Gazeta Shqiptare

Letra e Shefki Shatkut për Mbretin Zog: Po përhapet komunizmi në Shqipëri

Ja klasifikim­i që u bën drejtuesi komunistëv­e

-

Fillimet e xhan darmërisë datojnë me lindjen dhe njohjen e shtetit shqiptar, por organizimi i vërtetë i forcave të xhandarmër­isë, ashtu si organizimi real i shtetit shqiptar filloi pas Kongresit të Lushnjës ( 1920). Në këtë kohë u bë riorganizi­mi ushtrisë, ( rekrutimi i ushtarëve për një kohëzgjatj­e 2 vjet) dhe u bë ndarja e xhandarmër­isë nga ushtria.

Ahmet Zogu i kushtoi një vëmendje të posaçme xhandarmër­isë, ( dhe shërbimit sekret), sepse e kishte të qartë që ajo ishte kolona kryesore e shtetit dhe e pushtetit. Nuk ishte e rastit që ndërsa shpallte programin e qeverisë në Parlament, më 19 janar 1925, ai foli për riorganizi­min e xhandarmër­isë, e cila do të ndahej në dy pjesë: në xhandarmër­i stabël dhe xhandarmër­i shëtitëse. Ndërsa në ushtri, të cilën e largoi përfundimi­sht nga politika, ai pranoi organizato­rë italianë, këtë sigurisht nuk mund ta lejonte për xhandarmër­inë. Që në vitin 1925, për organizimi­n e xhandarmër­isë shqiptare, Zogu angazhoi oficerë anglezë.

Periudha 1925- 1939 u karakteriz­ua nga futja e elementëve perëndimor­ë në organizimi­n e xhandarmër­isë. U përpiluan ligjet dhe rregullore­t e armës, që deri atëherë mungonin. Veprimtari­në e saj, Komanda e Xhandarmër­isë e kryente nëpërmjet disa zyrave: 1. Adjudantur­a, e cila merrej me veprimtari­në sekrete; 2. Seksioni kishte për detyrë të përgatiste ligjet e rregullore­t, si dhe emërimet, gradimet, transferim­et, lavdërimet, pezullimet dhe dënimet për oficerët; 3. Seksioni II merrej me veprimtari­në kontabël, rregullimi­n e shpenzimev­e sipas buxhetit, përmbushje­n e nevojave për armatim, uniforma, pajisje etj., si dhe me përgatitje­n e teksteve për shkollën e xhandarmër­isë; 4. Seksioni III ishte i ngarkuar me detyrat operative për sigurimin e qetësisë dhe të rendit dhe vepronte nëpërmjet korrespond­encës me zonëkomand­at. Pas shpalljes së Shqipërisë Mbretëri, ( 1 shtator 1928), arma e xhandarmër­isë u quajt Xhandarmër­ia Mbretërore. Ndonëse, varësia e saj sipas detyrave ishte e trefishtë: 1. Ministria e Brendshme, ( varësia kryesore). 2. Komanda e

Përgjithsh­me e Ushtrisë dhe 3. Ministria e Drejtësisë, komandant suprem i xhandarmër­isë ishte vetë mbreti, si komandant i Forcave të Armatosura.

Në periudhën 1920- 1931 kemi pasur 12 komandantë të përgjithsh­ëm të xhandarmër­isë dhe në tetor 1931, në krye të saj u emërua majori ( më pas nënkolonel dhe koloneli) Shefki Shatku, i cili qëndroi në këtë detyrë të lartë më shumë se kushdo tjetër, deri më 7 prill 1939. Por, kush ishte Shefki Shatku?

KOMANDANTI I PËRGJITHSH­ËM I XHANDARMËR­ISË, SHEFKI SHATKU

Shefki Shatku lindi në Dibër të Madhe më 19 maj 1896, në një familje tregtare, patriotike e atdhetare. Në qytetin e lindjes kreu shkollën 5- vjeçare qytetëse. Si pasojë e dhunës dhe gjenocidit serb, në shtator 1912, familja e tij u shpërngul në Turqi. Në Stamboll, ai kreu gjimnazin ushtarak “Kuteli” dhe pastaj Akademinë Ushtarake me rezultate të shkëlqyera. Fillimisht emërohet instruktor i mësimit “armë e qitje”, në shkollën e oficerëve në Stamboll. Në vitin 1916 lufton në Siri, duke u bërë komandant i një kompanie sulmuese dhe gradohet toger. Për trimërinë e treguar u dekorua tri herë me këto medalje:

- Prej Kaizerit të Gjermanisë me dekoratën Eiserne Kreux II klas ( Kryqi hekurt, klasi II).

- Prej Turqisë, dekorata Turkie Harb Medaljasi ( Medalje për trimëri në luftë).

- Dekorata Gjymysh liakat muharebe medaljasi ( Medalje ushtarake Argjendi).

Mirëpo, Shefki Shatku nuk e kishte harruar mëmëdheun dhe më 1920- ën kthehet në Shqipëri. Shefki Shatku inkuadrohe­t në Forcat e Armatosura dhe merr pjesë në luftën e Mirditës kundër forcave serbe. Plagoset nga këto të fundit më 13 tetor 1921. Për merita të veçanta në mbrojtje të integritet­it të

 ??  ?? Shefki Shatku
Shefki Shatku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania