Gazeta Shqiptare

Çfarë rezulton së fundi? Rezulton që nëse komunistët nuk do të kishin përfituar nga pushtimi italian, të gjoja luftës ndaj okupatorit, nuk kishin asnjë shans të merrnin pushtetin në Shqipëri, ashtu siç ndodhi në vitin 1944.

-

vrasjeve, delikteve dhe grabitjeve; nuk kishte vjedhje dyqanesh, ( edhe kur ato harroheshi­n hapur), u konsolidua rendi dhe qetësia publike e qytetare dhe nuk ekzistonin më kaçakë të pakapshëm, ( kështu quheshin asokohe keqbërësit ose kriminelët). Me dekretin nr. 106- 1, datë 30.01.1935,

X h a n d a r m ë r i a Mbretërore u pajis me flamurin e saj, që iu dorëzua asaj me një ceremoni të posaçme. Për meritat e tij, Shefki Shatku u gradua nënkolonel dhe më 28 nëntor 1938 u gradua kolonel. Ai dekorua nga Mbreti Zog I, më 1933- shin, me dekoratën “Komandor i Urdhnit Skënderbeg” dhe nga Viktor Emanueli III, më 1937, “Oficer i Madh i Kurorës Mretërore”. Së bashku me patriotë dhe intelektua­lë të tjerë ishte një ndër anëtarët e grupit nismëtar për kthimin në atdhe të eshtrave të poetit tonë madh, Naim Frashëri. Shefki Shatku komunikont­e në disa gjuhë si serbokroat­isht, turqisht, frëngjisht, italisht dhe gjermanish­t. Gjatë periudhës së regjimit komunist, nëse vinte në atdhe, ishte i dënuar të vdiste ose me varje në litar, ose me pushkatim. Komandanti reformator dhe më jetëgjatë i Xhandarmër­isë së Mbretërisë shqiptare vdiq në Stamboll më 1973, ku u përcoll për në banesën e fundit me nderime nga bashkëkomb­ësit e tij shqiptarë.

Në varrin e tij në Stamboll, 1973, ka një epitaf ku lexohet: “Larg e larg teje o Mëmëdheu im, o shpirt Shqipnie. Vdiqa në emigrim pa më të pa dhe një herë ty, larg nanës ndërmjet dy kazave ( vendeve), varrin e kam në Azi, zemrën dhe shpirtin e kam tek ty, o Shqipnie”.

NJË LETËR E SHEFKI

SHATKUT PËR MBRETIN ZOG I MBI

VEPRIMTARI­NË E GRUPEVE KOMUNISTE

Në Arkivin Qendror të Shtetit gjendet një letër e Shefki Shatkut për Mbretin Zog I, në lidhje me përhapjen e komunizmit në Shqipëri. Letra mban datën 5 tetor 1936. Të bën përshtypje analiza që komandanti i xhandarmër­isë i bën lëvizjes komuniste. Ai i klasifikon komunistët në 3 kategori:

1. Në kategorinë e parë bëjnë pjesë komunistët e vërtetë, komunistët me ideologji ekstreme, të cilët merrnin rolin e organizato­rëve e të udhëheqësv­e të lëvizjeve komuniste në vend ( të indoktrinu­arit do të thoshim ne).

2. Në kategorinë e dytë bëjnë pjesë të rinj, që thonë se janë komunistë vetëm për modernizëm dhe për t’u dukur në publik. Pra, bëhet fjalë për komunistë, që nuk e kanë idenë se ç’përmban kjo ideologji. Ata ishin komunistë për modernizëm dhe për t’u dukur si njerëz që kanë ide të reja në shoqëri.

3. Në kategorinë e tretë bëjnë pjesë grupi që hiqen si komunistë për interesa materiale dhe përfitime të tjera sociale.

Më të infektuari­t me këtë virus ndodheshin në Tiranë, në Korçë dhe më pak në Vlorë. Të rinjtë - nënvizonte ai - kanë rënë viktimë e literaturë­s komuniste. Në letrën drejtuar mbretit, Shefki Shatku bashkëngji­t edhe listën emërore të njerëzve që bënin pjesë në grupimet komuniste. Pra, Xhandarmër­ia shqiptare dhe Shteti Shqiptar ishin të mirinformu­ar për lëvizjen komuniste. Çfarë rezulton së fundi? Rezulton që nëse komunistët nuk do të kishin përfituar nga pushtimi italian, të gjoja luftës ndaj okupatorit, nuk kishin asnjë shans të merrnin pushtetin në Shqipëri, ashtu siç ndodhi në vitin 1944.

NJË ANGLEZ NË SHQIPËRI

Dayrell Oakley- Hill shkruan: “Pasi kisha punuar me Shefki Shatkun pak a shumë për shtatë vitet pasardhës, unë ende vazhdova të mendoj se ai ishte një burrë i çiltër dhe i ndjeshëm, por gjithashtu edhe shumë punëtor. Meqenëse zyra ime ishte në të njëjtin korridor, unë kisha shumë kontakte me të dhe të gjitha shanset për të vlerësuar punën dhe karakterin e tij. Ai ishte gjithnjë i gjindshëm dhe gati gjithnjë gazmor. Energjia e tij dukej e pakufishme dhe jo rrallë, në raste emergjenca­sh, ai i kryente veprimet në mënyrë të rrufeshme dhe të suksesshme. Ai gëzonte respektin e përgjithsh­ëm, por oficerët dhe njerëzit edhe i druheshin gjer në njëfarë mase. Ai përpiqej të njihte gjithçka që kishte mundësi mbi forcat nën komandë dhe shpesh shkonte edhe në rrethe. Po të kishte kërkuar mbështetje­n e Persit, ai do ta kishte dhënë atë padyshim, por nganjëherë Persi i merrte vesh situatat e sëkëlldisu­ra vetëm pasi ato të kishin ndodhur dhe kur tashmë qe shumë vonë për të ndërhyrë. Shefki Shatku ishte një kuvendar i madh. Ai të dëgjonte dhe nganjëherë e vlerësonte këshillën, por herë të tjera njeriu e kuptonte menjëherë që atij i ishte mbushur mendjen top që pikëpamja e tij ishte e padiskutue­shme. Në tërësi punët shkonin mirë në shtabin e xhandarmër­isë. Kishte disiplinë, oficerët ishin besnikë dhe të kujdesshëm në punën e tyre. Lidhjet tona me komandën e përgjithsh­me ishin në përgjithës­i të mira. Persi qe i aftë për të kryer gjer në fund punën e vet të rekrutimit dhe të realizonte skemat e stërvitjes në shkollat e ndryshme dhe kurset e kualifikim­it për oficerët.

Ai shpeshherë e gjente rrugën e zgjidhjes edhe për çështje të tilla, si lëvizjen e oficerëve që kishin qëndruar shumë gjatë në një vend ose moslëvizje­n e një oficeri thjesht për faktin që ai nuk i pëlqente një nëpunësi vendor civil. Patjetër që nga viti në vit kushtet e pagës, strehimi dhe puna e përgjithsh­me e shërbimit vinin duke u përmirësua­r. Unë kisha simpati të sinqertë për Shefkiun dhe u gëzova kur mora vesh që pas përmbysjes së vitit 1939, ai kishte gjetur strehim të sigurt në Turqi, ku edhe jetoi deri sa vdiq, në vitin 1973".

Shkrim në frëngjisht për kolonel Shefki Shatku, L'état- major de la Gendarmeri­e royale à l'époque du roi Zog Ier. Au centre, le colonel Shefki Shatku, grand- officier de Skanderbeg, chevalier de la Croix de fer; à sa droite, sur une marche, le général anglais Jocelyn Percy, grand- cordon de Skanderbeg, commandeur du British empire. Il était le commandant- enchef de la Gendarmeri­e royale et resta toute sa vie au service du roi des Albanais.

Komandanti i Xhandarmër­isë Mbrterëror­e në periudhën e Mbretit Zog I. Në qendër, kolonel Shefki Shatku, ka urdhrin: "Oficer i Lartë Skenderbeg", mban "Kalorës i Kryqit të Hekurt të Perandoris­ë Prusiane". Ai ishte komandanti i Xhandarmër­isë mbretërore dhe mbeti gjithë jetën e vet në shërbim të mbretit të shqiptarëv­e. Në krah të tij, gjenerali anglez Jocelyn Persy, me urdhrin "Komandor i Lartë Skederbeg", Komandant i Perandoris­ë Britanike.

 ??  ??
 ??  ?? Komandanti i përgjithsh­ëm i Xhandarmër­isë, kolonel Shefki Shatku së bashku me gjeneralin anglez, Jocelyn Persy, Tiranë, 1932 dhe me komandantë­t e çdo prefekture të qarqeve të Mbretërisë shqiptare1
Komandanti i përgjithsh­ëm i Xhandarmër­isë, kolonel Shefki Shatku së bashku me gjeneralin anglez, Jocelyn Persy, Tiranë, 1932 dhe me komandantë­t e çdo prefekture të qarqeve të Mbretërisë shqiptare1
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania