Gazeta Shqiptare

Amnistia fiskale, Luan Bregasi: Biznesi e mbështet, por ja dy detyrat që duhet të përmbushë tani qeveria

-

Kreu

i "Biznes Alba nia", Luan Bregasi, deklaroi se biznesi e mbështet amnistinë fiskale të lajmëruar pak ditë më parë nga kryeminist­ri Rama. "Ne kemi dhënë mendimin tonë si biznes, kemi vite që e kemi kërkuar një amnisti fiskale që të riaktivizo­hen disa kapitale të fjetura për t'i risjellë dhe investuar në ekonomi dhe për të mbyllur njëherë e mirë një periudhë informalit­eti që ka karakteriz­uar ekonominë. Kjo amnisti e thellë, pra që është edhe fiskale dhe formale, do të sjellë që mjaft biznese të futen në rrugën e ligjit", - tha Bregasi. Por, Bregasi shtoi

AMNISTIA FISKALE

"Nëse paketa realizon të gjitha qëllimet e veta, unë them që mund t'i sjellë disa të mira ekonomisë, të mbushë disa boshllëqe që i ka sjellë pandemia ekonomisë së vendit. Projeksion­i është që nga fundi i majit, ekonomia të fillojë të ndezë motorët. Misioni i një amnistie nuk është të mbledhë disa lekë, pra të aktivizojë disa para të fjetura, por misioni i saj është të zbulojë çfarë do ndodh më tej në ekonomi”.

gjithashtu se, që paketa në fjalë të realizojë të gjitha qëllimet, qeveria duhet të përmbushë dy detyra kryesore. "Nëse paketa realizon të gjitha qëllimet e veta, unë

them që mund t'i sjellë disa të mira ekonomisë, të mbushë disa boshllëqe që i ka sjellë pandemia ekonomisë së vendit. Projeksion­i është që nga fundi i majit, ekonomia të fillojë të ndezë motorët. Misioni i një amnistie nuk është të mbledhë disa lekë, pra të aktivizojë disa para të fjetura, por misioni i saj është të zbulojë çfarë do ndodh më tej në ekonomi. Dalin dy detyra të rëndësishm­e për qeverinë: e para, pas kësaj periudhe kërkohet një përmirësim i sistemit të administri­mit tatimor dhe doganor. Nuk mund t'a lëmë formalizim­in vetëm në ndërgjegje­n e sipërmarrj­es. Duhen ngritur dhe administru­ar sisteme që e detyrojnë sipërmarrj­en psh., përmirësim­i i sistemit të faturave të TVSH- së. Unë do të kërkoja që kostot në fjalë t'i përballojë shteti. Nëse bëhet, duhet të mbulohen nga qeveria. E dyta, që amnistia ta kryejë më mirë detyrën, qeveria duhet të ketë disa projekte, disa miniprojek­te që këto para që kthehen në buxhet e të mund të investohen dhe të riinvestoh­en, duhen paketa në agroturizë­m, agropërpun­im. E treta, fasha e interesave duhet të jetë e tillë, e leverdishm­e për ata që do të investojnë dhe të mos kenë frikë të ndjehen të pasigurt për të ardhmen", - tha z. Bregasi.

 ??  ?? Kreu i "Biznes Albania", Luan Bregasi
Kreu i "Biznes Albania", Luan Bregasi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania