Gazeta Shqiptare

Faktet që dëshmojnë dështimin e “Kurtit” në luftën kundër pandemisë

- Adri Nurellari

qeveri u rrëzua me 2/ 3 e votave, e kishin vendosur gjendjen e jashtëzako­nshme tashmë 15 shtete të Bashkimit Evropiane. Po ashtu, edhe 10 shtete të tjera evropiane joanëtare si Zvicra apo edhe fqinjët e Kosovës, si Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Serbia. Kuptohet që është gënjeshtër foshnjarak­e të pretendohe­t se këto vende kanë bërë puç shteti, duke shpallur gjendjen e jashtëzako­nshme.

Provën më të mirë të paaftësisë me të cilën kjo qeveri e ka përballur pandeminë e jep vendimi i orareve të qarkullimi­t, të cilin kanë ndryshuar disa herë në pak ditë, gjë që tregon se punojnë pa plan. Fillimisht qeveria mori vendim që të ndalej puna e bareve e lokaleve në orën 23 të mbrëmjes, sikur koronaviru­si të flinte gjatë ditës e të kishte efekt vetëm natën. Po ashtu, për një farë kohe e kufizoi qarkullimi­n e qytetarëve në pak orë të mëngjesit, duke i rrezikuar edhe më shumë qytetarët, sepse i detyroi ata të tubohen pa respektuar distancën sociale për të marrë shërbime publike shumë të nevojshme për ta dhe familjet e tyre. Të gjithë i panë vetë qytetarët të tubuar për të marrë asistencë sociale, për të marrë shërbime në postë, banka etj.. Mandej u mor sërish një vendim i rreptë me orare specifike në bazë të shifrës së fundit të numrit personal që e ka hutuar e ngatërruar akoma më shumë qytetarin. Këtë vendim u desh që ta ndërronin një ditë më pas, jo vetëm se kishin bërë gabime bazike në tekst, por edhe u desh t’i bënin me ndërrime oraret, sepse fillimisht kishin harruar që shifrat e larta lejoheshin që të qarkulloni­n vetëm në mbrëmje, kur s’ka asnjë zyrë e dyqan hapur. Për të mos të folur mandej për gafën e përfshirje­s në vendim si veprimtari ekonomike të lejuara të mbarështim­it të gamileve e deveve apo prodhimin e anijeve kozmike e frutave tropikalë.

Po ashtu, një ndër dështimet kryesore të deritanish­me të qeverisë në ikje të Kosovës në luftën kundër koronaviru­sit është padyshim niveli tepër i ulët i testimit. Përveç distancës sociale dhe higjienës, një ndër rekomandim­et kryesore të Organizatë­s Botërore të Shëndetësi­së ( OBSH), për të luftuar pandeminë e koronaviru­sit është organizimi i sa më shumë testeve. Shtetet që janë treguar të suksesshme në pengimin e përhapjes së koronaviru­sit kanë demonstrua­r se testet janë çelës i suksesit kundër pandemisë. Testimi masiv si forma e vetme për të ndalur zinxhirin e transmetim­it të përhapjes së COVID- 19, duke shkurtuar kohën e karantinës dhe ulur koston njerëzore, por edhe ekonomike të pandemisë. Mirëpo Kosova është ende në fund të vendeve të Evropës për sa i përket numrit të testeve që bëhen. Madje, për të mbuluar këtë fakt kemi parë qeverinë në ikje që edhe të mashtrojë haptazi opinionin publik si dhe të pranojnë lëmoshën e dhënë nga Serbia të 1000 testeve, duke i dhënë mundësi Vuçiçit që të dalë si heroi i ditës nëpër të gjitha mediat ndërkombët­are. Për të kuptuar nivelin të Kosovës mjafton të shikohet sa teste bëjnë vendet e tjera. Deri dje Serbia ka bërë 45.355 apo 6.5 për 1 mijë banorë, Maqedonia e Veriut ka bërë 12 133 teste ose 6 për 1 mijë banorë ndërsa Kosova 5.009 ose 2.7 për 1 mijë banorë. Vendet e zhvilluara mandej janë të një tjetër kategorie, duke pasur deri më datën 20 prill shifra si: Islanda 126 për 1000; Luksemburg­u 95.6 për 1000; Estonia 31 për 1000, Zvicra 25.8 për 1000, Italia 23.6 etj.

Papërgjegj­shmëria dhe paaftësia e qeverisë Kurti për të përballur me dëmet e pandemisë korona virus demonstroh­et gjithashtu nga mungesa e tejzgjatur një pakoje ekonomike për të shpëtuar ekonominë nga kolapsi. Buxheti i qeverisë “Kurti” u miratua në një seancë të turpshme klandestin­e, mu në fillim të epidemisë së koronaviru­sit në Kosovë, duke përjashtua­r mundësinë që opozita të jepte këto sugjerime. Ndërkohë që e gjithë bota është e ngritur në këmbë kundër pandemisë, buxheti i qeverisë “Kurti” nuk kishte parashikua­r asnjë fond për të përballur këtë sfidë të madhe. Madje, në javët e para të epidemisë, ministrja e kësaj qeverie në ikje, Hajdari, tha në mënyrë të paturpshme se qeveria kosovare nuk do ndërmarrë asnjë veprim, sepse “nuk e ka sjellë kjo qeveri koronaviru­sin”.

U desh presioni i opozitës dhe odave të biznesit, që kjo qeveri të kujtohet e të merrte një pako emergjente, që u miratua me vendim ministri në 3 prill. Vendet fqinje i nisën këto masa ekonomike shumë më herët, konkretish­t Maqedonia e Veriut në 10 mars, Serbia në 12 mars, Mali i Zi e Shqipëria në 19 mars. Këtu duhet theksuar se u bë një tjetër shkelje kushtetues­e, përderisa të drejtën për të miratuar ndryshimet e buxhetit e ka Kuvendi i Kosovës e jo ekzekutivi.

Këtu duhet shtuar si abuzim edhe mashtrimi që qeveritarë­t u kanë bërë qytetarëve dhe diasporës, duke thënë se vendi ka ngelur pa rezerva shtetërore, prandaj nevojitesh­in donacionet e diasporës. Përveçse është një përpjekje e pandershme për të vendosur panik, kjo deklaratë është edhe qesharake, sepse tregon që qeveritarë­t e rinj tashmë të dëbuar, nuk e njohin fare shtetin dhe ligjet e këtij vendi. Një gjë janë llogaritë e qeverisë dhe krejt tjetër gjë rezervat shtetërore, dallimi është si nata me ditën. Në fund të vitit 2019, në llogaritë e qeverisë së Kosovës ka pasur mbi 450 milionë euro dhe një stabilitet të jashtëzako­nshëm makro- financiar si asnjë vend tjetër në rajon. Nga ana tjetër, rezervat e mbaruara që përdoren prej qeverisë për raste emergjente apo shpenzime të paparashik­uara janë diku tek 8 milionë euro.

Përpos këtyre, papërgjegj­shmëria dhe paaftësia e qeverisë u tregua që në ditët e para të pandemisë edhe për çështjen e riatdhesim­it, ku iu ndalua shtetasve të Kosovës që të ktheheshin në vendlindje, gjë që është një shkelje ligjore. Madje, i turpshëm ishte vendimi i datës 17 mars për të ndaluar një autobus me udhëtarë nga Italia për të hyrë në Kosovë. Kushtetuta e Kosovës në Nenin 35 për “Lirinë e Lëvizjes” thotë se “Shtetasve të Republikës së Kosovës nuk do t’u ndalohet hyrja në Republikën e Kosovës”. Qeveria mund t’i fuste në karantinë këta shtetas, por kurrsesi nuk mund t’i privonte nga e drejta për t’u kthyer në atdhe. Vetëm pas ankesave të shumta të qytetarëve dhe presioneve të opozitës, u vetëdijësu­a qeveria për përgjegjës­inë që kishte për riatdhesim­in e shtetasve dhe filloi të merrte masa. Mirëpo ende sot ato masa të vonuara janë shumë të kufizuara dhe mbi 2000 shtetas kosovarë gjenden rrugëve të botës në pamundësi për t’u kthyer në atdhe. Qeveria në ikje po justifikoh­et se kinse nuk ka kapacitete për karantinim e prandaj po i lë shtetasit e saj në të katër rrugët, larg të dashurve të tyre pa para, me siguracion­e e viza që po skadohen.

Më e pakta që mund të bënte kjo qeveri do të ishte të vepronte sikurse kanë bërë vendet e tjera, që kanë pajtuar hotelet e mëdha të vendit ( të cilët ashtu kështu janë të ndalur) dhe i kanë shndërruar përkohësis­ht karantinë. Madje, në këtë përpjekje mund të krijohet një bashkëpuni­m me Shqipërinë, e cila tashmë e ka një flotë ajrore gjysmështe­tërore të Air- Albania në përdorim për këtë qëllim.

Këto janë provat kryesore të dështimit të qeverisë së shkarkuar Kurti në luftën kundër koronaviru­sit. Mbase është e vërtetë që për çdo qeveri, edhe ato të vendeve më të zhvilluara e të suksesshme të botës, ka hapësirë për t’u treguar perfeksion­ist e për të pretenduar se mund të kishin bërë më shumë sesa kanë bërë. Mirëpo ky i Kosovës nuk është rast pretendime­sh të ekzagjërua­ra e jo realiste. Në rastin e qeverisë në ikje të Kosovës provat janë të qarta se ka bërë kundër pandemisë shumë më pak sesa ka pasur mundësi të bëj. Gjithashtu, ka boll dëshmi për të thënë se, ato masa që janë marrë, kanë qenë shumë të vona e të kufizuara e të ndërmarra vetëm prej presionit nga opozita apo grupet e interesit e jo prej aftësisë e largpamësi­së së saj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania