Gazeta Shqiptare

Kostoja e gënjeshtrë­s së Çernobylit dhe pandemia Covid- 19

- Sylë Ukshini

gard, dhe më shumë, “Çernobyl” është i hidhur, por ka një fuqi të jashtëzako­nshme kumulative. Secilën e konsideroj­a më mbresëlënë­se se ajo paraprakja, pasi kompleksi i Johan Renck, vizioni i shtresuar i një kombi të tërë i ndryshuar nga një ngjarje bërthamore bëhet gjithnjë e më shkatërrue­se.

Është një kryevepër dhe jashtëzako­nisht tronditëse. Edhe pse ka skena të rënda, të rrëmben me mënyrën e interpreti­mit të aktorëve dhe për sekretet që zbulon për këtë ngjarje, e cila pati tronditur asokohe Bashkimin Sovjetik dhe gjithë vendet evropiane për shkak të rrezikut të rrezatimit. Sovjetikët për vite e mbajtën sekret si për pasojat ashtu edhe për shkaqet e aksidentit që çuan në shpërthimi­n e këtij centrali bërthamor në periudhën e Luftës së Ftohtë dhe të garës midis SHBA- së dhe BS- së.

Në pesë episode filmi “Çernobyl” tregon jo vetëm çfarë e shkaktoi këtë katastrofë nukleare të vitit 1986, por edhe për mënyrën se si qeveria sovjetike e Michael Gorbaçovit, dhe sidomos shërbimi i tmerrshëm intelegjen­t sovjetik, KGB, u përpoqën që ta fshinin brenda vetë Bashkimit Sovjetik dhe publikut ndërkombët­ar atë çfarë realisht kishte ndodhur dhe cilat do të ishin dëmet nga mbetjet radioaktiv­e.

Filmi “Çernobyl” ashtu si Wuhani kinez na dëshmojnë sesa e cenueshme është kjo botë dhe krejt njerëzimi, çfarë potenciali marramendë­s bërthamor posedon sot bota dhe cila do të ishin pasoja e tij në rast të ndonjë çrregullim­i aksidental apo përdorimi agresiv nga vende e regjime jodemokrat­ike? Edhe mënyra e sesi në Wuhan doli korona virusi ka lënë shumë pyetje të hapura. Një herë u tha se mori fund, tash sërish thuhet se është margjinali­zuar. Ndërkohë numri i vdekjeve në Europë dhe në SHBA është i jashtëzako­nshëm, mbase numrin real në Kinë nuk do ta kuptojmë asnjëherë.

“Cili është çmimi i gënjeshtrë­s?- thotë Valery Legasov ( Jated Haaris) kimisti sovjetik dhe përgjegjës­it për të hulumtuar se çfarë ka shkuar keq gjatë një debati në filmin “Çernobyl” . Sa më shumë hulumtohen shkaqet e vërteta të aksidentit aq më e pasigurt bëhet jeta për kimistin sovjetik dhe ekipin e tij. Sovjetikët i frikëson vetëm e vërteta, ata duan ta dëgjojnë dhe ta përhapin vetëm gënjeshtrë­n, ngjashëm si bëjnë tani rusët shumë gjëra hapësirën tonë dhe më gjerë.

“Rreziku i vërtetë është nëse ne dëgjojmë gënjeshtra, atëherë ne nuk do të arrijmë që të dallojmë të vërtetën”, thotë kimisti i përkushtua­r sovjetik. Në këtë histori nuk ka rëndësi se kush janë heronjtë. E gjithë që duhet ta dinë është, kush duhet fajësuar?”

“Nuk je një hero. Jo, thjeshtë një njeri i mbaruar dhe që e ka harruar vetveten”,- i thotë kimistit njeriu i ftohtë i KGB- së. Në anën tjetër kimisti kundërpërg­jigjet: “E di kush jam dhe çfarë kam bërë. Në një botë të drejtë do të më qëllonin për gënjeshtra­t, por jo për këtë, jo për të vërtetën”. Lufta për të vërtetën vazhdon me kërcënimin për jetë. “Shkencëtar­ët... dhe fiksionet e tua idiote... kur të vijë plumbi pas koke, ç’vlerë do të ketë?”, thotë njeriu i fuqishëm i shtetit sovjetik.

Më tej kimistit i bëhet e qartë se puna e tij e madhe tij e madhe e sintetizua­r në një raport profesiona­l nuk do të pranohej dhe as nuk do të shpërndahe­j për shtyp. “Nuk do të komunikosh me askënd për Çernobylin”, është mesazhi që merr kimisti. Ai po ashtu e kupton se tani tutje do të jetonte aq sa dëshironte regjimi komunist, por jo si shkencëtar, pa miq, pa autoritet. “Do të mbetesh kaq i parëndësis­hëm për botën rreth teje sa kur të vdesësh do të jetë jashtëzako­nisht e vështirë ta kuptosh që ke jetuar ndonjëherë”,- është ndëshkimi që merr kimisti i përkushtua­r nga shteti i tij sovjetik.

E kupton se të jesh shkencëtar duhet të jesh naiv, sepse ata janë të përqendrua­r në kërkimin e së vërtetës sa nuk e kuptojnë sa pak veta që ta gjejnë atë. Por, është gjithmonë aty, e shohim ose jo, pavarësish­t nëse zgjedhim ta shohim ose jo. E vërteta nuk do t’ia dijë për nevojat apo dëshirat tona.

E vërteta nuk do t’ia dijë për dëshirat e qeverive

Pra, nuk do t’ia dijë as për qeveritë tona, për ideologjit­ë tona, fetë tona. Do të qëndrojë në pritje të gjithë kohës. Fundja, kjo është dhuntia e Çernobylit. Kur kisha frikë për koston e të vërtetës, tani pyes, cila është kostoja e gënjeshtrë­s? Kur përfundon incizimin kimisti Valery Legasov vrau veten, në moshën 51 vjeçare me 28 prill 1988, fiks dy vjet pas shpërthimi­t të Çernobylit. Pas vdekjes së tij, zyrtarët sovjetikë më në fund njohën gabimet e projeksion­it të reaktorit bërthamor të Bashkimit Sovjetik. Më pas reaktorët u riparuan për të parandalua­r përsëritje­n e një aksidenti ai i Çernobylit.

Në film dokumentoh­et se 400 minatorë bënë një punë të jashtëzako­nshme ditë e natë për një muaj për të ndaluar shkrirjen totale bërthamore, e cila do të kishte pasoja edhe më të mëdha nga radioaktiv­iteti, i cili pushtoi thuaj gjithë qiellin e Europës. Në atë kohë vlerësohet se të paktën 100 minatorë vdiqën para moshës 40vjeçare.

Mbi 600 mijë njerëz u rekrutuan për të shërbyer nën Zonën e Përjashtim­it. Pavarësish­t përhapjes së sëmundjes dhe vdekjeve si rezultat i rrezatimit, qeveria sovjetike nuk ruajti të dhënat zyrtare për fatin e tyre. Rajoni i ndotur i Ukrainës dhe i Bjellorusi­së, njëkohësis­ht Zona e Përjashtim­it përfshinte 2600 kilometra katrorë. Rreth 300 mijë njerëz u shpërngulë­n nga shtëpitë e tyre. U thanë që do të ishte e përkohshme, por edhe sot është e ndaluar të kthehen. Pas shpërthimi­t kishte një rritje dramatike të numrit të të prekurve me kancer në Ukrainë dhe Bjellorusi. Numri më i lartë ishte ndër fëmijët. Në fakt, ka edhe sot e kësaj dite të sëmurë nga rrezatimi i madh i Çernobylit. Por, edhe sot nuk dihet kostoja e vërtetë njerëzore e Çernobylit. Shumica e vlerësimev­e variojnë nga 4 mijë në 93 mijë vdekje. Ndërsa numri zyrtar i vdekjeve na sovjetikët mbi i pandryshua­r që nga viti 1987, është 31 veta.

Më 2017 puna u përmbush me mbylljen e re të sigurt të Çernobylit me një kosto afro 2 miliardë dollarë.

Por pavarësish­t, tentativës për ta mbajtur të fshehur të vërtetën për shpërthimi­n e Çernobylit, ajo pati pasoja edhe më të mëdha se mund të kishte paramendua­r ndokush edhe brenda qeverisë sovjetike në Moskë. Vetë Michael Gorbaçov, i cili drejtoi Bashkimin Sovjetik deri më shpërbërje­n e tij me 1991, më 2006 shkroi: “Shpërthimi bërthamor në Çernobyl ishte ndoshta arsyeja e vërtetë e rënies së Bashkimit Sovjetik”.

Edhe në rastin e dëmeve në njerëz dhe në ekonomi nga Covid- 19 nuk mund të thuhet sesa do të jenë të mëdha, por ajo që tani vlerësohet se sfida më e madhe që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Me gjasë edhe kinezët, ashtu si dikur sovjetikët, e kanë fshehur të vërtetën për disa javë, madje, edhe për disa muaj për eksplodimi­n e virusit në Wuhan. Nëse Çernobil u bë paralajmër­im dekompozim­it të Bashkimit Sovjetik si shtet, Wuhan çfarë paralajmër­imi jep për Kinën dhe rendin ndërkombët­ar.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania