Gazeta Shqiptare

Miratohet pagesa 40 mijë lekë për 12 mijë punonjës

Drejtoresh­a e Tatimeve shpjegon procedurat për të marrë paratë

-

kërkesa bizneset e pakontaktu­ara. Për ata, të cilëve iu është refuzuar kërkesa, kanë venë në dispozicio­n një adresë të veçantë për të bërë ankesën. Këtë javë mbyllet edhe dhënia e pagës së luftës prej 26 mijë lekësh për paketën e parë. Deri tani është derdhur paga për 52 mijë punonjës. Tatimet thonë se në fillim të muajt maj do të hidhet edhe trashi i dytë, pa pasur nevojë për aplikim të ri. Për të punësuarit e padeklarua­r, Drejtoria e Tatimeve bën thirrje që të denoncohen rastet, në mënyrë që të përfitohet pagesa financiare. Deri më sot denoncimet kanë qenë të pakta, krahasuar me numrin e kërkesave për pagë nga kjo kategori", - bën të ditur Ibrahimaj. Për të dorëzuar formularin "Kërkesë për përfitim të ndihmës financiare 2", tatimpague­sve që plotësojnë kriteret e mësipërme, pasi të njoftohen në llogarinë e tyre të deklarimit elektronik në "e- filing", do t'iu jepet mundësia të aplikojnë nëpërmjet kësaj llogarie. Aplikimi do të kryhet vetëm 1 herë. Trajtimi i aplikimeve për subjektet përfitues të masave 2 dhe 3 është automatik, ndërsa aplikimet për përfituesi­t e masave 1 dhe 4 do të verifikohe­n dhe trajtohen nga DRT. Nëse aplikimi "Kërkesë për ndihmë financiare" është refuzuar ( plotësisht apo pjesërisht), tatimpague­si do të ketë keni mundësi të ankohet, duke plotësuar formularin e ankesës në llogarinë "e- filing", e cila do të publikohet në ditët në vijim. Pas shqyrtimit të ankesës, nëse ajo do të rezultojë e drejtë, tatimpague­si do të njoftohet dhe do të ketë mundësi të riaplikojë për përfitim të ndihmës financiare. Udhëzuesi praktik mbi mënyrën e aplikimit dhe plotësimit së "Kërkesës për ndihmë financiare nr. 2" shpjegon hapat që duhet të ndiqen për plotësimin në mënyrë korrekte të tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania