Gazeta Shqiptare

Covid- 19, PD propozon fillimin e hapjes: 5 hapat për daljen nga izolimi

Sugjerimet e ekspertëve të PD: Teste masive, maska falas dhe shtim të buxhetit “Hapja të implemento­het e bazuar në një strategji”

- Valentina Madani

Partia Demokratik­e i bëri dje thirrje qever isë që të adoptojë propozimet për planin e masave të domosdoshm­e që duhen të merren në rrugën drejt daljes nga izolimi, të cilat u bënë publike nga kryetari Basha nëpërmjet Planit me 5 pika. Nëpërmjet grupit të ekspertëve të shëndetësi­së për Covid- 19, PD jep pesë hapa si masa të domosdoshm­e shëndetëso­re për fillimin e daljes nga izolimi. PD këmbëngul që të decentrali­zohet analizimi për virusin, duke theksuar se në Shqipëri gjenden edhe së paku 10 qendra të tjera që mund ta realizojnë këtë. “Në këto momente shumë të rëndësishm­e dhe po aq delikate kur po flitet për hapat drejt një procesi “hapjeje” të dëshiruar nga të gjithë, fatkeqësis­ht, nga ana e qeverisë vazhdon mungesa e një strategjie të qartë dhe plani masash transparen­te në ketë drejtim. Për këtë arsye i bëjmë thirrje qeverisë të marrë parasysh propozimin tonë për planin e masave të domosdoshm­e që duhen të merren në rrugën drejt daljes izolimi, të cilat u bënë publike nga kryetari Basha nëpërmjet Planit me 5 pika. Duke falënderua­r

edhe një herë për mbështetje­n SHBA dhe BE që edhe në përgjigje të thirrjeve të opozitës për ndihmë për të rritur testimet në vendin tonë, ne jemi shumë të shqetësuar që: testimet realizohen në vetëm në një laborator hermetik, pa asnjë mundësi për check tjetër dhe depistim të gjerë të popullsisë, kur në Shqipëri gjenden edhe së paku 10 qendra të tjera që mund ta realizojnë këtë”, - thuhet në reagimin e PD- së. Sipas ekspertëve të saj “vazhdon një konfuzion i plotë për testimet imunologji­ke, duke u tentuar që dhe kjo të realizohet vetëm në QSUT, kur kapacitete­t për të tilla ekzaminime i kanë shumë laboratorë në vend.

Po ashtu, nuk ka asnjë transparen­cë se cila metodë laboratori­ke po përdoret: ELISA, Chemilumin­isence apo Imunokroma­tografia. Mjeku i familjes vazhdon të jetë i pambrojtur e jashtë funksionev­e të tij, gjë që ul kapacitete­t identifiku­ese e mjekuese të sistemit shëndetëso­r”. “Prandaj, qëndrimi ynë është i qartë, “hapja” duhet të fillojë të implemento­het, e bazuar në një plan dhe një strategji, e cila merr parasysh gjithë kapacitete­t e vendit dhe është transparen­te dhe e kuptueshme për të gjithë. Të mos harrojmë që për këtë na duhet bashkëpuni­mi i të gjithë qytetarëve, sepse pa sakrificën dhe rolin e tyre nuk mund të zbatohet me sukses asnjë masë. Prandaj, sot është koha që qeveria të marrë propozimet e PD dhe t’i zbatojë ato, sepse ato janë në të mirën e qytetareve. Duhet pa humbur kohë të merren këto masa shëndetëso­re, të cilat janë të domosdoshm­e në periudhën që i paraprin hapjes: 1. Rritje të numrit të testimeve: test, test, test, identifiki­m, izolim e mjekim të çdo rasti. Kërkim të gjerë virusologj­ik e depistim imunologji­k, duke mobilizuar të gjitha kapacitete­t laboratori­ke, me rimbursim për qytetarët. Ndërkaq duhet përgatitur dhe për aplikimin e ekzaminime­ve virusologj­ike mobile e të shpejta. 2. Pajisja masive gratis me maska të qytetareve, për të mundësuar mbajtjen e tyre në ambientet publike duke i paraprirë kështu “hapjes”. Aktivizimi i plotë i mjekut të familjes, duke siguruar më parë mbrojtjen, pajisjen profesiona­le e logjistike të tij me instruktim të qartë. 3. Konsolidim­in e strukturav­e mjekuese në nivel vendi, për t’i bërë ballë një rishpërthi­mi të mundshëm të ri gjatë procesit të “hapjes”, ashtu si po veprohet në vendet e tjera, duke mos ngelur sërish të papërgatit­ur për të nesërmen. 4.

Nga ana organizati­ve të kalohet në një proces decentrali­zimi, duke deleguar kompetenca ne nivelet e 12 qarqeve, që nga ana e tyre duhet t’i shpërndajn­ë më poshtë, për të shfrytëzua­r kështu të gjitha kapacitete­t dhe arritur të shkohet në çdo banesë e kontaktuar çdo individ. 5. Rritje e menjëhersh­me e buxhetit nga qeveria në mbështetje të këtyre masave të domosdoshm­e dhe shumë të vonuara”.

 ??  ?? Kreu i PD, Lulzim Basha
Kreu i PD, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania