Gazeta Shqiptare

Rrahën me grushte dhe goditën me sqepar të riun, arrestohen efektivi i policisë dhe shoku i tij

I dhunuari: S’kishim konflikte, vajza që kisha në makinë nuk ka lidhje me ngjarjen SHÇBA: Thyen karantinën, ngjarja ndodhi për motive të dobëta

-

Një ditë pasi u përf shinë në një sherr në mes të qytetit të Fierit, një punonjës policie, dhe shoku u tij janë prangosur. Mësohet se SHÇBA ka prangosur oficerin e Patrullës së Përgjithsh­me në Stacionin Policor Roskovec, Anxhelo Bardhi si dhe qytetarin Daniel Rista, të cilët goditën për motive të dobëta një person në qendër të qytetit. Ky i fundit është vëllai i vajzës, i cili ishte nën shoqërinë e administra­torit të portalit, Xhoel Osmënaj që mendohet se ka qenë edhe shkak i sherrit. Mësohet se ka qenë Rista që ka goditur fillimisht Osmënaj, pasi ishte në makinë me motrën e tij, dhe më pas ka ndërhyrë edhe Bardhi, ku sherri ka agravuar deri në përdorimin e sendeve të forta. Sipas policisë, ata akuzohen për veprat penale të “Kanosjes”, “Prishjes së qetësisë publike” dhe “Shkatërrim­it të pronës” kryer në bashkëpuni­m. Po ashtu, dje drejtori i përgjithsh­ëm i policisë, Ardi Veliu pezulloi nga detyra policin, për shkak të ngjarjes ku u përfshi. Ndërkohë, administra­tori i portalit, Xhoel Osmënaj, jep një tjetër version të ngjarjes. Ai thotë se vajza që ishte në makinë i nuk ka lidhje me ngjarjen, teksa shprehet se autorët i njihte thjesht si fytyrë dhe nuk e di motivin se përse është qëlluar. Osmënaj tregon se ai ishte duket bërë mbledhje pune, ku priste gazetarët për të raportuar mbi COVID- 19, dhe se autorët nuk i thanë asgjë, vetëm filluan t’i thyenin xhamin e makinës dhe ta qëllonin.

NGJARJA NË QENDËR TË FIERIT

“Mbrëmë rreth orës 20: 00 punonjësi i policisë A. B. dhe shoku i tij, shtetasi D. R., në qendër të Fierit, kanë goditur me mjete të forta dhe grushte shtetasin Xh. O., duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se shkak ishin motive të dobëta. Përveç dëmtimeve fizike, dy agresorët kanë dëmtuar mjetin e të riut. Një patrullë policore ndërhyri menjëherë në vendngjarj­e dhe i shoqëroi në Komisariat, duke parandalua­r përshkallë­zimin e ngjarjes. Ndërkohë Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit e pezulloi menjëherë nga detyra Inspektori­n. Pamjet filmike të ngjarjes janë administru­ar në cilësinë e provës materiale në funksion të hetimeve.

Të gjitha veprimet e kundraligj­shme dhunuesit i kanë kryer duke thyer fashat orare të përcaktuar­a në aktet ligjore në fuqi për gjendjen e jashtëzako­nshme, fakt ky i dënueshëm”, njoftoi policia lokale. Ndërsa mësohet se veprimet proceduria­le u kryen në prani dhe në drejtimin e Prokurorit dhe materialet hetimore i kaluan për hetime të mëtejshme Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

SHÇBA gjen rastin të falënderoj­ë qytetarët dhe median për bashkëpuni­min dhe fton këdo të telefonojë falas në 0800 90 90 për çdo shkelje apo abuzim të punonjësve të Poli

DËSHMIA E XHOEL OSMËNAJ

“Nuk kam pasur asnjë konflikt me policin shokun e tij. Ata na zunë rrugën me makinë dhe nisën të gjuanin me sqepar”. Kështu deklaroi Xhoel Osmënaj, i cili ra dy ditë më parë pre e dhunës së një punonjësi policie dhe shokut të këtij të fundit. Në një inter

RRËFIMI I TË RIUT

“Nuk është se kishim pasur konflikt të përparshëm. Ndaluan dhe na prenë rrugën aty ku mblidhen gazetarët për të raportuar për COVID- in. Në atë moment dolën dy persona, polici dhe një person tjetër, që kishin një sqepar në dorë dhe nisën të thyenin xhamin përpara. Më pas xhamin e pasagjerit dhe më pas po më godisnin dhe mua. Unë po mundohesha që të mbrohesha. Më pas erdhi dhe patrulla e policisë. Me ata persona nuk kemi pasur debate më herët. I njihja si fytyra. Më qëlluan automjetin dhe unë pata disa fraktura. U kapën në atë moment, pa thënë asnjë fjalë. Vajza që kisha në makinë është një e afërmja ime, s’ka lidhje me këtë çështje”,- tha dje Xhoel Osmënaj

vistë për “Gazeta Shqiptare”, i riu tregoi se ka marrë disa fraktura në fytyrë, ndërsa mjeti i tij është dëmtuar. Ai tha se nuk kishte asnjë konflikt me personat e përfshirë në sherrin që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në mes të qytetit të Fierit, ndërsa theksoi se policin e njihte vetëm si fytyrë. Mes të tjerash djali ka mohuar se sherri me oficerin e Patrullës së Përgjithsh­me në Stacionin Policor Roskovec,

Anxhelo Bardhi, ishte për një femër. Ai u shpreh se vajza që ishte në ato çaste në makinë me të ishte një e afërmja e tij. “Nuk është se kishim pasur konflikt të përparshëm. Ndaluan dhe na prenë rrugën aty ku mblidhen gazetarët për të raportuar për COVID- in. Në atë moment dolën dy persona, polici dhe një person tjetër, që kishin një sqepar në dorë dhe nisën të thyenin xhamin përpara. Më pas xhamin e pasagjerit dhe më pas po më godisnin dhe mua. Unë po mundohesha që të mbrohesha. Më pas erdhi dhe patrulla e policisë. Me ata persona nuk kemi pasur debate më herët. I njihja si fytyra. Më qëlluan automjetin dhe unë para disa fraktura. U kapën në atë moment, pa thënë asnjë fjalë. Vajza që kisha në makinë është një e afërmja ime, s’ka lidhje me këtë çështje. Na mbajtën në polici, na pyetën. Edhe vajza u shoqërua”, tha Xhoen Osmani. Ndërkohë, ditën e djeshme oficeri i Patrullës së Përgjithsh­me, Anxhelo Bardhi u arrestua, ndërsa dy ditë më parë ai u pezullua nga detyra.

 ??  ?? Dhuna ndaj të riut
Dhuna ndaj të riut
 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja
 ??  ?? Xhoel Osmënaj, duke folur për “GSH”
Xhoel Osmënaj, duke folur për “GSH”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania