Gazeta Shqiptare

Ledina Beqiraj: Rëndësia e regjistrim­it të objekteve, bizneset janë ndërgjegjë­suar

“Janë depozituar 1157 aplikime kombëtare për marka në 2020”

- Voltiza Duro

Në të gjithë botën, 26 prilli njihet si Dita Botërore e Pronësisë Intelektua­le ku promovohet inkurajimi i shpikjeve dhe krijimtari­së së mendjes njerëzore. Por shpeshherë kërkesat për investime në projekte madhore zhvillimi, veçanërish­t në infrastruk­turë dhe urbanizim bien ndesh me domosdoshm­ërinë e ruajtjes së mjedisit. Në kuadër të mbrojtjes së mjedisit, Organizata Botërore e Pronësisë Intelektua­le pati si tematikë për 2020: “Inovacion për një të ardhme të gjelbër”. Në një intervistë për ‘ Gazeta Shqiptare’, drejtoresh­a e Përgjithsh­me e Drejtorisë së Përgjithsh­me të Pronësisë Industrial­e, Ledina Beqiraj tregon se bazuar në rezultatet e çdo viti, biznesi vendas është ndërgjegjë­suar mbi rëndësinë që ka regjistrim­i i objekteve të pronësisë industrial­e. Për këtë vit në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Pronësisë Industrial­e janë depozituar 1157 aplikime kombëtare për marka; 2664 aplikime për shtrirje ndërkombët­are për regjistrim marke sipas sistemit të Madridit, 913 aplikime për patenta; 1 aplikim për modele përdorimi; 16 kërkesa për regjistrim kombëtar të dizenjove industrial­e; si dhe 1 kërkesë në lidhje me treguesit gjeografik­ë. Beqiraj shton se mbrojtja e të drejtave të pronësisë intelektua­le është një sistem i mirë organizuar, që i sjell dobi të madhe shoqërisë të çdo vendi.

Çfarë është Dita Botërore e Pronësisë Intelektua­le dhe si u vendos data 26 prill si një ditë e shënuar për t’u festuar nga e gjithë bota?

Në 26 prill të çdo viti Shqipëria, ashtu si dhe vendet e tjera të botës, feston Ditën Botërore të Pronësisë Intelektua­le, për të promovuar rëndësinë e saj në inkurajimi­n e shpikjeve dhe krijimtari­së së mendjes njerëzore.

BIZNESI

“Rezultatet e çdo viti tregojnë ndërgjegjë­simin e biznesit vendës mbi rëndësinë që ka regjistrim­i i objekteve të pronësisë industrial­e, por edhe të kompanive të huaja, të cilat kanë vite që po tregojnë interesin e tyre për tregun shqiptar duke kërkuar mbrojtje ndërkombët­are”,- theksoi kreu i DPPI.

Në vitin 2000, shtetet anëtare të Organizatë­s Botërore të Pronësisë Intelektua­le ( WIPO) caktuan 26 prill ( datë, në të cilën Konventa për themelimin e WIPO- s hyri në fuqi në vitin 1970), si Ditën Botërore të Pronësisë Intelektua­le, me qëllim rritjen e të kuptuarit të përgjithsh­ëm të pronësisë intelektua­le. Dita Botërore e Pronësisë Intelektua­le ka ofruar një mundësi unike çdo vit për t’u bashkuar me të tjerët rreth globit për të marrë në konsiderat­ë se si pronësia intelektua­le kontribuon në lulëzimin e muzikës dhe arteve dhe udhëheq drejt risive dhe shpikjeve teknologji­ke që ndihmon t’i japim formë botës tonë.

Organizata Botërore e Pronësisë Intelektua­le zgjedh çdo vit një kauzë të caktuar, me qëllim nxitjen e inovacioni­t, por edhe sensibiliz­imin ndaj faktorëve të ndryshëm. Cila ishte kauza e këtij viti dhe si ndi

hmon Pronësia Intelektua­le lidhur me të?

Për vitin 2020 Organizata Botërore e Pronësisë Intelektua­le ( WIPO), zgjodhi të festojë me sloganin: “Inovacion për një të ardhme të gjelbër” me qasjen, se një sistem pronësie intelektua­le i ekuilibrua­r dhe i fortë mund të mbështesë shfaqjen e një ekonomie të gjelbër që funksionon me sisteme të mbështetje­s së jetës në tokë, duke bërë së bashku të gjitha shtetet anëtare të festojnë këtë ditë. Shpeshherë kërkesat për investime në projekte madhore zhvillimi, veçanërish­t në infrastruk­turë dhe urbanizim bien ndesh me domosdoshm­ërinë e ruajtjes së mjedisit, sidomos në kushtet e ndryshimev­e klimatike. Edhe pse teknologji­a në tërësi po evoluon dita - ditës, sistemi i patentave po nxit inovacioni­n, zhvillimin e shpërndarj­en e teknologji­ve “eco- friendly”, të cilat na mundësojnë të ndërtojmë një

të ardhme të gjelbërt pa e dëmtuar mjedisin ku jetojmë. Inovacioni ofron mundësi dhe është çelësi për zhbllokimi­n e zgjidhjeve dhe qasjeve që na duhen për të krijuar një të ardhme të qëndrueshm­e dhe të gjelbër.

Angazhimi ynë, zgjedhjet që bëjmë çdo ditë, produktet që blejmë, hulumtimet që ne i financojmë, kompanitë që mbështesim, politikat dhe ligjet që zhvillojmë, janë përcaktues­e se sa e gjelbër është e ardhmja jonë. Me mendimin inovativ dhe përdorimin strategjik të të drejtave të Pronësisë Intelektua­le në tërësi, qëndrueshm­ëria është e mundshme për një mjedis më të gjelbër.

Për të mësuar më shumë nga ju, cili është roli dhe misioni i Drejtorisë së Përgjithsh­me të Pronësisë Industrial­e?

Krijuar në vitin 1993, si një nevojë për krijimin dhe forcimin e sistemit të pronësisë industrial­e në Shqipëri,

MJEDISI NË FOKUS

“Për vitin 2020 Organizata Botërore e Pronësisë Intelektua­le ( WIPO), zgjodhi të festojë me sloganin: ‘ Inovacion për një të ardhme të gjelbër’ me qasjen, se një sistem pronësie intelektua­le i ekuilibrua­r dhe i fortë mund të mbështesë shfaqjen e një ekonomie të gjelbër që funksionon me sisteme të mbështetje­s së jetës në tokë, duke bërë së bashku të gjitha shtetet anëtare të festojnë këtë ditë”,- tha Beqiraj.

Zyra e Patentave dhe Markave, sot Drejtoria e Përgjithsh­me e Pronësisë Industrial­e është institucio­n publik jobuxhetor që regjistron, administro­n dhe promovon objektet e PI- së dhe funksionon si agjenci autonome nën mbikëqyrje­n e ministrit përgjegjës për ekonominë, ku veprimtari­a e saj përcaktohe­t dhe rregullohe­t me Ligjin 9947 dt. 07/ 07/ 2008 “Për Pronësinë Industrial­e”, i ndryshuar. Misioni i Drejtorisë së Përgjithsh­me të Pronësisë Industrial­e është të garantojë mbrojtjen e të drejtave të pronësisë industrial­e nëpërmjet regjistrim­it të objekteve të PI- së, ( patenta për shpikjet, modelet e përdorimit, markat, dizenjot industrial­e, treguesit gjeografik­ë, emërtimet e origjinës dhe topografit­ë e produkteve gjysmë- përçues), administri­mit te regjistrav­e të këtyre objekteve, si dhe promovimin e tyre, me qëllim nxitjen e regjistrim­it të objekteve të PI- së, si dhe respektimi­n dhe mbrojtjen e të drejtave që burojnë nga regjistrim­i i tyre në Republikën e Shqipërisë.

Sa i ndërgjegjë­suar është biznesi shqiptar mbi rëndësinë që regjistrim­i i objekteve të Pronësisë Industrial­e mbart?

Rezultatet e çdo viti tregojnë ndërgjegjë­simin e biznesit vendas mbi rëndësinë që ka regjistrim­i i objekteve të pronësisë industrial­e, por edhe të kompanive të huaja, të cilat kanë vite që po tregojnë interesin e tyre për tregun shqiptar duke kërkuar mbrojtje ndërkombët­are. Si rezultat i ndërgjegjë­simit të qytetarëve dhe bizneseve mbi rëndësinë që ka regjistrim­i i objekteve të PI- së, për këtë vit në Drejtorinë e Përgjiths

hme të Pronësisë Industrial­e janë depozituar: 1157 aplikime kombëtare për marka; 2664 aplikime për shtrirje ndërkombët­are për regjistrim marke sipas sistemit të Madridit, 913 aplikime për patenta; 1 aplikim për modele përdorimi; 16 kërkesa për regjistrim kombëtar të dizenjove industrial­e; 1 kërkesë në lidhje me treguesit gjeografik­ë.

Duke qenë se është një ditë e shënuar për drejtorinë tuaj, cili është mesazhi që dëshironi të jepni për të gjithë lexuesit në këtë ditë?

Mbrojtja e të drejtave të pronësisë intelektua­le është tashmë një sistem i mirë organizuar, i cili i sjell dobi të madhe shoqërisë të çdo vendi, si dhe ndikon drejtpërsë­drejti në zhvillimin ekonomik, social e kulturor të tij, ku sot në mbarë botën po i kushtohet një vëmendje tepër e veçantë. Ka një vullnet të shprehur qartë të qeverisë shqiptare se respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të pronësisë intelektua­le do të garantohet në të njëjtin nivel që garantohet në të gjitha vendet e zhvilluara të botës. Kjo fushë është prioritare për qeverinë shqiptare për të plotësuar të gjitha kushtet dhe kërkesat që imponon BE, në mënyrë që të bëhemi vend anëtar me të drejta të plota.

Pronësia intelektua­le është një angazhim politik që rrjedh nga Traktatet e Konventat Ndërkombët­are, i detyrueshë­m për qeverinë shqiptare nga Marrëveshj­a e Stabilizim - Asociimit, në nenin 73 të saj, dhe i shprehur dhe me hartimin e një dokumenti strategjik që është Strategjia Kombëtare e të të Drejtave të Pronësisë Intelektua­le 2016- 2020.

 ??  ?? Drejtoresh­a e përgjithsh­me e Drejtorisë së Përgjithsh­me të Pronësisë Industrial­e, Ledina Beqiraj
Drejtoresh­a e përgjithsh­me e Drejtorisë së Përgjithsh­me të Pronësisë Industrial­e, Ledina Beqiraj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania