vjedhjesh të zgjedhjeve të lira, këto plagë vetëm se shumëfisho­hen në trupin tonë. Si do të shërohemi prej tyre? Dyshoj shumë. Vetëm shihni lajmet e televizion­eve shqiptare, se si përdoren portrete fëmijësh, të varfërisht, të pamunduris­h, fanatikësh të forcave të tyre politike, se si blihet gjithçka, gjithçka, madje edhe fryma e njerëzve, për populizmin e tyre. Shumë analistë mendojnë se do të ketë ndryshime radikale në qasjen ndaj pushtetit, shumë janë skeptike për atë që pritet të vijë dhe mendojnë se për vende me qeveri autokrate, siç është edhe Shqipëria, trysnia do të vazhdojë dhe “frika do të na kthehet në shprehi”, siç thotë diku Camus. Një gjë është e sigurt, kur një bashkiak shqiptar, i cili në një kohë të tillë aq të ngarkuar e mes mijëra punësh që ka, shkon derë më derë me qese ndihmash, filmon çdo gjë dhe e shet këtë si punën e tij më të madhe që bën, atëherë, ose ai nuk e di se ç’punë duhet të bëjë, ose ai është vetëm duke mbledhur vota, dhe kjo është jo vetëm e dëmshme në demokraci, por edhe e dënueshme.

- Duket se mes më të dëmtuarve nga pandemia do jetë kultura. Çfarë do sugjeronit si politika kulturore të domosdoshm­e pas kësaj?

Natyrisht, kultura është më e rrezikuara, dhe ky është një fenomen global. Askush nuk mund të thotë një datë se kur do të shkojmë të sigurt në kinema, në një promovim libri, në teatër a festivale. Sa kohë nuk do të ketë vaksinë, këto ngjarje kulturore do të jenë të kohës së shkuar. Botimi i librave, siç e keni mund ta keni ndjekur, ka rënë qysh prej nëntorit të kaluar, tani është thuajse në kuotat e fundit dhe nuk dihet se kur do ta marrë veten, pasi një valë e re varfërimi që do t’i ndjekë shqiptarët prej Covid- 19, do t’i presë edhe lidhjet e tij me kulturën. Nuk besoj se në vende të varfra si tonat, kultura do të kthehet shpejt në axhendë të ditës, kështu që çdo këshillë për këtë çështje, është një zë që vetëm ushton në një glob të zbrazur.

Pas

përfundimi­t të serialit më të famshëm në botë “Game of Thrones”, është lëshuar traileri i “Gangs of London”, i cili pritet të jetë një prej serialeve më të shikuara në të ardhmen e afërt. Kjo seri britaniko- amerikane e aksionit, është vendosur të transmetoh­et më datë 23 prill në “Sky Atlantik”, shkruan “KultPlus”. Ndryshe nga gjithë serialet e tjera botërore, këtë seri po e presin me padurim shqiptarët sepse pjesë e saj janë edhe gjashtë aktorë shqiptarë, të cilët shumë shpejt do të kthehen në personazhe­t e preferuar të publikut.

Eri dhe Orli Shuka janë dy prej aktorëve shqiptarë, të cilët prej kohësh jetojnë në Londër, atje ku tashmë

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania