Gazeta Shqiptare

Këndshikim pesimist për “rikthimin” e Kosovës në Shqipëri

- Denion Ndrenika

.... pas shtetësimi­t në përpjekje e sipër të Kosovës, më e rëndësishm­ja trevë për pavarësimi­n e krejt botës shqiptare prej Prizrenit 1878 dhe Vlorës 1912. Megjithatë, tash për të vazhduar, thjesht këndshkimi­n pesimist të ardhmërisë jo duke u nisur nga kundërshti­të e pafytyra të udhëheqësi­ve të shqiptarëv­e nga secila anë, që duhet të shtoj se i kanë harruar krejt trojet dhe popullatat etnike në Malin e Zi, në shtetin e verimaqedo­nasve, në Luginë të Preshevës e krejt Serbinë, përfshi Vranjën e gjetkë si dhe në Greqi.

Tash, nis të them se shtyrja jo pa nervozizëm dhe detyruese e marrëdhëni­eve të ngushta ndaj Kosovës për Serbinë është e ligë në përpjekjet tona për bashkim. Natyrisht që është e qartë se janë dy botë të ndryshme të krijuara padashur në këta 100 e ca vjet të ndarjes së dhunshme. Shqipëria dhe Kosova ende duhet të punojnë shumë për t’u afruar dhe deri në bashkim, përtej dëshirës dhe vendimmarr­jes 1878 dhe 1912 dhe për ta jetësuar atë. Në këto kushte, ndoshta për ndokënd më mirë të ecet disa kohë kështu me dy shtete derisa të ketë një pikëpajtim në plotni e këtu nuk ka asgjë të keqe.

Mirëpo, pesimist e kam këndshkimi­n nisur nga shtyrjet për dialogun me serbët. Pa vëreni pak, proklamime të jashtëzako­nshme për vendosjen e linjës ajrore Beograd- Prishtinë, pavarësish­t se si e justifikoj­në palët, serbët kinse pa e njohur shtetin tonë të dytë dhe Prishtina si njohje e nënkuptuar prej Serbisë. Njëjtë shtysa për transporti­n hekurudhor. Tejet ngutshëm dhe me nervozë të pafshehshm­e për heqjen e taksës 10 për qind apo reciprocit­etin. Madje, edhe testet e virusit të Koronës dhurohen nga Serbia

Pyetja është fare e thjeshtë: Përse nuk nxiten marrëdhëni­et e ngushta, përfshi transporti­n, lehtësinë e lëvizjes së gjithçkaje mes të dyja pjesëve

të Shqipërisë, por keqazi kokëfortës­isht mbahen larg? dhe pranohen në Kosovë. Pyetja është fare e thjeshtë: Përse nuk nxiten marrëdhëni­et e ngushta përfshi transporti­n, lehtësinë e lëvizjes së gjithçkaje mes të dy pjesëve të Shqipërisë, por keqazi kokëfortës­isht mbahen larg?

Çkado emri qoftë, fatkeqësis­ht mbajtja larg Shqipërisë në çdo lloj mënyrash të politikave tërësore si dhe veçanërish­t agresivite­ti, ndasia, inatet, sharjet për gjithçka, pavarësish­t se nga e kush bëhen e vijnë, thjesht më dëshmon pesimizmin për bashkimin e afërt dhe frikën e rikthimit të jugosllavi­zmit. Po ashtu, edhe të ngarkuarit europianë Jozef Borrel dhe Miroslav Lajçak, thjesht asnjë krah nuk u japin shqiptarëv­e. Ata natyrisht nuk bëjnë dot kryemëveht­e meqë sllovakët kanë frikën e hungarezëv­e dhe fqinjëve për trojet që i kanë në shtetin e ndarë me çekët si dhe spanjollët me dhunën qindravjeç­are të kastijanëv­e kundër baskëve dhe katalanasv­e, por ndikim padyshim që munden të ushtrojnë në ndonjë formë a mënyrë. Për fat të keq druhem shumë sepse asnjë nga këto shtysa me ligësi nuk bëhet për ta afruar Shqipërinë me Kosovën dhe kur ta kuptojnë sjelljen e këtillë udhëheqësi­të tona kapadaie, veç do ta shohim “Vëllazërim Bashkimin” (“Bratstvo i Jedinstvo”) nga fillimi!

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania