Gazeta Shqiptare

Alla: Po stërvitem në Greqi, Tirana më pëlqen. Te Kukësi nuk kthehem më

Aktivizohe­t në Kinë te Shanksi Atletik

-

Albi

Alla është i vetmi futbollist shqiptar, i cili aktualisht aktivizohe­t në Kinë me skuadrën e Shanksi Atletik, por për fatin e tij të mirë në momentin që koronaviru­si u përhap në mënyrë të frikshme në shtetin e Lindjes së Largët, Alla ndodhej në Greqi ku është edhe aktualisht pasi në Kinë kishte përfunduar kampionati. Në një lidhje me emisionin Fan Zone në Supersport, mbrojtësi zbuloi se ka patur bisedime me Tiranën ndërsa shtoi se te Kukësi nuk dëshiron të rikthehet më. Ai bëri me dije se shumë shpejt do të udhëtojë drejt Kinës, për të nisur kampionati­n me skuadrën e tij. "Për momentin ndodhem në Greqi dhe jo në Kinë. Stërvitja në Kinë ka një muaj që ka nisur. Janë në një kompleks të izoluar dhe çdo gjë po shkon drejt normalitet­it. Kam pasur bisedime me Tiranën mes menaxherit dhe kam dëshirë që të luaj për bardheblut­ë. Në bisedimet e fundit që kam pasur, nuk mund të udhëtohet drejt Kinës. Për fat të mirë mua më ka dalë viza dhe shumë shpejt do shkoj atje. Ekipi i preferuar? Flamurtari dhe Tirana janë dy ekipet e mia të preferuara. Te Kukësi i arrita të gjitha ato që doja dhe nuk dua të kthehem më. Në Kinë është një ekip shumë i mirë dhe me tifozë të shumtë. Janë njerëz të mirë dhe të ngrohtë. Sezoni i parë më ka shkuar shumë mirë dhe jam i lumtur. Pagat? Edhe në Kinë kanë probleme, por janë vetëm 1 ose 2 ekipe. Por është një rregull, që nëse ekipi i vonon më shumë se 6 muaj rrogat, atëherë përjashtoh­et automatiki­sht. Ekipi im është shumë i rregullt me këtë",- u shpreh Albi Alla për "Supersport".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania