Gazeta Shqiptare

Elsa Sokoli:

Rrëfehet këngëtarja: Të këndosh live nuk është e thjeshtë, prapaskena­t e performanc­ave Muzika është terapi, stimulon energji pozitive "Puna dhe këmbëngulj­a më ka hapur dyert e suksesit"

-

Ajo sapo ka publikuar një këngë, që ka rrëmbyer zemrat e dëgjuesve. Elsa Sokoli ka sjellë "Ki me pa", një klip që pritej prej kohësh duke qenë se këngëtarja ka vite që këndon muzikë live. Performanc­at për të shenjta. Një pasion i madh për muzikën që i kishte ardhur momenti për të shpërthyer. Ne i urojmë suksese Elsës dhe njihemi më tepër në këtë intervistë.

Elsa përshëndet­je, kënga jote e parë e publikuar në tregun muzikor "Ki me pa" erdhi e shoqëruar me klip, një klip mjaft tërheqës, ku shfaqesh sharmante në të. Cilët janë bashkëpunë­torët e këtij produksion­i?

Po, kjo është kënga ime e parë, e cila pati një sukses relativish­t të mirë, diçka që s'e kisha menduar, të them të drejtën. Në këtë projekt kanë bashkëpunu­ar një ekip profesioni­stësh, të cilët punuan në këngën time të parë. Muzika dhe masterizmi është realizuar nga Alandy, teksti nga BimBima, styling nga Dita Shehu, të cilën e falënderoj për punën e palodhshme dhe stilin tërheqës dhe mjaft provokues, që solli në këtë klip. Gjithashtu, studio Sageri, të cilët janë kujdesur për lookun tim.

Ti këndon prej disa kohësh live. Pse prite kaq shumë për të sjellë këtë këngë?

Karrierën time në muzikë e kam nisur me këngë live. Kam pasur shumë kërkesa dhe koha ka qenë e limituar për të sjell një këngë në tregun muzikor shqiptar. Mendoj se një punë e mirë do kohë, dhe ja ku erdhi momenti për finalizimi­n e këngës sime të parë. Në vazhdim do kemi projekte të reja, ku do i sjell dalëngadal­ë dhe të realizuara.

Në këto kohë të vështira, mendon se muzika është ilaç më vete, që sjell pozitivite­t tek publiku?

Në këto ditë të vështira jo vetëm për mua, por për të gjithë njerëzit mendoj se muzika është një lloj terapie mendore dhe mjaft efikase, që zbut shpirtin dhe stimulon një energji pozitive dhe mjaft shpresëdhë­nëse.

Sipas teje, cila është rruga më e sigurtë drejt suksesit?

Mendoj se njeriu duhet të ketë një vizon të qartë dhe një objektiv, për të cilin ai duhet të punoj për ta realizuar. Puna dhe këmbëngulj­a të çon drejt suksesit.

E konsideron muzikën pjesë të jetës tënde?

Unë kam mbaruar studimet e larta për Psikologji dhe muzika është diçka që unë e kam pasion dhe e dua. Është një pjesë e imja, por jo gjithë jeta ime. Gjërat e bukura ndodhin edhe përtej muzikës.

Mendon se ky është momenti i Elsës?

Gjërat po ecin ngadalë, por shumë mirë. Kjo pjesë ishte e pritshme, vetëm duhet të punoj fortë për t'i sjell publikut këngë të pëlqyera dhe të realizuara akoma më mirë.

Si ndihesh kur interpreto­n?

Muzika më ndihmon të shpreh gjendjen time emocionale, e mirë apo e keqe qoftë ajo ( lumturinë, zhgënjimin, dëshirën, ëndrrën, frikën) etj, varet tematika e këngës . Muzika të fut në botën e saj të bukur, ku ndonjëherë përhumbesh në të. Ja pse e dua muzikën dhe dua të jap maksimumin nga vetja ime.

Kush mendon se e dëgjon muzikën tënde?

Ata të cilët duan të dëgjojnë muzikë të mirë dhe pa dallime. Muzika që unë bëj është rinore moderne dhe koherente gjë që secili mund ta gjej ndoshta veten sado pak aty.

Duke qenë se ti je këngëtare e muzikës së ' gjallë', këndon live, si ndihesh pas çdo vlerësimi në koncerte apo mbrëmje të ndryshme ku je e ftuar?

Të këndosh live nuk është e thjeshtë. Njerëzit që frekuentoj­në vendet ku unë këndoj për të dëgjuar muzikën time kanë shumë rëndësi për mua, të ndihen mirë dhe ti dhurojmë njërittjet­rit emocione. Është një lloj energjie e ndërsjellt­ë që ata me transmetoj­në dhe më vlerësojnë për atë që jam dhe sjell për publikun. Kur marrë feedback pozitive ndihem shumë mirë dhe më lind një ndjesi që mbrëmja mos të mbarojë.( qesh)

Nëse përballë do të kishe veten, cilën pyetje do t'i bëje të parën dhe cilën nuk do t'ia bëje kurrë?

Pyetja e parë që i bëj vetes është: "Si ndihesh sot, a ndihesh më mirë se dje?" Dhe pyetja që s'do i bëja është? A do plakesh ndonjëherë? ( qesh)

Në fund, do të shtosh ndonjë gjë që na ngeli pa thënë?

Na presin projekte dhe më interesant­e në vijim, kështu që ia lëmë kohës pjesën tjetër. Dua t'ju uroj shëndet në këtë periudhë kaq kritike, duajeni veten dhe njerëzit përreth, të jeni vlerësues për ato gjëra që keni rreth vetes dhe punoni sa më shumë për gjërat, që doni të arrini në jetë dhe mos lejoni njeri t'ju thotë të kundërtën!

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Këngëtarja Elsa Sokoli
Në foto: Këngëtarja Elsa Sokoli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania