Gazeta Shqiptare

Ilir Meta viziton vendlindje­n: Çepani dha kontribut për Luftën Antifashis­te

Presidenti bashkë me zëdhënësin: Së shpejti në Blush

-

Pasi

vizitoi kanionet e Osumit, Presidenti Ilir Meta ditën e djeshme shfaqet në vendlindje­n e tij, në Çepan të Skraparit. Meta ka shfrytëzua­r të dielën për të qenë në fshatin e tij, ndërsa ka lënë për pak çaste mënjanë pa politikën. Kreu i shtetit përmes një videoje nga ky fshat, përshëndet shqiptarët dhe iu uron atyre një ditë të mbarë.

“Përshëndet­je të gjithëve, nga Çepani, vendli- ndja ime. T’ia kaloni sa më mirë sot”, shprehet Meta në video, ku shihet mes natyrës.

Presidenti Ilir Meta jep një lajm të hidhur në “Facebook”, teksa shkruan se komuniteti i Çepanit ka humbur një nga drejtuesit më të shquar dhe me kontribute të mëdha për shumë dekada, Servet Bashon.

Kreu i shtetit shkruan se ka vizituar sot djalin e të ndjerit “për t’i shprehur ngushëllim­et, por edhe mirënjohje­n që ruan traditat më të mira të familjes së tij dhe mbarë këtij komuniteti patriot”.

MESAZHI I METËS:

Në këto javë të veçanta edhe komuniteti i Çepanit humbi një nga drejtuesit më të shquar dhe me kontribute të mëdha për shumë dekada, z. Servet Basho. Evidentimi prej tij i kontribute­ve të jashtëzako­nshme që kjo trevë dhe Çepani në veçanti dha gjatë Luftës Antifashis­te mbeten me shumë vlerë edhe për të ardhmen. Sot vizitova djalin e tij, Isain, për t’i shprehur ngushëllim­et e mia, por edhe mirënjohje­n që ruan traditat më të mira të familjes së tij dhe mbarë këtij komuniteti patriot dhe punëdashës.

Më tej, duke publikuar foto në “Facebook” nga natyra e mrekullues­hme,

Meta na tregon se e ka shoqëruar në këtë vizitë në Çepan zëdhënësi i tij, Tedi Blushi, me të cilin tregon se do të vizitojnë së shpejti edhe Blushin. “Me Tedin sot në Çepan dhe së shpejti në Blush”, shkruan Meta.

 ??  ?? Presidenti Ilir Meta me zëdhënësin e tij, Tedi Blushi
Presidenti Ilir Meta me zëdhënësin e tij, Tedi Blushi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania