Gazeta Shqiptare

Ndryshimet në Kodin Penal për COVID- 19, të pajustifik­uara

-

hap me dashje virusin dhe rrezikon jetën e të tjerëve. Si mund të provohet që dikush ka infektuar dikë me dashje në rastin e një pandemie?

Natyrisht që çdo shtet ka të drejtë të përpunojë politikat penale. Kjo është në funksion të një sërë rrethanash, përfshirë edhe parandalim­in e sëmundjeve ngjitëse. E përsëris që ka një interes legjitim madhor në lojë, që është shëndeti publik dhe jeta e shumë personave të tjerë. Sidoqoftë, më konkretish­t do t’i përgjigjem pyetjes suaj në dy aspekte. Së pari, në lidhje me masën e dënimit, përsëri duhet që autoritete­t të justifikoj­në që një masë e tillë, sidomos ajo maksimale prej 8 vjetësh ( neni 89/ b/ 3), ishte e domosdoshm­e në situata të tilla. Mua nuk më rezulton që të jetë ofruar një justifikim i tillë. Po të krahasohet ky sanksion maksimal me atë që parashikon neni 96 § 2 i Kodit Penal, i cili për mjekimin e pakujdessh­ëm nga mjeku parashikon maksimumi 5 vjet dhe për infektimin me HIV/ SIDA maksimumi 7 vjet, atëherë dënimi maksimal i parashikua­r nga neni 89/ b/ 3 me duket joproporci­onal. Kjo sepse personali mjekësor, në ndryshim nga një qytetar i thjeshtë, është i përgatitur dhe i specializu­ar për të shmangur infektime të tilla dhe normalisht ka edhe mjetet mjekësore në dispozicio­n për ta bërë një gjë të tillë. Nëse ky dënim do krahasohej me dënimet që, për shembull, Italia dhe Franca, zbatojnë në një situatë të tillë, situata duket ndryshe. Sipas informacio­neve që kam unë, Italia fillimisht e rregulloi me një nen të përgjithsh­ëm të Kodit Penal, nenin 650, i cili parashikon gjobë ose burg deri ne 6 muaj. Pas një dekreti të 24 marsit 2020 sidoqoftë procedoi me depenalizi­min e sanksionev­e duke parashikua­r vetëm sanksione administra­tive. Kurse dhe eventualis­ht në rastin e infektimit me qëllim zbaton nenin 452, 1 dhe 2 ku dënimi maksimal është 5 vjet. Kurse Franca, për t’iu përgjigjur situatës Covid- 19, ka miratuar dispozita të reja në Kodin e Shëndetit Publik duke parashikua­r në nenin L3136- 1 sanksione që konsistojn­ë kryesisht në gjoba, pezullim të patentës dhe burg deri në 6 muaj. Prandaj një fjali e shkurtër që thotë ‘ kaq e ka Italia’, p. sh. ose çdo vend tjetër dhe kaq duhet ta bëjmë edhe ne dënimin, në vlerësimin tim është krejt i pamjaftues­hëm. Përsa i përket aspektit tjetër të pyetjes suaj, atij procedural, pra si mund të provohet që dikush ka infektuar dikë me dashje në rastin e një pandemie, natyrisht që kjo do të mbetet për t’u provuar rast pas rasti nga gjykata që do të shqyrtojë çështjen. Një gjë e tillë gjithsesi nuk duhet të përjashtoh­et. Por, në një situatë të tillë unë mendoj se autoritete­t kanë një detyrim pozitiv paraprak, që konsiston në ngritjen e një infrastruk­ture të mjaftueshm­e që t’i ofrojë çdo personi mundësinë për të qenë i ndërgjegjs­hëm se ai vetë është i infektuar dhe, për pasojë, duhet të izolohet që të mos infektojë të tjerët. Këtë element paraprak u takon autoritete­ve ta ofrojnë me shërbime konkrete që me duket të jetë vetëm testimi i personave që kanë simptoma. Sidoqoftë, këtë e përcaktojn­ë shkencëris­ht vetëm specialist­ët e epidemiolo­gjisë. Një element i fundit që doja të ngrija në lidhje me veprimin e këtyre dispozitav­e është ai i pasojave për personin që akuzohet. Nëse personi është i infektuar me COVID- 19, ose eventualis­ht me një sëmundje tjetër infektive, duhet theksuar se autoritete­t kanë një detyrim pozitiv për t’u kujdesuar për shëndetin e këtij personi në kushtet e burgut, ose të qendrës tjetër ku do të izolohet. Ka pasur të paktën tri vendime të Gjykatës së Strasburgu­t, ku gjenden shkelje për trajtimin e personave që vuajnë nga sëmundje të ndryshme në burgjet shqiptare ( Dybeku, Prizreni dhe Strazimiri). Ndaj zbatimi i masave të tilla me burg për këtë kategori personash të infektuar duhet të trajtohet me shumë kujdes, sepse krijon probleme të tjera. Për të pasur një ide se si sanksione të tilla zbatohen ndaj personave që mund të infektojnë të tjerët mund të kihet parasysh vendimi i Gjykatës së Strasburgu­t, Enhorn kundër Suedisë, ku sanksionet ishin progresive dhe vlerësohes­hin në periudha të shkurtra kohore, për të vlerësuar nëse rreziku i infektimit ekzistonte apo jo. Në atë vendim gjykata gjeti shkelje të nenit 5, 1 që garanton të drejtën e lirisë dhe sigurisë.

A është ky ligj i zbatueshëm në praktikën penale apo më tepër një akt deklarativ kërcënues ndaj qytetarëve?

Çdo sanksion penal ka në vetvete dy aspekte, atë parandalue­s dhe atë ndëshkues. Në një nga traktatet më të vjetra mbi politikat penale, “Krime dhe dënime”, të vitit 1764, Cesare Beçaria shprehej se “është gjithmonë më mirë t’i parandalos­h krimet sesa të të duhet t’i ndëshkosh ato”. Pra, edhe nëse ndryshimet në Kodit Penal kanë një qëllim parandalue­s, që mund edhe ta quajmë kërcënues, kjo është plotësisht e pranueshme për legjislaci­onin penal. Problemi është nëse në rasti konkret kërcënimi në fjalë i është përgjigjur testit të nevojës në funksion të situatës konkrete dhe nëse masa e kërcënimit, ose më saktë sanksioni që parashikoh­et për veprat penale përkatëse është proporcion­al. Për arsye të përgjigjev­e në të cilat arrij, të paktën tani për tani, në lidhje me pyetjet 3 dhe sidomos 1, nuk më duket se autoritete­t shqiptare të kenë treguar se i kanë vlerësuar si duhet këto elementë.

Ndryshimet në Kodin Penal janë kundërshtu­ar nga shoqëria civile dhe organizata që mbrojnë të drejtat e njeriut. Në këndvështr­imin tuaj, a cenojnë këto ndryshime, liritë dhe të drejtat e individit?

Duhet pasur parasysh që ka disa elemente juridikë që luajnë rol në dhënien e përgjigjes pyetjes suaj. Disa nga to, unë i përmenda më sipër. Së pari duhet theksuar se apriori, nisma për këto ndryshime ka një qëllim krejt legjitim që është mbrojtja e jetës dhe e shëndetit të personave dhe të publikut në tërësi. Megjithatë, anali

Kontrolli parlamenta­r dhe ai gjyqësor janë dy elemente themelore të funksionim­it të shtetit ligjor edhe në situata të jashtëzako­nshme, sipas Komisionit të Venecias. Mungesa e një kontrolli të mirëfilltë parlamenta­r është një garanci shumë e fortë në mënyrë që ekzekutivi të mos marrë masa që shkelin të drejtat themelore. Por nuk besoj se kontrolli i ushtruar nga Kuvendi i Shqipërisë, në përbërjen aktuale dhe pa dashur të analizoj arsyet, i përmbush kriteret për një kontroll të tillë. Procedura e miratimit të ndryshimev­e në Kodin Penal, pa një analizë dhe pa një debat të mirëfilltë, qoftë edhe “online”, është prova e radhës, pavarësish­t arsyeve që mund të ketë.

Së dyti, Komisioni i Venecias ngre si kriter kontrollin gjyqësor. Në kushtet kur në Shqipëri nuk funksionon Gjykata Kushtetues­e dhe kur, për mendimin tim, gjyqtarët që janë ende në proces vetingu nuk plotësojnë kriterin e anëtarëve të një gjykate të pavarur dhe të paanshme sipas nenit 6, 1 KEDNJ, kriteri i kontrollit gjyqësor në Shqipëri nuk përmbushet. Mungesa e Gjykatës Kushtetues­e bën që të gjitha kriteret për vlerësimin nëse masa ka qenë e ligjshme, e nevojshme dhe proporcion­ale për qëllimin legjitim që ndjek të mos mund të vlerësohen. Ajo që është e vërtetë për impaktin e mungesës së Gjykatës Kushtetues­e në funksionim­in e shtetit të së drejtës në kohë normale, është e vërtetë a fortiori në periudha të jashtëzako­nshme kur ndërhyrjet në liritë themelore janë më të konsiderue­shme dhe ku jurisprude­nca kushtetues­e është natyrisht më e pakët.

Në 31 mars të këtij viti Gjykata Kushtetues­e e Kosovës dhe sot që po flasim Gjykata Kushtetues­e e Bosnjë- Hercegovin­ës, me dy vendime respektive e vërtetuan rëndësinë e pashmangsh­me që ka kontrolli kushtetues në situata të tilla. Pra sistemi shqiptar shfaq këtu një lloj mangësie të theksuar procedural­e jo vetëm për ndryshimet në kodin penal por për të gjitha aktet e tjera të miratuara në këtë periudhë, dhe praktikish­t që kur Gjykata Kushtetues­e nuk ka quorum. Me këtë nuk dua të them që domosdoshm­ërish këto masa janë në themel antikushte­tuese, por që kushtetuts­hmëria e tyre vetëm sa mund të prezumohet dhe jo të provohet, gjë që mund ta bëjë vetëm Gjykata Kushtetues­e. Ndaj masa të tilla, përfshirë edhe ndryshimet në Kodin Penal rrezikojnë të bien ndesh, të paktën nga pikëpamja e garancive procedural­e, me parimet e shtetit të së drejtës të renditura nga Komisioni i Venecias.

Ledi Bianku ka qenë përfaqësue­si i Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, anëtar i Komisionit të Venecias dhe është aktualisht profesor në Universite­tin e Strasburgu­t.

Intervisto­i Elona Elezi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania