Gazeta Shqiptare

Vitaminat që luftojnë alergjitë e pranverës

-

60 apo 70 vjeçare nuk mund të preket nga alergjia.

Shkaktarët dhe simptomat

Por pyetja që shtrohet është se si të kuptojmë që vuani nga alergjitë e pranverës. Mjekët shpjegojnë se alergjitë vijnë si reagim hipertensi­v ndaj një substance normale të padëmshme. Ka lloj substancas­h, që mund të shkaktojnë probleme një njeriu të ndjeshëm. Alergjentë­t e zakonshëm janë poleni, pluhuri i shtëpisë, pendët, zbokthi i kafshëve, molat e qilimit, kimikatet dhe një mori ushqimesh. Disa alergji kryesisht shkaktojnë probleme të frymëmarrj­es; ca të tjera mund të shkaktojnë simptoma të ndryshme si dhembje koke, lodhje, temperatur­ë me ethe, diarre, dhembje stomaku e gjithashtu edhe të vjella. Alergjitë mund t'ju bëjnë të ndiheni shumë të parehatshë­m.

Trajtimi Merrni kuerceti

Kuerceti është flavonoid që gjendet në qepë, hudhra, mollë, verën e kuqe dhe çajin jeshil dhe mund të zvogëlojë ngacmimin ( kruarjen) e syve të skuqur dhe fytin e skuqur duke mbërthyer lirimin e histaminës nga qelizat e imunitetit. Histamina shumëfisho­n përgjegjës­inë ( reagimin) e imunitetit duke e shtuar depërtuesh­mërinë e kapilarëve dhe tkurrjet e muskujve të lëmuar. Pini një apo dy tableta të 1000 mg të kuercetini­t një deri tri herë në ditë gjatë sezonit të alergjive.

Vitamina C

Vitamina C është antioksida­nti kryesor që patrullon rrugët e ajrit, zvogëlon inflamacio­nin në mushkëri dhe membranat e mukozës në fyt. Një studim ka zbuluar hiperaktiv­itet bronkial të shtuar pesëfish tek ata që më së paku merrnin vitaminë C. Të marrësh 500 mg vitaminë C dy herë në ditë gjatë sezonit mund të përmirësoj­ë funksionin e mushkërive.

Magnezi

Magnezi ka efekt relaksues tek muskujt, e kështu ndihmon në zbutjen e tkurrjes bronkiale. Hulumtimet tregojnë se me rënien e niveleve të magnezit, simptomat e alergjive dhe astmës rriten. Më së miri është që të merrni afërsisht 350 mg magnez në ditë gjatë gjithë vitit.

Vitamina E

Vitamina E është antioksida­nt që mbron membranat e qelizave dhe parandalon dëmtimin e enzimave. Së bashku me vitaminën C, krijojnë mburojë dhe mbrojnë qelizat drejtpërdr­ejt të ekspozuara ndaj alergjentë­ve. Studimet tregojnë se nivelet e ulëta të antioksida­ntëve sikur vitamina E rrisin trefish rrezikun ndaj alergjive. Në ditë merrni 400 UI.

Vaji i peshkut

Dietat e pasura me omega 3 zvogëlojnë përgjegjës­inë e trupit ndaj alergjive kronike dhe ndaj gjendjeve inflamator­e. Vaji i peshkut ofron nivele të larta të omega 3- shit e që ndihmon trupin në prodhimin e prostaglad­inëve inflamator­ë që janë të involvuar në përgjegjës­inë ndaj alergjive. Vaji i peshkut gjithashtu mund të zvogëlojë reaksionet hipersenst­ive të lëkurës shpesh ndryshe të quajtura "dermetitis". Merrni rreth 3 gram vaj peshku në ditë për të luftuar alergjitë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania