Gazeta Shqiptare

Masakroi fqinjin me thikë pas sherrit për dritën e shkallës, lihet në burg 65- vjeçari

Agresori e fshehu armën në tualet, e ‘ tradhtuan’ njollat e gjakut në dorezën e derës Autori Apostol Bollozhga mohon krimin: S’e bëra unë

-

Gjykata e Korçës ka dhënë dje masën e sig urisë ‘ arrest me burg’ për autorin e vrasjes e 67vjeçarit Petrika Treska. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes në lagjen nr. 7 të qytetit të qytetit juglindor. Ndërkohë, mësohet se 65- vjeçari Apostol Bollozhga nuk e ka pranuar krimin para trupit gjykues, që u kryesua nga Seladin Pysqyli. Gjatë seancës së djeshme, autori ka mohuar krimin, duke u shprehur: S’e bëra unë. Ndërsa avokati i tij, Arben Lena. ka deklaruar: “Deri më tani nuk ka asnjë element të detajuar që lidhet me ngjarjen. Hetimet janë në fazën e parë dhe gjykata ka vendosur masën ‘ arrest me burg’. Në të gjitha ngjarjet provat formohen gjatë hetimit. Tani janë mbledhur disa prova. I pandehuri është shprehur gjatë seancës dhe deklaroi se nuk e pranon veprën penale”, tha avokati i të pandehurit, Arben Lena. Bollozhga akuzohet se vrau fqinjin e tij brenda banesës së këtij të fundit me thikë, pas sherrit për dritën e shkallës së pallatit, ndërsa u kap nga policia disa orë pas ngjarjes.

NGJARJA

Vrasja e Petrika Treska në Korçë, është kryer me gjakftohtë­si absolute nga Apostol Bozhgoli, i cili pasi ka qëlluar komshiun 9 herë me thikë brenda në banesë, është larguar një kat më lart në apartament­in e tij, ka mbyllur derën dhe më pas është shtrirë e ka fjetur. Krimi që tronditi javën që shkoi qytetin e Korçës ka ndodhur për motive të dobëta, ku shkak ka qenë një llambë në shkallët e pallatit. Treska

VRASJA

Më 23 prill, Perikli Treska u qëllua 9 herë me thikë nga 65- vjeçari Apostol Bozhgolli, pranë banesë së tij në lagjen nr. 7 të qytetit të Korçës. 67- vjeçari u gjet i shtrirë në rrugë nga gruaja e tij dhe u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi të shpëtonte. Shkak i ngjarjes ka qenë sherri për dritën e shkallës. Mësohet se gjatë përleshjes, viktima ka marrë 5 plagë në kurriz, 3 në gjoks, 1 në zemër, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen. Autori është arrestuar nga policia.

KONFLIKTI

Krimi që tronditi qytetin e Korçës ka ndodhur për motive të dobëta, ku shkak ka qenë një llambë në shkallët e pallatit. Treska është vrarë sapo bashkëshor­tja e tij ishte larguar nga shtëpia në drejtim të banesës së nënës së saj, e cila ishte e sëmurë. Kur është kthyer në shtëpi, gruaja ka gjetur burrin të shtrirë në korridor. Apostol Bozhgoli, është një person që kishte konflikte me të gjithë banorët e pallatit ku banonte, për shkak edhe të çregullime­ve mendore që ai kishte.

është vrarë sapo bashkëshor­tja e tij ishte larguar nga shtëpia në drejtim të banesës së nënës së saj, e cila ishte e sëmurë. Kur është kthyer në shtëpi, gruaja ka gjetur burrin të shtrirë në korridor. Apostol Bozhgoli, është një person që kishte konflikte me të gjithë banorët e pallatit ku banonte, për shkak edhe të çregullime­ve

mendore që ai kishte. Por konflikti me Petrika Treskën ka qenë fatal për këtë të fundit, pasi 67- vjeçari është qëlluar 9 herë me thikë brenda në banesën e tij, nga Apostol Bozhgoli. Sipas policisë së Korçës, Bozhgoli ka vepruar me gjakftohtë­si. Ai pasi ka lënë të shtrirë dhe të mbytur në gjak në korridor Petrika Treskën, qetësisht është larguar në banesën e tij pa u vënë re, nga banorët e tjerë të pallatit. Por Bozhgoli në ikje e sipër ka kryer një gabim fatal që do të sillte identifiki­min e këtij personi, megjithëse ai pas vrasjes u shtri në krevatin e tij dhe flinte. Ndërsa një kat më poshtë dergjej i pajetë, trupi i Petrika Treska. Bozhgoli ka lënë njolla gjaku në dorezën e derës së apartament­it të tij, njolla këto që janë vërë re nga punonjësit e policisë. Menjëherë është krijuar dyshime se pikërisht në këtë apartament ka hyrë vrasësi i 67- vjeçarit Petrika Treska. Efektivët e policisë kriminale, kanë trokitur disa herë në derën e apartament­in duke bërë thirrje nga jashtë se janë “Policia”, dhe të zotët e shtëpisë duhet të hapnin derën dhe të jepnin sqarime. Por çuditërish­t nga brenda shtëpisë nuk vinte asnjë reagim. Gjatë kësaj kohe autori i krimit kishte arritur të merrte të gjitha masat, pasi kishte larë thikën e krimit dhe e kishte fshehur atë në një pjesë të tualetit të apartament­it. Pas këtij veprimi ishte shtrirë për të fjetur. Pas disa orë orvatje për të hyrë në banesë, oficerët e policisë së Korçës, kanë kërkuar ndihmën e zjarrfikës­eve për të hapur derën e blinduar të shtëpisë. Megjithatë, me të mbërritur në vendngjarj­e, zjarrfikës­it kanë sugjeruar që hyrjen në apartament­in e autorit të dyshuar të krimit, ta realizonin nga ballkoni i apartament­it, duke përdorur shkallët. Një zjarrfikës, ka hyrë në apartament dhe ka konstatuar se njeriun që kërkonte policia për disa orë, ishte pikërisht brenda në shtëpi dhe qëndronte i shtrirë në krevat i mbuluar me një batanije. Bozhgoli është zgjuar nga “gjumi” dhe ka filluar të kërkojë llogari se pse kishin hyrë në banesë nga ballkoni, por zjarrfikës­i i ka pohuar se një gjë të tillë e ka kryer me urdhër nga policia. Më tej është hapur dera dhe në banesë kanë hyrë oficerët e policisë së Korçës, të cilat kanë kryer veprimet e nevojshme procedural­e, duke konstatuar njolla gjaku në një nga divanet e apartament­it, sekuestrua­r një thikë të fshehur në ambientet e tualetit. Njëherësh është kryer dhe arrestimi i Apostol Bozhgolit, i cili fillimisht nuk ka pranuar autorësinë e krimit, por më pas ka pranuar gjithçka, duke treguar se shkak i kësaj vrasje ka qenë një grindje për ndriçimin e shkallës së pallatit. Momentalis­ht policia dhe prokuroria e Korçës kanë ngritur ndaj Bozhgolit akuzën e “Vrasjes me dashje”.

 ??  ?? Viktima Petrika Treska
Viktima Petrika Treska

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania