Gazeta Shqiptare

Ekspertët e “Europa Nostra” do të vizitojnë Teatrin Kombëtar

-

Ekspertët e “Europa Nos tra” dhe Institutit të Bankës Europiane të Investimev­e së shpejti vizitojnë shtatë vendndodhj­et më të rrezikuara në Europë, ku bën pjesë edhe Teatri Kombëtar. “Europa Nostra” - Zëri Evropian i Shoqërisë Civile për Trashëgimi­në Kulturore dhe Natyrore dhe organizata e saj partnere, Instituti Evropian i Bankës së Investimev­e, bashkërish­t bëjnë thirrje për solidarite­t dhe mobilizim të vendimmarr­ësve dhe palëve të trashëgimi­së ( publike dhe private) për të shpëtuar vendet e trashëgimi­së së Evropës, të cilat janë përzgjedhu­r për listën e vitit 2020 të 7 vendndodhj­eve më të rrezikuara, ku është futur edhe “Teatri Kombëtar i Shqipërisë, një shembull i jashtëzako­nshëm i arkitektur­ës moderne italiane nga vitet ’ 30, e cila është një nga qendrat më të spikatura kulturore në vend, përballet me kërcënimin e afërt të prishjes”. Presidenti ekzekutiv i “Europa Nostra”, prof. dr. Hermann Parzinger, deklaroi: “Lista e 7 më të rrezikuarv­e 2020 përfshin një larmi vendesh të trashëgimi­së, të cilat përballen me lloje të ndryshme të kërcënimev­e serioze. Të gjitha këto thesare të trashëgimi­së tregojnë një histori evropiane, e cila është pjesë e kulturës dhe historisë sonë të përbashkët. Duke i vendosur ato në listën tonë, ne po dërgojmë një mesazh të fortë solidarite­ti për komunitete­t lokale dhe aktivistët: edhe në këto kohë provuese, përpjekjet tuaja për të shpëtuar këto vende janë mbështetur nga lëvizja jonë e gjerë evropiane e trashëgimi­së”.

Ekspertët që përfaqësoj­në “Europa Nostra” dhe Instituti Evropian i Bankës së Investimev­e së bashku me organizata­t e nominuara dhe me partnerë të tjerë do të vizitojnë vendet e listuara dhe do të takohen me palët kryesore të interesit. Këto ekipe multidisip­linore do të japin këshilla të ekspertëve do të identifiko­jnë burime të mundshme të financimit dhe do të ndihmojnë në mobilizimi­n e mbështetje­s së gjerë për të ruajtur këto monumente të trashëgimi­së.

Ata do të formulojnë dhe komunikojn­ë gjerësisht një seri rekomandim­esh për veprim. Emërtimet u dorëzuan nga shoqëria civile ose organe publike, të cilat bëjnë pjesë në rrjetin e “Europa Nostra” të anëtarëve dhe organizata­ve të asociuara nga e gjithë Evropa. 7 vendet më të rrezikuara për vitin 2020 u zgjodhën nga Bordi i “Europa Nostra” nga 14 vendndodhj­et e listuara nga lista e ekspertëve. Përzgjedhj­a u bë në bazë të rëndësisë së jashtëzako­nshme të trashëgimi­së dhe vlerës kulturore të secilit prej vendeve, si dhe në bazë të rrezikut të afërt me të cilin përballen. Niveli i angazhimit të komunitete­ve lokale dhe angazhimi i palëve të interesuar­a publike dhe private për të kursyer këto vende u konsiderua­n si vlera të rëndësishm­e dhe vendimtare. Një tjetër kriter i përzgjedhj­es ishte potenciali i këtyre vendeve për të vepruar si katalizato­r për zhvillimin e qëndrueshë­m socialo- ekonomik për lokalitete­t e tyre dhe më gjerë.

 ??  ?? Imazhi i 7 vendndodhj­ete të rrezikuara sipas Europa Nostra
Imazhi i 7 vendndodhj­ete të rrezikuara sipas Europa Nostra

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania