Gazeta Shqiptare

“Hoxha kaur”, kleriku patriot që u arrestua nga osmanët e komunistët

-

Delegat në Kongresin e Elbasanit, mbësh tetës i kongresit të Alfabetit, mësues dhe themelues i shkollës për vajza, teolog, poet, autor librash me satirë, e mbylli jetën duke njohur burgjet osmane e komunite. Autoritete­t osmane e arrestuan pse shkruante me alfabetin e Manastirit, ndërsa ato komuniste për agjitacion e propagandë. 68 vite pas vdekjes, e në Muajin e Ramazanit, hoxha i shkolluar në Stamboll, rikthehet në vëmendjen tonë, në 100vjetori­n e Tiranës kryeqytet. Me ç’rast, Autoriteti i Dosjeve përkujton intelektua­lët tiranas të përndjekur nga regjimi, shkrimtarë, përkthyes, publicistë, etj. Mes tyre, Hafiz Ibrahim Dalliu, një ndër personalit­etet me emër të kryeqyteti­t, i dënuar për agjitacion e propagandë në vitet e para të diktaturës. Profilet e intelektua­lëve dhe figurave të spikatura të kryeqyteti­t do të trajtohen gjerësisht nga AIDSSH në kuadër të Dialogut të Tiranës.

“Qytetnimi asht pasunia e asaj njerëzie që mendon e punon...” thoshte teologu e shkrimtari Dalliu ( Tiranë 1878 – shkurt 1952). Ai lindi në një familje të vjetër tiranase, të përkushtua­r ndaj besimit dhe atdheut. U diplomua në degën teologji- filozofi në Stamboll. Atje mori pjesë në lëvizjen për çështjen kombëtare, rrëfyer prej tij në veprën monografik­e “Patriotizm­a në Tiranë”, ( 1930) që sjell dëshmi të përndjekje­s në kohën e Turqisë, duke ndriçuar rolin e patriotëve tiranas në pavarësinë e vendit. Në vitin 1901 u emërua imam i qytetit dhe mësues në shkollën fillore të Tiranës, drejtuar nga Filip Ashiku. Kur shkollat u mbyllën, Hafizi vazhdoi kurset e gjuhës shqipe në familjet e qytetarëve tiranas, për ta rifilluar zyrtarisht këtë aktivitet në vitin 1908.

SHKOLLA E KONTRIBUTE

Në 1908 hapi shkollën laike për mësuese të vajzave, në të cilën u arsimua edhe mësuesja e mirënjohur Servete Maçi; ishte anëtar i Klubit “Bashkimi”, që aspironte për mëvehtësi kombëtare në kohë të shpalljes së Kushtetutë­s ( Hyrjetit). Po këtë vit, Dalliu ishte aktiv në përgatitje­t e Kongresit të Manastirit dhe zbatimin e vendimeve të tij. Në shkrimet e veta theksonte rëndësinë e këtij

Kongresi në historinë e kombit shqiptar, në luftën për mbrojtjen dhe zhvillimin e gjuhës amtare, duke e quajtur “Kongresi i Alfabetit”. “Që prej asaj kohe është mbjellë fara e urueshme e shqiptariz­mës në Tiranë dhe ka zënë rrënjë në zemrat e tiranasve”, shkruante më vonë H. Dalliu për ndikimin e veprimtari­së së “Bashkimit” dhe Kongresit në ngjarjet patriotike të kohës.

Në 1909, Hafiz Dalliu u zgjodh delegat i Tiranës në Kongresin e Elbasanit, ku u mor vendimi për hapjen Shkollës Normale dhe emërimin e tij si mësues. Aleksandër Xhuvani shprehej: “Normalja ka në themelin e saj djersën dhe kontributi­n e Hafiz Ibrahim Dalliut.”

NËN OSMANËT

Gjatë 1909- 1911 u arrestua disa herë nga regjimi osman, iu sekuestrua­n materialet didaktike dhe shtypi patriotik në gjuhën shqipe, pas një kontrolli në xhami. I gjetën literaturë komprometu­ese në gjuhën shqipe, si revistën “Albania”, fletoren “Trumpeta e Krujës” të Konicës, e të tjera. Hafiz Dalliu e shfrytëzoi mjedisin fetar si shkollë, ku u mësonte të vegjëlve gjuhën shqipe sipas alfabetit latin, sipas vendimit të Kongresit të Alfabetit.

Për këtë arsye e burgosën në Manastir dhe në kështjellë­n e Selanikut, ku e lidhën me zinxhirë, të akuzuar si “hoxha kaur”, për përhapjen e shkrimit shqip ( me shkronja latine) te nxënësit e Tiranës. U lirua nga burgu me ndërhyrjet e patriotëve Hasan Prishtina dhe Mihal Grameno. Po ashtu, mori pjesë në veprimet luftarake të çetës së Sarisallti­kut të Krujës. Në 1911 u ndalua nga policia në Tiranë dhe u ndëshkua me rrahje publike para sheshit, që të hiqte dorë nga aktiviteti patriotik. Më 26 nëntor 1912 ishte një ndër pjesëmarrë­sit e ngritjes së flamurit kombëtar në Tiranë, sipas porosisë së Ismail Qemalit.

Përgjatë 1914- 1918 aspiroi për një qeverisje perëndimor­e dhe përkrahu qeverinë e Vidit; kundërshto­i hapur lëvizjen e Haxhi Qamilit. Gjatë periudhës 1918- 1944 u dallua për prodhimtar­i në drejtim të librit islam dhe çështjeve të politikës së ditës, ku në vitet 1931- 1934 mori anën e demokratëv­e dhe u radhit në Partinë e Xhokës. Pas luftës, i ngarkuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar ndihmoi në mbledhjen e ndihmave në popull për rindërtimi­n e disa xhamive të dëmtuara nga Lufta II Botërore në Tiranë.

NËN KOMUNISTËT

Në 1945, u emërua mësues në Medresenë e Përgjithsh­me të Tiranës, ku përgatitej brezi i ri i besimtarëv­e. Më 24 shkurt 1948, në moshën 70- vjeçare, Gjykata e Tiranës e dënoi me 5 vjet burg, « për faje penale kundër popullit e shtetit– agjitacion e propagandë » . U keqtrajtua për tre muaj, pa u marrë parasysh thirrja dhe mosha e Hafiz Ibrahim Dalliut, dhe doli nga burgu i gjymtuar. Ndërroi jetë në shkurt 1952.

Historiogr­afia komuniste e la në errësirë. Sipas prof. Aurel Plasarit “... ka qenë prirje që figurën e Hafiz Ibrahim Dalliut ta lënë jashtë, për ta lënë në harresë, për mos ta dashur...”, por kujtesa qytetare dhe liria intelektua­le e rikthyen të plotë, me dëshirën e vullnetin për t’i botuar krijimtari­në, emërtuar një shkollë, si dhe nderuar me shtatore personalit­etin e Hafiz Ibrahim Dalliut në sheshin me po të njëjtin emër, para Medresesë së Tiranës. fa. ni.

 ??  ?? Hafiz Ibrahim Dalliu
Hafiz Ibrahim Dalliu
 ??  ?? Letër ndalimi për Dalliun
Letër ndalimi për Dalliun

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania