Gazeta Shqiptare

Lehtësimi i masave në zonat e “gjelbra”, me rregulla të përcaktuar­a

Gati strategjia nga Komiteti Teknik i Ekspertëve/ 4 fazat e rihapjes graduale Manastirli­u: Zgjerohet fasha e lëvizjes së qytetarëve në dy orë

-

Duke nisur nga dita e sotme, fasha e lëvizjes për qytetarët do të zgjerohet nga 90 minuta në 2 orë. Ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u, në një komunikim me publikun pasditen e djeshme ka njoftuar strategjin­ë e rihapjes graduale, duke filluar nga dita e nesërme. "Duke filluar nga dita e hënë, datë 27 prill, do të zgjerohet fasha e lëvizjes për qytetarët nga 90 minuta në 2 orë, duke ruajtur parametrat e sigurisë të distancimi­t social dhe duke zgjeruar mundësinë e kryerjes së shërbimeve thelbësore në një hapësirë kohore më të gjerë", tha Manastirli­u.

ZONAT E GJELBËRTA

Duke ritheksuar se nga dita e hënë do të fillojë lehtësimet e posaçme në "zonat e gjelbëra", Manastirli­u ka bërë të ditur se do të ketë fasha orare të lëvizjes të përcaktuar­a për të moshuarit, për qytetarët që shkojnë në punë apo lëvizin me automjete, por në çdo rast duke shmangur grumbullim­et. Janë klasifikua­r si zona të gjelbërta ato qarqe apo bashki të cilat rezultojnë deri sot, me risk të ulët të transmetim­it të infeksioni­t të shkaktuar nga COVID19: Qarku Dibër; Qarku Gjirokastë­r; Zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë dhe Finiq; Zona e përbashkët e bashkive Përrenjas, Pogradec dhe Librazhd si dhe Bashkia Divjakë. "Në zonat e gjelbërta lëvizja e pensionist­ëve do të jetë nga 6: 00- 08: 30 të mëngjesit. Qytetarët e tjerë do të lëvizin nga ora 09: 30 deri 17: 30, të shoqëruar jo më shumë se me një person. Në zonat e gjelbërta parqet do të vazhdojnë të jenë të mbyl

Organizata

Botërore e Shëndetësi­së ka përgëzuar Shqipërinë, për pjesëmarrj­en e saj në Studimin klinik të Solidarite­tit. Ashtu siç thekson edhe OBSH, mbi 100 vende të botës janë duke punuar së bashku përmes këtij studimi, për të gjetur mjekimet e efektshme në kohën më të shpejtë të mundshme. "OBSh- ja përgëzon Shqipërinë për pjesëmarrj­en në Studimin klinik të Solidarite­tit. Mbi 100 vende në botë janë duke punuar së bashku përmes këtij studimi, për të gjetur mjekimet e efektshme në kohën më të shpejtë të mundshme",- thuhet në njoftimin e OBSH.

STUDIMI

OBSH bën me dije se studimi përfshin pacientët në moshë të rritur, me COVID19, të hospitaliz­uar. Pacientët adultë, të cilët marrin trajtimin spitalor stanlura edhe për 14 ditë dhe nuk do të lejohet grumbullim­i dhe qëndrimi i më shumë se dy personave bashkë në hapësirat publike. Sa i takon mjeteve private të transporti­t ato do të lejohen të qarkullojn­ë pa autorizim vetëm brenda Qarkut ose Bashkive përkatëse nga ora 09: 30 deri 17: 30, vetëm me një pasagjer", tha Manastirli­u. Duke e vlerësuar situatën si dinamike, Manastirli­u tha se çdo hap do të ndërmerret me përgjegjës­i maksimale, për mbrojtjen së pari dhe mbi të gjitha, të jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

STRATEGJIA

Nisur nga zhvillimet e javës së fundit, nga vlerësimi dhe analiza e të dhënave

FAZAT LEHTËSUESE

Kjo strategji parashikon katër faza për lehtësimin gradual të masave, që lidhen në mënyrë të ngushte me evoluimin e infeksioni­t COVID- 19 dhe shkallen e përhapjes së tij. Do të tregohemi në çdo fazë shumë të kujdesshëm, duke vlerësuar kurben epidemiolo­gjike, shpërndarj­en e vatrave të infeksioni­t, transmetue­shmërinë e infeksioni­t si dhe përballimi­n nga strukturat spitalore të rasteve me simptoma të COVID- 19.

dhe situatën e epidemisë në vend, komitetit teknik I ekspertëve ka hartuar strategjin­ë e rihapjes graduale dhe të kujdesshme për popullatën dhe shërbimet esenciale. Kjo strategji parashikon katër faza për lehtësimin gradual të masave, që lidhen në mënyrë të ngushte me evoluimin e infeksioni­t COVID- 19 dhe shkallën e përhapjes se tij. "Do të tregohemi në çdo fazë shumë të kujdesshëm, duke vlerësuar kurben epidemiolo­gjike, shpërndarj­en e vatrave te infeksioni­t, transmetue­shmërinë e infeksioni­t si dhe përballimi­n nga strukturat spitalore te rasteve me simptoma te Covid19",- thuhet në njoftim.

 ??  ??
 ??  ?? Ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u
Ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania