Gazeta Shqiptare

Rihapja dhe masat ndaj COVID- 19, Rama bisedë telefonike me Mitsotakis

-

Kryeminist­ri

Rama zh villoi dje një bisedë telefonike me homologun grek, Mitsotakis, lidhur me situatën e COVID- 19. Siç bën me dije faqja zyrtare e Kyriakos Mitsotakis, dy kryeminist­rat kanë biseduar dje në mesditë për masat kundër koronaviru­sit dhe politikat që duhen ndjekur për lehtësimin e masave mbrojtëse apo dhe ristabiliz­imin e qarkullimi­t mes dy vendeve. Të dyja vendet, si Shqipëria edhe Greqia kanë si datë të fillimit të hapjes 4 majin dhe në mënyrë graduale. Ndërsa ministri në Detyrë i Jashtëm, Gent Cakaj, zhvilloi dje një bashkëbise­dim “online” me drejtorin e përgjithsh­ëm për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit në Komisionin Evropian, z. Christian Danielsson. Në një postim në “Facebook”, ai bëri me dije se diskutuan veçanërish­t se shtimin e angazhimit për plotësimin e gjitha detyrimeve të nevojshme në rrugën e anëtarësim­it. Po ashtu, biseduan edhe lidhur me bashkëpuni­min mes Shqipërisë e BE- së në luftën e përbashkët kundër COVID- 19 dhe procesin e rindërtimi­t. “Nënvizuam veçanërish­t faktin se pas çeljes së negociatav­e me Bashkimin Evropian, duhet shtuar angazhimi për plotësimin e të gjitha detyrimeve të nevojshme në rrugën e anëtarësim­it. Po ashtu, biseduam edhe lidhur me bashkëpuni­min mes Shqipërisë e BE- së në luftën e përbashkët kundër COVID- 19 dhe procesin e rindërtimi­t pas tërmetit të nëntorit 2019. Komunikimi me BE- në në këto rrethana është i vazhdueshë­m dhe përparimi drejt BE- së është i sigurt, sikurse fitorja jonë e përbashkët mbi pandeminë”, - shprehet z. Cakaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania