Gazeta Shqiptare

Bie kurba e koronaviru­sit, 14 raste të reja brenda 24 orëve

Specialist­ja e ISHP: Nuk mund të themi se piku ka kaluar

- Voltiza Duro

Kurba e COVID 19, ka pësuar rënie brenda 24 orëve të fundit, ndërkohë që një 60 vjeçar nuk ka mundur të fitojë betejën me virusin dhe ka humbur jetën. Ditën e djeshme, Instituti i Shëndetit Publik, në komunikimi­n e përditshëm për mediat, ka bërë me dije se 14 persona kanë rezultuar të infektuar me koronaviru­s pas testimit të 264 personave. Përkatësis­ht 9 raste të reja janë regjistrua­r në Krujë, 4 në Tiranë dhe 1 në Shkodër. "Si çdo ditë, ju bëjmë me dije rezultatet e 24 orëve të fundit sa i takon gjurmimit dhe hetimit epidemiolo­gjik dhe situatën e deritanish­me të përhapjes së COVID- 19. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 264 persona të dyshuar me COVID19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID- 19.

Vijon hetimi epidemiolo­gjik nga ku rezulton se në Krujë janë zbuluar 9 raste të reja, 4 raste pozitive janë në Tiranë, mes të cilëve një në institucio­nin e vuajtjes së dënimit, dhe 1 rast i ri është në Shkodër",- tha në fjalën e saj dr. Marjeta Dervishi, në cilësinë e specialist­es së ISHP- së. Ndërkohë deri në mesditën e se dielës janë testuar 7279 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID- 19, 726 raste. Dy ditë më parë, në vend u shënua shifra më e lartë e të prekurve brenda 24 orësh, 34 të infektuar të rinj. Por a ishte e shtuna e javës që lamë pas piku i epidemisë? "Pavarësish­t shifrave, nuk mund të themi se është piku, pasi kemi të bëjmë me një përhapje në klastera, apo grupe të caktuara, dhe nuk kemi të bëjmë me një përhapje në komunitet. Është theksuar vazhdimish­t hetuar epidemiolo­gjik që po kryhet për të gjitha rastet e konfirmuar­a. Gjatë hetimit kryhet gjurmimi i kontakteve.

Dhe një pjesë e këtyre kontakteve mund të jetë asiptomati­k",- theksoi specialist­ja e ISHP- së.

PACIENTËT E SHËRUAR DHE AKTIVË

Gjatë 24 orëve të fundit, 7

pacientë të tjerë, të gjithë nga Shkodra, i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID- 19 në 410. "Aktualisht në vendin tonë 288 janë persona aktivë me COVID- 19 dhe, siç shihet, numri i

të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshm­e",bëri me dije Dervishi.

VIKTIMAT

Pas vdekjes së 60- vjeçarit mëngjesin e djeshëm, ka shkuar në 28 numri I person

ave që kanë humbur jetën si pasojë e koronaviru­sit. "Mëngjesin e sotëm ( djeshëm) ka ndërruar jetë një pacient 60- vjeçar në spitalin universita­r "Shefqet Ndroqi, i konfirmuar me COVID19, i shtruar prej dy javësh në reanimacio­n, i cili vuante nga disa sëmundje bashkëshoq­ëruese. Deri sot, 28 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor", shtoi specialist­ja e ISHP- së. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 30 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa në spitalin COVID 2 "Shefqet Ndroqi", janë 6 pacientë të shtruar ku 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavion. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 36 pacientë.

APELI PËR QYTETARËT

Ditën e djeshme, Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojn­ë masat e vendosura si e vetmja armë që kanë në dorë për të frenuar përhapjen e infeksioni­t. "Në kushtet e lehtësimit të disa masave është shumë e rëndësishm­e të zbatohen me përpikmëri të gjitha udhëzimet e autoritete­ve shëndetëso­re, të respektohe­t distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacio­n rreth COVID- 19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40",- theksoi Ministria e Shëndetësi­së.

 ??  ??
 ??  ?? Dr. Marjeta Dervishi, specialist­e në ISHP
Dr. Marjeta Dervishi, specialist­e në ISHP

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania