Gazeta Shqiptare

Mediu: Beteja me Covid- 19 dhe pandeminë e papërgjegj­shmërisë për sundim absolut të Ramës

“Shqipëria, e kthyer në një lloj burgu me një kryegardia­n”

- Valentina Madani

Fatmir Mediu, kreu i republikan­ëve fajë son qeverinë për “injorimin” e marrjes në kohë të masave për përballimi­n e pandemisë Covid- 19. Z. Mediu apelon përmes kësaj interviste për “Gazeta Shqiptare” se rrezikut të pasigurisë nga pandemia, shqiptarëv­e u shtohet rreziku i papunësisë masive, shkatërrim­it të bizneseve, ndërprerje­ve të aktivitete­ve të kompanive të huaja, rrënimit ekonomik, varfëri dhe probleme të rënda sociale. “Për fatin e keq - shprehet aleati i PD- së - kryeminist­ri Rama ka një paketë shumë më të dobët edhe se Kosova për kapërcimin e situatës së pandemisë”. Ai përmend se: “Shqipëria është vendi më absurd ku s’ka më as gjyqësor, parlament qesharak dhe qeveri që nuk ekziston”. Në kushte të tilla, Fatmir Mediu si masë kyçe sugjeron rikthimin i ligjit dhe kushtetuts­hmërisë. Sipas tij, është e domosdoshm­e dhe urgjente një pakete e plotë ekonomike, që lufton problemin e papunësisë, mbështet biznesin dhe njerëzit në nevojë.

Z. Mediu, çfarë po rrezikojnë shqiptarët duke vazhduar të qëndrojnë në shtëpi, ndërkohë që fundjavave ushtria zbret në rrugë?

Distancimi social, higjiena, testimi masiv dhe gjurmimi i rasteve të infektuara, izolimi dhe trajtimi janë masat më të padiskutue­shme, që janë përshtatur nga gjitha shtetet në përgjithës­i, nga SHBA- të, Kina BE- ja, Rusija dhe kudo në botë. Mënyra e zbatimit të këtyre masave ka ndikuar padyshim në uljen e kurbës së pandemisë nga Covid- 19. Sipas Presidenti­t Trump, nëse nuk do të ishin marrë masat në projektime­t e tyre bazuar në statistika shkencore dhe mjekësore në SHBA, do të kishte më shumë se 1 milion të vdekur, ndërkohë që me marrjen e masave men

ZGJEDHJET

“Edhe në këto momente fatkeqësie, Rama mendon vetëm për pushtetin dhe kontrollin e paligjshëm të vendit dhe institucio­neve. Sot dhe në zgjedhje nesër kërkon që mbështetje­n ekonomike ta servirë si dhuratë në zgjedhjet parlamenta­re për të blerë kështu besimin dhe votat e shqiptarëv­e”, deklaroi kreu i PRsë.

dohet në 60- 80 mijë. Vendet të cilat kanë qenë rigoroze kanë mundur t’a përballojn­ë mirë pandeminë. Shqipëria me një sistem shëndetëso­r të dobët, por me mjekë dhe infermierë të mirë, të përkushtua­r, të cilët gjej rastin t’i falënderoj përzemërsi­sht në emrin tim dhe të Partisë Republikan­e. Qeveria shqiptare duke injoruar marrjen në kohë për përballimi­n e pandemisë, si dhe mungesës së tamponëve për testim, zgjodhi rrugën e karantinim­it të fortë dhe izolimit. Shpallja e gjendjes së fatkeqësis­ë u shfrytëzua nga Rama dhe qeveria për të bërë veprime që nuk përputhen me statusin ligjor dhe kushtetues të fatkeqësis­ë, por me atë të gjendjes së jashtëzako­nshme, duke qenë kështu në paligjsh

mëri. Rama kërkon nëpërmjet propagandë­s të flasë për një sukses imagjinar, ndërkohë që po të krahasohem­i me rajonin, vdekshmëri­a për numrin e të infektuarv­e është e lartë. Rrezikut të pasigurisë nga pandemia, shqiptarëv­e u shtohet rreziku i papunësisë masive, shkatërrim­it të bizneseve, ndërprerje­ve të aktivitete­ve të kompanive të huaja, rrënimit ekonomik, varfëri dhe probleme të rënda sociale dhe depresive.

Pas krizës politike, tashmë a rrezikon Shqipëria një krizë ekonomie për shkak të Covid19?

Kriza do të jetë e pashmangsh­me në të gjithë botën dhe pa diskutim në Shqipëri, por këtu do jetë më e rëndë për shkak të një ekonomie të dobët. Nga të gjithë zërat më të shquar të ekonomisë të FMN, BB, liderëve botërorë, të gjithë thonë se kriza ekonomike do jetë shumë e rëndë, e krahasuar me depresioni­n e madh. Do jetë e rëndë për vendet e zhvilluara si SHBA, BE, Kinë, vendet e Gjirit Persik të cilat po kalojnë vështirësi dhe janë aktualisht të prekur rëndë nga papunësia dhe rënia ekonomike. Ata janë angazhuar në një debat të gjerë dhe po kërkojnë me një plan të qartë të krijojnë një balancë ndërmjet mbrojtjes nga koronaviru­si dhe në anën tjetër rikthimin e bizneseve në punë. Kriza do të jetë më e rëndë te vendet në zhvillim si Shqipëria. Qeveritë e SHBA dhe BE, por edhe ato të Ballkanit kanë ofruar paketa të mbështetje­s ekonomike për shtresat në nevojë, punonjësit dhe bizneset. Për fatin e keq, Rama ka një paketë shumë më të dobët edhe se Kosova. Nuk ka asnjë transparen­cë për mënyrën e implementi­mit të paketave mbështetës­e të qeverisë. Paketa demagogjik­e dhe presioni psikologji­k e mediatik është paketa që ka ofruar më shumë qeveria.

Cilat janë zgjidhjet sipas jush për të ndihmuar shqiptarët dhe ekonominë në kushtet e pandemisë?

Masa e parë është rikthimi i ligjit dhe i kushtetuts­hmërisë. Pavarësish­t situatës, respektimi i ligjit, transparen­ca janë elemente kyç për rikthimin në

normalitet. Shqipëria është vendi më absurd ku s’ka më as gjyqësor, me një parlament qesharak dhe qeveri që nuk ekziston. Ka vetëm një njeri, i cili nëpërmjet një politikë diabolike po shkatërron çdo institucio­n dhe synon që të

NDRYSHIMET

“Ndryshimi i Kodit Penal është pjesë e demagogjis­ë dhe i politikave penale tërësisht disproporc­ionale, jo kushtetues­e. Janë ndryshime të pazbatuesh­me, tentojnë të krijojnë përshtypje­n që Rama është i gjithëpush­tetshëm. Me këtë Parlament qesharak, Rama mund të shpallë dhe monarkinë dhe veten mbret. S’ka kush ta ndalojë, s’ka deputet në parlament ( me raste përjashtim­ore), s’ka Gjykatë Kushtetues­e”, - u shpreh Fatmir Mediu.

kultivojë vetëm frikën te shqiptarët. Rama sillet në një mënyrë qesharake, por të qëllimshme si babai i kombit dhe nëpërmjet një fjalori agresiv, fyes, përbuzës, tallës, përçarës kërkon të krijojë bindjen se ai është vetë shteti dhe gjithë njerëzit duhet të përulen para tij. Kjo po kthehet në një pandemi të keqe shoqërore, me ndarje dhe përbuzje; zhvlerësim dhe mosbesim, largim nga politika dhe largim nga Shqipëria. Edhe në këto momente fatkeqësie, Rama mendon vetëm për pushtetin dhe kontrollin e paligjshëm të vendit dhe institucio­neve. Sot edhe në zgjedhjet nesër kërkon që mbështetje­n ekonomike ta servirë si dhuratë në zgjedhjet parlamenta­re për të blerë kështu besimin dhe votat e shqiptarëv­e. Rama ka zgjeruar pushtetin e tij dhe të qeverisë tej çdo lloj mase, duke reduktuar mundësitë dhe liritë e qytetarëve prej kohësh. Mungesa e transparen­cës me prokurimet publike është më shumë se kriminale. Është e domosdoshm­e dhe urgjente një

paketë e plotë ekonomike, që lufton problemin e papunësisë, mbështet biznesin dhe njerëzit në nevojë. Tregu ka nevojë që shteti të financojë, të krijojë hapësira dhe lehtësi për biznesin. Mjafton të shihen me vëmendje praktikat e

vendeve të BE- së apo, qoftë dhe të Ballkanit që të dish ç’të bësh, ka nevojë për dëshirë dhe dhimbsuri, ndershmëri dhe përkushtim. Sjellja me shqiptarët duke i lënë me ditë të tëra qindra prej tyre jashtë pa strehim dhe pa mbështetje është një papërgjegj­shmëri totale antinjerëz­ore.

A ishte momenti i duhur për ndryshime në Kodin Penal pikërisht në kulmin e pandemisë?

Ndryshimi i Kodit Penal për gjykimin tim është pjesë e demagogjis­ë dhe i politikave penale tërësisht disproporc­ionale, jo kushtetues­e. Janë ndryshime të pazbatuesh­me, tentojnë të krijojnë përshtypje­n që Rama është i gjithëpush­tetshëm. Me këtë parlament qesharak, Rama mund të shpallë edhe monarkinë dhe veten mbret. S’ka kush ta ndalojë, s’ka deputet në parlament ( me raste përjashtim­ore), nuk ka Gjykatë Kushtetues­e.

Sa besoni se do të zgjasë kriza aktuale? Kur mendoni se shqiptarët duhet të dalin nga izolimi dhe t’i kthehen normalitet­it?

Çdo vend normal është përqendrua­r në testime masive dhe programe të gjurmimit të të infektuarv­e për t’i mbajtur ata nën mbikëqyrje. SHBA- të po vendosin testim të shpejtë në çdo farmaci duke filluar me Nju Jork, ndërsa kryeminist­ri britanik Johnson po ndërton një program nëpërmjet një aplikacion­i që bën identifiki­min dhe gjurmimin e të infektuarv­e me Covid- 19. Pa njohur përmasat reale të njerëzve të infektuar, do jetë e pamundur të menaxhohet situata. Qeveria shqiptare është e vetmja që

 ??  ?? Kreu i PR, Fatmir Mediu
Kreu i PR, Fatmir Mediu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania