Gazeta Shqiptare

Hungari, maska, mediat dhe pakicat

-

përpara. Ministri i Jashtëm Szijarto thotë se është i kënaqur që “një komisioner hungarez arriti brenda disa muajsh atë që Këshilli i Evropës nuk e arriti në njëmbëdhje­të vjet”. Ish- diplomati hungarez Oliver Varhelyi, një i besuar i Orbanit, është përgjegjës për zgjerimin e BE- së.

“Fidesz- i dëshiron të rrisë numrin e aleatëve brenda BE- së”, thotë Tamas Bodoky, themeluesi i portalit investigat­iv hungarez “Átlátszó. hu”. Me Slloveninë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor që priten të anëtarësoh­en, mund të krijohet një grup i zgjeruar i Vishegradi­t.

EKSPORT IDEOLOGJIE PËRMES BLERJES SË MEDIAVE

Media e afërt me qeverinë në Hungari janë “të ideologjiz­uara, të njëanshme dhe antidemokr­atike”, thotë gazetari Tamas Bodoky për ‘ DW’. Këtë model politikanë­t në pushtet duan ta eksportojn­ë dhe “në të njëjtën kohë duan të mbështesin partitë mike me partinë

Fidesz dhe të përhapin ideologjin­ë e Fideszit”, thotë Bodoky, “modeli joliberal”. Kjo është arsyeja pse menaxherët e mediave hungareze investuan kryesisht në media që mbështesin miqtë e Orbanit - siç është kryeminist­ri slloven Janez Jansa dhe ish- kryeminist­ri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski. Të dy janë dënuar për korrupsion në vendet e tyre. Gruevski i shpëtoi burgimit falë një operacioni sekret për të cilin ndihmuan edhe diplomatë hungarezë. Sot Gruevski jeton në Budapest nën mbrojtjen e qeverisë hungareze. “Politika jonë e Ballkanit Perëndimor u shërben kryesisht interesave ekonomike”, beson Daniel Bartha, ekspert në Qendrën për Integrime Euro- Atlantike dhe Demokraci në Budapest ( CEID). Në plan afatgjatë bëhet fjalë për energji, mundësi investimi për firmat hungareze, rrugë tregtare dhe projekte transporti siç është linja hekurudhor­e

RRJET I RI I DJATHTË?

Kush investon në median ballkanike? Sipas një hulumtimi ndërkombët­ar të gazetarëve investigat­ivë, në sy bien veçanërish­t tri emra: dy ish- menaxherë të televizion­it shtetëror hungarez - Peter Schatz dhe Agnes Adamik. Ata kanë blerë aksione në më shumë se një duzinë gazetash, portalesh “online” dhe kanalesh televizive në Maqedoninë e Veriut dhe Slloveni. Gjithashtu, blerje kanë bërë edhe mjaft firma të lidhura me Arpad Habony, i cili tani drejton agjencinë e mediave “H4NA” në Londër, e cila sipas informacio­neve të veta, dëshiron të ofrojë një “perspektiv­ë konservato­re, të djathtë për çështje kryesore”. Por, sipas britanikes “Guardian”, ekipi prej 50 gazetarësh tregon mbi të gjitha histori për “rreziqet e migrimit”. Edhe ishkëshill­tari i Trumpit, Steve Bannon ka qenë disa herë në Budapest dhe njoftoi në vitin 2018 krijimin e “Dhomave të Luftës” në Evropë. Bannon themeloi platformën “AltRight Breitbart”. Dhe sipas kulturolog­es Magdalena Marsovszky, në media po krijohet një rrjet i ri i djathtë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania