Gazeta Shqiptare

COVID- 19 i merr jetën një 71 vjeçari, 25 raste të reja brenda 24 orësh

Rakacolli: 40 testime në burgun 313, një i prekur nga koronaviru­si

- Voltiza Duro

Kurba e të infektuarv­e nga koronaviru­si në vendin tonë vazhdon të mos pësojë rënie. Gjatë 24 orëve të fundit, 25 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID 19 nga 252 persona të testuar. Ndërkohë një 71 vjeçar ka ndërruar jetë dje pasi nuk e ka fituar dot betejën me koronaviru­sin. Kruja vazhdon të jetë një vatër e zjarrtë e virusit ku vetëm ditën e djeshme janë konfirmuar plot 18 persona të tjerë të infektuar të cilët kanë qënë punonjës fasonerie. Edhe një punonjës fasonerie në Kurbin rezultoi pozitiv pas testit. Ndërkohë rastet e reja pozitive me COVID- 19 janë rikthyer sërish edhe në kryeqytet. Të dhënat janë bërë publike në komunikimi­n e përditshëm për mediat nga zv. ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli. "Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 252 persona të dyshuar me COVID- 19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 25 raste pozitive me COVID- 19. Vijon hetimi epidemiolo­gjik dhe gjurmimi i kontakteve në Krujë ku kanë rezultuar 18 raste pozitive, ndërsa rastet e tjera janë 3 në Tiranë, 2 raste në Elbasan, 1 rast në Shkodër, 1 rast në Kurbin. Deri në këto momente janë testuar 6269 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID- 19, 634 raste",theksoi Rakacolli. Kjo e fundit konfirmoi, gjithashtu, se është 1 rast me Covid - 19 në burgun 313 në Tiranë. Në total, tha Rakacolli i janë nënshtruar testimit 40 persona në burgun 313 në Tiranë, ku një prej tyre ka rezultuar pozitiv.

VIKTIMAT

Numri i personave që kanë humbur jetën nga koronaviru­si ka arritur në 27. Pacienti që ka ndërruar jetë ditën e djeshme, vuante dhe

 ??  ??
 ??  ?? Zv. ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli
Zv. ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania