Gazeta Shqiptare

“Burg kush përhap me qëllim virusin”, Meta: Ndryshimet ishin të nevojshme

“Tenderët sekretë, të rritet përgjegjsh­mëria dhe transparen­ca”

- Valentina Madani

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, firmosi dje ndryshimet në Kodin Penal, një vendim i pritshëm, pasi mazhoranca miratoi çdo propozim të kreut të shtetit për masat kundër koronaviru­sit. Në një konferencë për mediat, Meta theksoi se kuadri ynë ligjor nuk ka parashikim­e për sëmundjet infektive dhe ky boshllëk duhej plotësuar. Meta i vlerësoi ndryshimet në Kodin Penal si të nevojshme në këtë kohë të fatkeqësis­ë natyrore. Në komunikimi­n drejtpërdr­ejt nga Presidenca, kreu i shtetit deklaroi se mbështet nismën e qeverisë për ndryshime në Kodin Penal, që parashikon dënime me burg për të gjithë ata që kryejnë me dashje veprime duke përhapur koronaviru­sin. “Ju përgjigja kërkesës së Kuvendit për ndryshimet në Kodin Penal, duke i dekretuar, pasi janë të nevojshme. Nisur nga zhvillimet, nga gjendja e fatkeqësis­ë, por mbi të gjitha për shkak të boshllëkut ligjor që ka Kodi Penal sa u takon veprimeve që kryhen me dashje, presidenti vlerëson se iniciativa e Kuvendit dhe qeverisë që mbrojtja e shëndetit të garantohet edhe nga norma penale duhet mbështetur. Presidenti konstaton se mes draftit të prezantuar fillimisht nga deputetët dhe përmbajtje­s finale ka shumë ndryshime thelbësore pozitive, që kanë reflektuar një pjesë të sugjerimev­e të shoqërisë civile, avokatit të popullit dhe presidenti­t”, tha Meta. Presidenti më tej u shpreh se tashmë ndryshimet në Kodin Penal janë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutë­n dhe ruhet parimi i proporcion­alitetit. Por, kryetari i shtetit vuri në dukje se para se të hyjnë në fuqi parashikim­et për dënimin me burg të personave që përhapin me dashje infeksioni­n apo thyejnë karantinën, duhen marrë disa masa duke filluar nga nxjerrja e akteve nënligjore, tek informimi i qytetareve. “Njoftimi i menjëhersh­ëm dhe i drejtpërdr­ejtë i personave të diagnostik­uar, karantinua­r apo izoluar dhe i të afërmve të tyre dhe personave të tyre të kontaktit duhet të jetë i dokumentua­r”, - theksoi presidenti. Ilir Meta foli edhe për rastet e reja me koronaviru­s në fasoneri, por qasja e tij është ndryshe nga opozita, e cila flet për mbylljen e plotë të tyre. “Qeveria ka marrë disa masa, por duhet të marrë edhe më shumë për të plotësuar kushtet e karantinim­it të tyre, kjo në varësi edhe të rrethanave gjeografik­e dhe fizike. Në këtë drejtim do të bëhet edhe më shumë. Kushtet që unë i kam verifikuar vetë në Konvaleshe­ncë janë optimale. Se kush do të trajtohet atje, do të merret Ministria e Shëndetësi­së. Sa u përket lajmeve të Krujës dhe Kurbinit, që janë shqetësues­e, duhet të respektohe­n distancat sociale dhe kontrolle nga ISHP- ja për çdo lloj aktiviteti. Çdo lloj nënvlerësi­mi do të jetë një kosto e madhe për ekonominë dhe qytetarët. Duhet përqendrim më i madh për të parandalua­r shpërthimi­n e vatrave të reja”, tha Meta. Edhe pse në dy muajt e fundit Ilir Meta ka mbështetur vendimet e qeverisë, presidenti shmangu vlerësimet për punën e kryeminist­rit. “Nuk ka ardhur akoma qershori, koha e provimeve”, - u shpreh z. Meta. Ai apeloi për kërkesën e opozitës për rritjen sa më shumë të numrit të testimeve.

Kreu i shtetit dekretoi dje ndryshimet e Kodit Penal, ku pjesa thelbësore e tyre ishin propozim i tiji. Ndryshimet parashikoj­në deri në 8 vite burg për ata që përhapin sëmundje me vetëdije, ndërsa presidenti tha se parashikim­i ligjor i situatave të tilla ishte i domosdoshë­m. Ai nënvizoi se drafti final ka pasur një përmirësim të dukshëm pozitiv nga propozimi fillestar i qeverisë.

 ??  ?? Presidenti i Republikës Ilir Meta
Presidenti i Republikës Ilir Meta
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania