Gazeta Shqiptare

Duhet fond i posaçëm për skenën e pavarur

Hoxhaj, Pellicioti e Cingu: Puna është ndërprerë, duam mbështetje

- Fatmira Nikolli

Një grup artistësh të pavar ur i kanë dërguar kryemi nistrit Edi Rama një letër të hapur, ku kërkojnë mbështetje në kushtet e krijuara nga situata me koronaviru­sin. Për shkak të pezullimit të aktivitete­ve kulturore, atyre u ndalohet të punojnë, ndërsa një sezon artistik po mbyllet dhe për tjetrin nuk ka asnjë siguri se kur nis. Aktori Ermir Hoxhaj thotë se, “punoj si aktor me projekte, por më është ndërprerë puna në tre teatro të rëndësishë­m, Teatri Kombëtar, Teatri Kombëtar Eksperimen­tal dhe ai Metropol. Paguaj në çdo projekt taksë, nuk rezultoj as si i papunë, as si punësuar”. Njëherësh, koreografi­a shqiptaro- italiane Rosella Pellicioti thotë se situata e pandemisë “ka ndikuar negativish­t si për të gjithë të tjerët, sidomos në dancin bashkëkoho­r, ku afërsia me partnerin, me grupin është një nga elementet kryesore, e sigurisht kontakti i drejtpërdr­ejtë me publikun që tani është i pamundur. Normalisht jemi të impaktuar”.

Në letrën e hapur, artistët kërkojnë krijimin e një fondi të posaçëm për të mbështetur artistët e pavarur, duke marrë si shembull masat e marra nga qeveritë perëndimor­e. “Në këto kohë kur distanca sociale është thelbësore dhe kur mendohet që rifillimi normal i jetës artistike do të kërkojë shumë kohë ( mbase deri në gjetjen e vaksinës), komuniteti ynë do ta ketë të pamundur të mbijetojë profesiona­lisht. Dhe kjo është vërtetë dramatike po të marrim parasysh sakrifikim­et tona dhe të familjeve tona për të aftësuar veten në profesion. Ne duam të kontribuoj­më për artin dhe kulturën në vendin tonë dhe nuk duam të emigrojmë, apo të detyrohemi të kërkojmë mënyra të tjera jetese, në pamundësi për të ushtruar profesioni­n për të cilin jemi shkolluar. Ndaj, shteti shqiptar ka përgjegjës­i për të mbështetur edhe kategorinë tonë në këto kohë dramatike”, thuhet në letrën e hapur.

Aktori Ermir Hoxhaj thotë se, “përveçse kemi humbur projektet ku merrnim pjesë, kemi humbur edhe projektet e radhës, që do të na vinin dhe nuk e dimë se kur do rikthehemi. Ne kërkojmë zgjidhje si artistë të pavarur, se kontribuoj­më si në aspektin kulturor social, edhe në aspektin ekonomik”.

Koreografj­a Pellicioti kujton se çështja e artsitëve ka qenë një nga çështjet që është adresuar që në fillim nga qeveritë e vendeve të tjera, ndërsa këtu pas kaq kohësh, jemi ende elektron të lirë e mes katër rrugëve. “Po dëgjojmë të flitet për teatër ‘ online’, por nuk është më teatër”, thekson ajo.

Ndryshe nga teatri dhe danci, xhirimi i filmave nuk është i ndaluar, por situata e bën të pamundur për shkak se skenat e xhirimit nënkuptojn­ë grumbullim­e njerëzish, projektet janë pezulluar. Regjisori Mateo Cingu tregon se projekti i tij i financuar nga Qendra e Filmit u ndalua dhe nuk dihet se kur do rifillojë. “Unë figuroj si person fizik te Qendra Kombëtare të Biznesit. Sot më erdhi përgjigja, jam i përfshirë në paketën e dytë financiare të qeverisë”. Megjithatë, shumë artistë janë të paregjistr­uar, gjë që e bën ndihmën për ta të pamundur. Cingu shton se, “çështja është se shumë kolegë të mitë nuk janë të regjistrua­r në asnjë institucio­n dhe nuk figurojnë, nuk kemi dëgjuar se çfarë do bëhet me këtë sektor e si do dilet nga kjo situatë dhe ç’plan ka qeveria që është i varur nga projektet”. Ministria e Kulturës, ende nuk ka dalë me një plan masash për situatën.

 ??  ?? Mateo Cingu
Ermir Hoxhaj
Letra e hapur për Ramën
Mateo Cingu Ermir Hoxhaj Letra e hapur për Ramën
 ??  ?? Rosella Pelichioti
Rosella Pelichioti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania