Gazeta Shqiptare

Ahmetaj: Shtesë e paketës, përfitojnë 22 mijë familje pa asistencë sociale

Bankat kanë aprovuar 72 aplikime të bizneseve të mëdha

-

Familjet

në nevojë që për arsye të pikëzimit kanë dalë nga mbështetja e asistencës sociale nga viti i kaluar do të ndihmohen nga qeveria shqiptare në këtë kohë të krizës së shkaktuar nga pandemia e koronaviru­sit. Ministri Arben Ahmetaj deklaroi në fjalën e tij në parlament se paketa mbështetës­e financiare do të ketë një shtesë, nga e cila do të përfitojnë afro 22 mijë familje në nevojë. "Sot kryeminist­ri ka vendosur që të avancojë paketën me një shtesë për familjet në nevojë, të cilat kanë dalë për arsye të pikëzimit nga viti i kaluar nga mbështetja e asistencës sociale. Dhe janë gati 22 mijë familje në nevojë që përfitojnë", - tha ministri. Ahmetaj deklaroi se 52 mijë qytetarë kanë marrë pagën e luftën dhe janë aprovuar 17 mijë aplikime nga paketa e dytë për të përfituar 40 mijë lekëshin, që përfitojnë mbi 37 mijë punonjës. "Sot nga bankat janë aprovuar 72 aplikimeve të bizneseve të mëdha për mbështetje për pagat e punonjësve, në sajë të garancisë sovrane nga 100 milionë dollarë, që është instrument­i i garancisë", shtoi ministri. Ahmetaj tha se shifrat e të infektuarv­e dhe të vdekurve nga COVID- 19 në Shqipëri janë të pakta, edhe sepse qeveria mori masa për të ndaluar përhapjen e virusit. Ai foli edhe për paketat ekonomike, duke thënë se kryeminist­ri Rama po mendon të fusë në këto paketa edhe ato familje që ishin hequr nga ndihma ekonomike e mëhershme. "Po të ishte situata si në Itali, Zot na ruaj! Por ishte përgjigja e qeverisë, e mazhorancë­s dhe e juaja në doni, për të frenuar koronaviru­sin. Trump dje tha se ka dritë në fund të tunelit. Po, ka dritë në fund të tunelit, sepse kjo qeveri iu përgjigj menjëherë armikut të padukshëm. Qeveria po mendon hapjen graduale, në mënyrë gjeografik­e. E drejta e jetës është kryesore dhe ne kemi parasysh jetën në radhë të parë. 52 mijë qytetarë kanë marrë pagën e luftës, 11 mijë të aprovuar janë në paketën e dytë. Po, 4.4 për qind e PPB është ajo që po jepet. Paratë po shkojnë te qytetarët që kanë më shumë nevojë. Sot kryeminist­ri po shikon që të shtojë pikëzimin tek ato familje që kanë dalë nga skema për ndihmë ekonomike", - tha Ahmetaj. Ndërkohë, qeveria ka deklaruar se do të përfshijë në paketat e ndihmës edhe personat që kanë punuar në të zezë, të cilët nuk mund të përfitojnë nga paketat e miratuara deri më tani. Për të marrë pagën e luftës, personat që kanë punuar në të zezë duhet të deklarojnë pranë Tatimeve, ku dhe për sa kohë kanë punuar. Më pas, Tatimet do të ndjekin rastin e denoncuar, për të proceduar sipas ligjeve në fuqi për mosdeklari­min e punonjësve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania