Gazeta Shqiptare

Andi Lila: FSHF dhe qeveria nuk na janë përgjigjur!

Mbi 270 kërkesa për ndihmë në këtë kohë krize. Synimi është krijimi i statusit të futbollist­it që sot mungon Sindikata po organizon një ndeshje bamirësie në Itali

-

Futbolli është ndalur dhe në Shqipëri prob lematika është ndryshe në lidhje me vendet e tjera të Europës, kjo për shkak se ndonëse që prej vitit 1993 UEFA ka kërkuar privatizim­in e klubeve, kjo gjë nuk ka ndodhur dhe pjesa dërrmuese e ekipeve janë ende prona të bashkive. Kjo ka bërë që në këtë situatë problemati­ka të jetë e madhe dhe shumë lojtarë, sidomos ata të ligave të ulëta, kanë vështirësi ekonomike. Sindikata e Futbollist­ëve Profesioni­stë në vendin tonë, prej ditësh është vënë në lëvizje për të ndihmuar lojtarët dhe ish- lojtarët në nevojë, pasi siç e thotë ai vetë, si qeveria ashtu edhe FSHF, nuk u janë përgjigjur kërkesave të tyre. Dihet tashmë që qeveria e ka lënë futbollin jashtë paketës së ndihmës, ndërsa federata zgjodhi të ndihmojë vetëm klubet që varen nga privatët, duke lënë jashtë skemës së saj klubet që varen nga bashkitë dhe që në vendin tonë përbëjnë pjesën dërrmuese. Kreu i kësaj sindikate, Andi Lila, në lidhje direkte për "Sport News" në "News24", tregoi se po bëhet çmos që t'u vihet në ndihmë të kërkesave që kanë ardhur në drejtim të institucio­nit që ai drejton. "Perceptimi është që lojtarët jetojnë në luks, por në Shqipëri kjo nuk ndodh dhe aq më tepër në ligat e ulëta. Në këtë moment këto vështirësi po hasen kudo. Kemi lëvizur në disa qytete të Shqipërisë dhe për arsye dinjiteti nuk i kemi bërë të ditur emrat e lojtarëve dhe ish- lojtarëve. Shumica na kanë kontaktuar vetë. Do t'i mbyllim të gjitha me mundësitë tona ndonëse ka mbi 270 kërkesa. I kemi dërguar letër FSHFsë që të ndihmohen lojtarët e kategorisë së parë dhe të dytë, por nuk na janë përgjigjur. Edhe kryeminist­rit i jemi çuar letër. Jemi ende në pritje dhe nëse nuk na vjen përgjigje pozitive, do shohim pozicionin tonë".

Lila theksoi se gjëja e parë që duhet bërë sapo të kalojë emergjenca e koronaviru­sit është statusi i futbollist­it, që në vendin tonë mungon dhe i sheh lojtarët mes katër rrugëve sapo përfundojn­ë karrierën. "Ne kemi ngritur zërin që klubet të privatizoh­en sepse duhen reformat që nga kjo çështje e deri te statusi i lojtarit. Kjo është gjëja më e rëndësishm­e, sepse do ulemi të bisedojmë për statusin e sportistit. Një sportist që lë sportin pas moshës 35- vjeçare, duhet të nisë një zanat të ri. Kjo është emergjente", theksoi ai.

Si lojtar i Tiranës që është, ai deklaron se nuk dëshiron ta marrë titullin në tavolinë, ndërsa vuri në dukje se po punohet me sindikatën homologe në Itali për një tjetër ndeshje bamirësie, të ardhurat e të cilave të shkojnë për spitalet, por në ndryshim nga sfida e luajtur për të prekurit e tërmetit në vendin tonë, kjo përballje pritet të luhet në Itali. "Natyrisht që titullin e duam në fushë. Jo vetëm unë, por i gjithë klubi i Tiranës. Nëse ndalon kampionati sot Tirana del kampion, por nuk e duam këtë gjë. Gjithashtu, po punojmë për një ndeshje bamirësie me sindikatën italiane. Duam që të luajmë në Itali dhe të ardhurat të shkojnë për spitalet që janë përballur me emergjencë­n e koronaviru­sit", përfundoi ai.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania