Gazeta Shqiptare

Çfarë ndodh nëse nesër mbahen zgjedhjet, Basha: Rama do të pësonte disfatën më të rëndë

-

Kreu

i PD- së, Lulzim Basha, deklaroi dje se nëse do të bëheshin zgjedhjet nesër, kryeminist­ri do të pësonte një disfatë elektorale dhe ai do fitonte bindshëm. Në asnjë moment për liderin e opozitës, shteti nuk ka qenë në krah të shqiptarëv­e dhe mbrojtjes së jetës apo shëndetit të tyre. Sipas tij, e vetmja rrugë e përdorur nga kjo qeveri është vjedhja dhe manifestim­i i gjobave. “E gjithë strategjia e Edi Ramës në këto vite ësh

PETRIT VASILI

Nënkryetar­i i LSI- së, Petrit Vasili, hodhi dje dyshime se teksa po fliste për situatën e krijuar me koronaviru­sin. Sipas tij, ose qeveria ka fshehur të vërtetën dhe situata nuk është nën kontroll, ose e duan vetëm për qëllime politike, për të shtypur të gjitha liritë.

të bazuar të shitblerja e votës dhe nuk ka gjë që e tregon më mirë këtë se tërheqja nga padia e gazetës gjer mane ‘ Bild’. Fakti është që kjo qeveri ka humbur legjitimit­etin

dhe nëse nesër do të kishte zgjedhje, do të pësonte disfatën më të rëndë. I gjithë veprimi i tyre është bazuar në blerjen e votave. Nuk ka asnjë mundësi, nëse zgjedhjet bëhen nesër, për shkak të Edi Ramës dhe keqmenaxhi­mit të situatës së tërmetit apo edhe të pandemisë, kjo qeveri që ka ardhur në pushtet me një proces të manipuluar, do të përballej me një katastrofë elektorale. Këta kanë dështuar në mënyrë spektakola­re. Opozita i ka përdorur mjetet që ka në dorë. Qëllimi nuk është se si të ulemi në pushtet, por se si të ndihmojmë njerëzit. Për këtë kemi kërkuar që në fillim të merren masa për mbrojtjen e qytetarëve, kjo është detyra e opozitës, mbrojtja e shëndetit dhe jetës së qytetarëve. Do të vijë momenti i nxjerrjes së përgjegjës­isë dhe se çfarë ka bërë opozita. Taktika e ngopjes së lugës bosh nga Edi Rama nuk funksionon më”, tha z. Basha për “ABC News”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania