Gazeta Shqiptare

Sormani: Dua që të luhet, Tirana më pranë titullit

Trajneri i Partizanit përgënjesh­tron zërat që e ishin pro anulimit të sezonit aktual Italiani vlerëson në maksimum presidenti­n Demi

-

Adolfo Sormani dëshi ron që kampionati të luhet dhe titulli të caktohet në fushë. Trajneri italian i Partizanit ka kërkuar të përgënjesh­trojë zërat e fundit që vendosën atë në qendër të polemikave, pasi u tha që ishte pro anulimit të sezonit. Tekniku i kampionëve në fuqi ka fjalë të ëmbla për presidenti­n Demi si dhe projekton Tiranën si kampionen e ardhshme të këtij kampionati.

RIFILLIMI

"Dua të përgënjesh­troj atë që thuhet se dua të mbyllet kampionati. Kam thënë që është një pyetje që unë nuk mund t'i jap përgjigje. Për rifillimin e kampionati­t duhet të ketë një protokoll sigurie dhe do të jetë e pavlerë nëse nuk ka garanci, pasi do të hidhet poshtë e gjithë ajo sakrificë që bën populli".

PRESIDENTI

"Ajo që mund të them unë që personalis­ht që Gaz Demi ka ide revolucion­are dhe një shikim për të ardhmen. Po ndërton një kompleks që pak skuadra e kanë. Ka një projekt për të ardhmen dhe kjo ka qenë një nga arsyet që kam pranuar këtë ofertë".

PARTIZANI

"Duhet të punosh çdo ditë që të formulosh lojën që duam. Unë jam i lumtur për punën që ka bërë ekipi. Më ka pëlqyer loja që ka bërë ekipi, pavarësish­t se rezultatet nuk kanë qenë të

FAVORIZIME

"Mendoni se do të drejtoja këtu nëse kampionati do të vendosej jashtë fushë?

Nuk më pëlqen që këtu në Shqipëri merren me gjëra jashtë fushe".

OBJEKTIVAT

"Europa nuk është objektivi jonë, por shpresoj që të bëjmë mirë. Kërkoj kohë që futbollist­ët të bëjnë shumë stërvitje para rinisjes së kampionati­t. Shpresoj të fitojmë anën fizike dhe më pas të rinisim".

KARANTINA

"Po më mungojnë restorante­t dhe shumë gjëra të tjera këtu. Më ndalojnë tifozë të Tiranës në rrugë e bëjmë batuta të ndryshme. Duhet të keni pak më shumë besueshmër­i për mënyrën si t'i bëni gjërat".

TIRANA PRANË TITULLIT

"Po, pa diskutim që është pranë titullit kampion".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania