Gazeta Shqiptare

Dy modele të ndryshme perëndimor­e për dialogun

Ndërhyrja e ambasadori­t Grenell dhe vonesa e marrëveshj­es së energjisë tregojnë një gjë: ende nuk ka përgatitje të duhur për negociata serioze

- Veton Surroi

Kosovës dhe atij të Serbisë. Por, nuk është kështu, apo bash kështu.

4. Dialogu për normalizim i Brukselit ishte i strukturua­r ashtu që të mos ishte i strukturua­r. Nënshkruhe­j një marrëveshj­e dhe pastaj fillonin negociatat për implementi­min e saj. Ndërkohë, dilte ndonjë temë tjetër dhe kështu në pakufi. Presidenti i Serbisë, Vuçiç, njohu ndër të parët se çështja e energjisë është çështje sovranitet­i dhe nuk lejoi të ecet më tutje, por kërkoi që të lidhet me “marrëveshj­en përfundimt­are”, ose nëse jo, së paku me krijimin e Asociacion­it të komunave serbe.

Dhe ky rrëfim do të ishte i këtillë po të mos kishte ndërhyrë Gjermania. Çështja e marrëveshj­es së energjisë u shtrua disa herë nga udhëheqja gjermane në nivelet më të larta të Serbisë e Kosovës. Gjermania investoi 75 milionë euro në lidhjen e shpejtë ( interkonek­sionin 400kv) dhe 100 milionë euro në KOSTT. Këtë e bëri si pjesë e nxitjes së zhvillimit ekonomik në regjion, por edhe për stabilizim të rrjetit energjetik evropian. Kur Serbia u bllokua në qëndrimin e vet, ndërsa nuk vazhduan negociatat, Gjermania ndërmori një lobim të suksesshëm që çështja të depolitizo­het e të jetë pjesë e vendimmarr­jes së operatorëv­e të energjisë në nivel evropian. Ka dy vjet që një ekip gjerman merret pa shumë bujë me këtë. Dhe dje, me 22 vota për, 3 kundër dhe 4 abstenime, u fitua e drejta që të menaxhohet energjia elektrike në territorin e Kosovës dhe që kjo energji të mund të vijë e shkojë lirisht nëpër “autostradë­n” e Shqipërisë, e nëpërmjet saj kudo nëpër “autostrada­t” evropiane.

Nuk ishte sukses i komisionit. Ishte korrigjim i mangësive të Brukselit nëpërmjet një politike të vendosur të Berlinit.

5. Çka ndodhi, pra, brenda këtyre dy ditëve dhe dy modeleve diplomatik­e për Kosovën?

Emërtuesi më i shkurtër dhe i lehtë i përbashkët është se mungon një koncept për të ecur më tutje. Cicërimat nuk mund ta zëvendësoj­në ndërtimin e parimeve transatlan­tike për një proces negociator serioz. Dhe, mangësitë që i krijojnë proceset joserioze si ai i Brukselit nuk do të mund të mbulohen gjithherë nga shtete mirëdashës­e apo të interesuar­a për të dhënë zgjidhje.

Karantina është kohë e mirë për të menduar.

“Koha Ditore”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania