Gazeta Shqiptare

Thyejnë masën e sigurisë dhe konfliktoh­en, përfundojn­ë në pranga dy persona

Kapet 15- vjeçari që ndihmoi të fshihte armën

-

POGRADEC

- Policia e Pogradecit ka arrestuar dy persona si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pas një sherri të ndodhur në zonën e Tushemisht­it. Në pranga kanë rënë dy të rinj, 26- vjeçari J. P dhe 15- vjeçari A. P, ndërsa është shpallur në kërkim kushëriri i këtij të fundit 38- vjeçari A. P.. Sipas uniformave blu, 26vjeçari dhe 38- vjeçari kanë thyer masën e sigurisë dhe janë konfliktua­r me njëri- tjetrin, ndërsa i mituri ka tentuar të arratiset nga shtëpia e kushëririt me armë zjarri, municione dhe kokainë.

“Shërbimet e Komisariat­it të Policisë Pogradec, në bazë të informacio­neve të siguruara në rrugë policore, në bashkëpuni­m me Forcat e Posaçme Operaciona­le në DVP Korçë, se shtetasit A. P., dhe J. P., kishin thyer të dy masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” pasi po konfliktoh­eshin me njëritjetr­in dhe se njëri prej tyre dyshohej se posedonte armë zjarri dhe drogë, kanë organizuar dhe finalizuar operacioni­n policor të koduar “Tushemisht­i”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: J. P., 26 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec dhe A. P., 15 vjeç, banues në Pogradec. Si edhe u shpall në kërkim: A. P., 38 vjeç, banues në Tushemisht, i cili mundi të largohej në momentin e ndërhyrjes së Policisë.

Gjatë kontrollit të banesës të 38- vjeçarit në fshatin Tushemisht, Policia ka kapur në flagrancë kushëririn e tij të mitur A. P., i cili ishte urdhëruar nga shtetasi i shpallur në kërkim, për t’i larguar nga banesa një armë zjarri tip pistoletë me municion dhe një sasi prej 47 gr. lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të cilat iu sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale”, raportoi policia. Ndërsa mësohet se puna për kapjen e 38vjeçarit, A. P. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan

Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e”; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”; “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Kanosja”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania