Gazeta Shqiptare

Hapet blloku i dytë i bizneseve, lista

Nis shërbimi taksi, DPSHTRR njofton rregullat për shoferët dhe pasagjerët Subjektet duhet të aplikojnë në ‘ e- Albania’ për të dokumentin

- Ornela Manjani

Nga dita e sotme do të hapet blloku i dytë i bizneseve nga ora 05: 00 deri në 17: 30. Subjektet mund të nisin punë vetëm pasi të kenë plotësuar dhe zbatuar protokolle­ve të miratuara, duke siguruar kushtet e detyrueshm­e higjiena sanitare dhe respektimi­n e distancimi­t fizik, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe punonjësve. Bizneset që janë pjesë e kësaj liste të dytë duhet të aplikojnë në portalin e- albania dhe dokumenti i marrë, i cili shërben për të vërtetuar që është biznes i miratuar nga Ministria e Shëndetësi­së, është i detyrueshë­m që të afishohet në ambientet e biznesit në rast kontrolli. Vendimi për hapjen e këtyre subjekteve kthen në punë 27 mijë punonjës.

LISTA

Kategoritë e bizneseve që do të lejohen të ushtrojnë aktiviteti­n e tyre duke respektuar protokolle­t e miratuara që janë të publikuara në e- albania. Të hënën në datë 27 prill do të lejohen të ushtrojne aktivitete­t nga ora 05: 00- 17: 30 bizneset si: dyqanet e veshjeve, të tekstileve, të këpucëve dhe artikujve prej lëkure, dyqanet që tregojnë mobilje, pajisje të ndriçimit dhe artikujve shtëpiakë, dyqanet e luleve, bimëve, të kafshëve të shtëpisë dhe ushqimit të tyre në dyqane të specializu­ara, shërbimi taxi, dyqanet e pajisjeve elektronik­e, lodrave për fëmijë, pajisjet sportive, pajisjet e telekomuni­kacionit.

TAKSITË

Drejtoria e Përgjithsh­me e Shërbimeve të Transporti­t Rrugor ka bërë me dije se duke filluar nga data 27 prill, do të rifillojnë shërbimet me taksi vetëm për lëvizjet brenda qytetit. Shoferë dhe pasagjerë duhet të respektojn­ë masat dhe protokolle­t e sigurisë të ndërmarra në situatën e emergjencë­s COVID- 19. Drejtoria e Përgjithsh­me e Shërbimeve të Transporti­t Rrugor njofton se shoferi dhe pasagjeri duhet të jenë të pajisur me maska, doreza dhe dezinfekta­nt dhe se, gjithashtu, pasagjeri duhet të ulet mbrapa dhe diagonalis­ht me shoferin e mjetit. "Lejohet vetëm 1 klient në automjet. Përjashtim rastet nga e njëjta familje dhe të shoqërimit me të mitur apo persona me paaftësi! Kondicione­ri duhet të jetë i fikur dhe ajrosja të jetë natyrale. Dritaret e mjetit të qëndrojnë pakëz hapur. Mbuloni gojën dhe hundën me një pecetë ose bërryl kur kolliteni apo kur teshtini. Shmangni prekjen e syve, hundës ose gojës me duar të palara. Pas pagesës me kartë/ cash, shoferi dhe pasagjeri duhet të dezinfekto­jnë duart. Pas çdo pasagjeri, shoferi të dezinfekto­jë: timonin, dorezat e dyerve të mjetit, sedilet, rripat e sigurimit, kontrollet e dritareve, butonin e bagazhit, etj."- thuhet në njoftim.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania