Gazeta Shqiptare

Civici: Amnistia fiskale, hap pozitiv, nxit ekonominë

Eksperti i ekonomisë, Ardian Civici, pro nismës së qeverisë për legalizimi­n e kapitaleve "Nisma, e rëndësishm­e në luftën kundër informalit­etit"

-

malitet. Paketat e ndryshimev­e fiskale shoqërohen me ndryshime ligjore. Nëse ato nuk bëhen, rrezikon që pas amnistisë të ketë sërish informalit­et", deklaroi Civici.

EKONOMIA

Sa i përket gjendjes së ekonomisë në vend, eksperti i ekonomisë tha se pandemia është një nga goditjet më të mëdha që ka marrë ekonomia shqiptare në këto 30 vite. "Sigurisht ishte ' 97, por tani mori dy goditje. Ishte ajo e tërmetit dhe tani për shkak të masave. Janë prekur sektorët më jetikë të ekonomisë shqiptare, turizmi, transporti, prodhimi dhe ndërtimi. Edhe në 3- mujorin e katërt të vitit 2019 patëm një rritje ekonomike minimale dhe sigurisht, edhe për 3 muajt e parë të këtij viti do jetë në shifra të vogla. Konsumi është ngushtuar. Goditja për ekonominë shqiptare është shumë e rëndë. 2020- ta do jetë viti ku ekonomia shqiptare ka marrë goditjen më të rëndë", tha ai. Civici i shikon dy paketat ekonomike të qeverisë më tepër sociale. Ai foli edhe për mënyrën se si mund të ndihmohet ekonomia dhe bizneset që të mos falimentoj­në. "Të dyja paketat duhet t'i konsideroj­më pothuajse me nivel social. Ka pasur edhe disa elemente, megjithëse minimale për mbështetje­n e biznesit, si fondi i garancisë sovrane. Qeveria duhet të ndihmojë me subvencion­e e mbështetje direkte një pjesë të bizneseve, të paktën të mos i lërë të falimentoj­ë. Deficiti buxhetor është rritur. Duhet shtrëngimi i masave sanitare për të penguar përhapjen e pandemisë, por nga ana tjetër, një lirim më i madh i aktivitete­ve që ekonomia të mbahet në këmbë. Ne kemi një strukturë të veçantë të bizneseve. Pjesa më e madhe janë biznese të vogla. Ka ndonjë masë lehtësuese për t'i përjashtua­r nga tatim- fitimi këto biznese, por bizneset me produktivi­tetin e ulët janë shumë të rrezikuara. Dhe këto biznese kanë nevojë për ndërhyrje direkte të shtetit për t'i mbajtur në këmbë. Fillimisht me pagat e papunësisë, detyrimet e taksat që kanë këtë periudhë, likuiditet direkt për këto biznese që të punojnë edhe me motor

CIVICI

Çdo amnisti fiskale ka disa pikëpyetje të mëdha që duhen analizuar me kujdes. Kush përfiton? Nëse bëhen për grupe të vogla dhe qëllime okulte, kjo amnisti fiskale nuk ka vlerë. Nga eksperienc­a e vendeve që i zbatojnë, në radhë të parë kërkohet konsensus i gjerë politik, sepse pa konsensus të gjerë, mund të jetë e njëanshme dhe kërkon konsultim edhe me grupet e interesit.

gjysmë të fikur që të jenë gati kur t'i kthehemi normalitet­it", u shpreh më tej Civici. Po ashtu, ai theksoi se turizmi është një sektor shumë i rëndësishë­m i ekonomisë shqiptare i goditur. "Po t'i shtojmë edhe disa sektorë aneks që lidhen me turizmin, bëhet sektori motor i ekonomisë shqiptare. Vendet e tjera e kanë lënë të kuptohet që nuk do ketë hapje të kufijve deri në shtator ose dhjetor, gjë që do të na dëmtojë shumë. Ndoshta duhet të fillojmë të nënvizojmë më shumë atë që po bëjnë vendet e tjera, që ta vëmë theksin te turizmi i brendshëm. Sektori turistik duhet të kalojë pak nga situata pesimiste, por të mendojë më intensivis­ht për të bërë gati kapacitete­t turistike për turizmin e brendshëm, potenciale­t e brendshme mund të jenë ndihmë që ta mbrojmë këtë sektor në këtë situatë të vështirë. Siç po bëjnë shumë vende të tjera, të konsumojmë produkte vendëse", u shpreh Civici. Ndërsa në lidhje me rimëkëmbje­n e ekonomisë pas pandemisë janë disa skenarë. "Është një debat që po bëhet në të gjitha vendet. Janë disa skenarë të parashikua­r për ekonomitë e vendeve të ndryshme. Skenari më i mirë është në formë V- je, që shkon deri në pikën fundore dhe ngritja do jetë e shpejtë. Skenari më i keq është ai në formë L- je. Mendoj se në rastin e Shqipërisë dhe nga analizat që bëhen referuar strukturës së ekonomisë shqiptare, më e pranueshme do jetë një kurbë në formë U- je. Nëse deri në fund të qershorit shkojmë në pikën fundore të rënies, do të na duhen 3- 4 muaj stanjacion që të nisim ngritjen. Ka pak shpresa që sektori i turizmit të mund të jetë kaq kontribuue­s sa vitet e kaluara. Ekonomia shqiptare nga ana tjetër ka qenë shumë e varur nga investimet e huaja direkte. Kur ranë këto investime, shkuam në një rritje ekonomike 2.5- 2.7. Në situatën që janë vendet është e vështirë për investime të huaja. 1.2- 1.3 mld euro janë nga remitancat. Në këto kushte ku janë Greqia, Italia nuk do vijnë më. Situata e ringritjes nuk do të vijë aq shpejt", deklaroi Civici.

 ??  ?? Eksperti i ekonomisë, Ardian Civici
Eksperti i ekonomisë, Ardian Civici

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania