Gazeta Shqiptare

“Hapje me risk të ulët”, Rama: Derisa të dalë vaksina, s’ka vizita e takime

“Meta ra dakord për ndryshimet në Kodin Penal, burg për bizneset që nuk mbrojnë jetën e njerëzve” “Qytetet që do të kenë më shumë liri për të lëvizur”

-

kushtet aktuale?

Partia Demokratik­e në qëndrimin e saj zyrtar të përsëritur, ka bërë të qartë se shëndeti i shqiptarëv­e është sot prioriteti i saj e për këtë arsye i është shmangur qëndrimeve politike. Megjithatë, të jeni të bindur që zgjedhjet jo vetëm do zhvillohen, por shumë shpejtë kjo qeveri do të mbetet një kujtim i keq për shqiptarët ashtu si dhe koronaviru­si.

A besoni se Edi Rama po e kthen në favor të tij situatën posttërmet dhe koronaviru­sin një vit para zgjedhjeve të reja?

Eshtë e vërtetë që Rama ka abuzuar e spekuluar me të gjitha mënyrat e jo vetëm politikish­t, me fatkeqësit­ë që ju kanë rënë shqiptarëv­e. Po për sa i përket pozicionit te tij, unë e thashë dhe më lart, ai nuk ka ditur dhe nuk ka mundur të qeverise as në situata normale. Skandale, krim dhe korrupsion qeveritar kanë qenë vitet e pushtetëri­mit të Ramës. Absolutish­t qeveria dhe kryeminist­ri më i urryer për shqiptaret. Imagjinoni sot kur faqeve të zeza të kësaj qeverie iu janë shtuar dhe mënyra katastrofi­ke e menaxhimit të katastrofa­ve...!

PD ka prezantuar një plan masash për situatën e koronaviru­sit, por pas Covid 19 cila është çështja me idemtiate për opozitën?

Ne kemi paraqitur së fundmi një plan me pesë pika për daljen nga gjendja e kësaj fatkeqësie, ku pika e parë dhe kryesore është kryerja e sa më shumë testimeve.

Qeveria do të nisë fazën e dytë për mar rjen e masave kundër përhapjes së koronaviru­sit. Në daljen e tij të zakonshme në “Facebook” për informimin e publikut, kryeminist­ri Rama foli dje edhe për ndryshimet në Kodin Penal dhe hapjen e bizneseve. Rama bëri të qartë se për këto ndryshime ka rënë dakord edhe Presidenti Meta, çka tregon se janë të rëndësishm­e, duke pasur parasysh që para dy muajsh ishin dy palë në konflikt. Referuar bizneseve, Rama paralajmër­oi se ata që do të hapin bizneset pa leje dhe pa protokolli­n e duhur shëndetëso­r, do të mbyllen dhe do të futen prapa hekurave. “Janë miratuar ndryshimet në Kodin Penal dhe janë të domosdoshm­e, kur dhe dy palë që vijnë nga një konflikt jo shumë i largët kanë konsensus në këtë pikë. Sot një person jo vetëm gjobitet, por vendoset edhe pas hekurave kur thyen masat dhe rrezikon jetën e njerëzve. Sot nuk shkohet më në punë vetëm për të hapur dyqanin dhe bërë lekë, por edhe për të mbrojtur shëndetin e punonjësve dhe blerësve. Për shembull, një biznes fason nuk ia hedh dot më me një gjobë dhe mbyllje aktiviteti për përhapje me ose pa dashje të epidemisë me pasojë vdekjen e njerëzve. Mos i hapni dyert apo qepenat pa marrë në portalin e urryer ‘ e- Albania’ protokolli­n përkatës së sigurisë shëndetëso­re për llojin e bizneset tuaj. Task- forca antiCovid që po ngrihet do të nisë

kontrollet nga java tjetër. Nuk do ketë asnjë tolerim, të mos kemi llafe. Mos harroni që të merrni autorizimi­n për lëvizjen me automjet. Autorizimi nga Policia e Shtetit do të ketë vlerë edhe për ca kohë. Një masë e aplikuesve që u aplikuan në paketën e parë nuk u refuzuan, por janë të përfshirë në paketën e dytë. Brenda javës do të mbyllen verifikime­t e ankimimet e refuzuara, ku më kanë konfirmuar nga Tatimet që janë edhe disa mijëra të rikonfir

muara. Për shkak të arritjeve të këtyre rezultatev­e mund ta shohim majin me një optimizëm”, - tha z. Rama.

PREZANTIMI

Në një videomesaz­h, kryeminist­ri Edi Rama prezantoi një qasje të re, atë të lehtësimit të masave sipas zonave të riskut. Sipas tij, zona si Kruja nuk do të kenë asnjë masë lehtësuese, kurse në zonat si Dibra apo Gjirokastr­a lehtësimet për qytetarët do të jenë të shumta. Ai u shpreh se virusi nuk ikën, pavarësish­t izolimit, por nëse popullata del masivisht ajo është e ekspozuar. “Mblidheni mendjen top, derisa të dalë vaksina duhet të jemi të vëmendshëm që të mos goditemi. Mësohuni pa takime dhe vizita te njëri- tjetri. Ne do të hapim me kujdes dhe kudo, por jo njësoj dhe njëkohësis­ht. Po ta shohim sot bilancin e Shqipërisë, ne hymë në grupin e vendeve më të suksesshme. Ne do të përdorim një taktikë të copëtimit të valës goditëse të armikut gjatë fazës së dytë. Që do të thotë do të hapemi me kujdes, mund të hapemi kudo, po jo kudo njësoj dhe njëkohësis­ht. Psh., në një zonë si Gjirokastr­a dhe Dibra ku risku sot për sot është shumë i ulët, mund të kemi më shumë lehtësim të masave, ndërsa në një zonë si Kruja, për momentin asnjë lehtësim. Apo në një

PADIA

“Fatkeqësis­ht më kanë qëlluar kundërshta­rë disa, që politikën e kanë si nevojë personale dhe jashtënxje­rrin pa pushim në publik idiotësinë e tyre! Por paçka se fatmirësis­ht ky popull ua njeh erën prej kohësh dhe as u afrohet më, sqarimet duhen bërë për popullin jo për ta! U njoha me shefat editoriali­stë të ‘ Bild’ gjatë Konferencë­s së Sigurisë në Mynih dhe kaluam aq bukur sa nuk pata më motiv për ta vazhduar gjyqin. Njerëzore!”, - tha z. Rama.

zonë si Tirana dhe Durrësi që kanë intensitet popullate, një lehtësim të moderuar. Kjo qasje taktike do të na lehtësojë, por edhe do të na mësojë shumëçka gjatë muajit maj, por do të na garantojë një hapje shumë më të sigurt dhe me një risk të ulët që mos kthehemi mbrapsht për shkak se u rrit shpejt kudo efekti i valës goditëse dhe nga ana tjetër, kjo qasje do të lehtësojë shumë në zona të ndryshme lëvizjen në këmbë apo me automjet brenda për brenda zonës, pa i detyruar zonat me risk të ulët të rrinë mbyllur njësoj si një zonë me risk të lartë. Kështu që brenda disa bashkive mund të lehtësojmë shumë lëvizje në territorin përkatës, duke hequr atë dhimbjen e kokës së njerëzve të fshatit për të shkuar në qytet”, - deklaroi z. Rama.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania