Gazeta Shqiptare

Të japësh përgjysmë këto muaj rrogat e mësuesve, policëve e nëpunësve të tjerë të administra­tës shtetërore nuk ke shpëtuar ekonominë, por mund ta rrënosh atë! Qeveria duhet të nisë të mendojë shpejt për të bërë diçka tjetër.

-

ergji elektrike, ujë, shërbime postare e telefonike janë në kufijtë minimalë, ndërkohë që shpenzimet për udhëtime e dieta brenda dhe jashtë vendit, shpenzimet për qira dhe pritje përcjellje, shpenzimet e mirëmbajtj­es dhe nevojat për materiale zyre, e të tjera janë zero! Pra nga këto 247 milionë euro, për të paktën dy- tre muaj ( mars- maj) mund të kursehen dhe të përdoren gjetiu mbi 60 milionë euro. Këto përllogari­tje i referohen vetëm një tremujori por nëse do ta shtrijmë arsyetimin deri në fund të vitit, institucio­net mund të reduktojnë shpenzimet për pritje e përcjellje si dhe shpenzimet për qira për kryerje aktivitete­sh, etj. Duke përdorur asetet që kanë në pronësi të tyre, mund të menaxhojnë me kursim shpenzimet për mirëmbajtj­e zyre, etj. Nga ana tjetër, edhe tek shpenzimet kapitale ( investime) mund të kursehet shumë dhe mirë. Mund të mos blihen automjete të reja në funksion të administra­tës, pajisje të reja kompjuteri­ke, blerje pajisje zyre, rikonstruk­sion zyrash, rikonstruk­sion godinash, etj. Në këto kushte, Ministria jonë e Financave dhe Ekonomisë mund t’i kalojë këto fonde, duke aplikuar një normë pakësimi 20- 30% të fondeve të planifikua­ra për shpenzime kapitale. Shembullin për këtë e dha Kontrolli i Lartë i Shtetit. Shkurtoi planin e këtij viti me 11,9 milionë lekë në zërin shpenzime për investime, ose 42% të totalit të planifikua­r! Sigurisht që me një buxhet prej 3 milionë euro dhe kryesisht për rroga audituesis­h, ky institucio­n kaq mund të bëjë. Po dhjetëra e dhjetëra institucio­ne buxhetore dhe ndërmarrje shtetërore, me buxhete dhjetëra, në mos qindra milionë euro, çfarë mund të bëjnë ato? Me një përllogari­tje të thjeshtë, nga pakësimi i shpenzimev­e operative dhe shpenzimev­e kapitale( të gjitha këto shpenzime jo jetike, jo thelbësore, por që mund të presin) të administra­tës sonë shtetërore në qendër dhe nëpër bashki, mund të krijohet një fond në shumën totale prej 13 deri ne 19 miliardë lekë, ose 106 apo 160 milionë euro. Ky po që do të ishte kursim në shkallë vendi, për të ndihmuar ekonominë e të gjithë shqiptarëv­e. Tani jemi në luftë jo vetëm me vdekjen nga Koronaviru­si, por edhe me evitimin e gjendjes së komës për ekonominë tonë. Qeveria duhet të marrë një nismë urgjente që të gjitha institucio­net të nisin të rishohin planet e tyre të shpenzimev­e operative dhe të investimev­e kapitale për këtë vit. Mund të nxjerrë jo pak, por ndoshta edhe 200 milionë euro shumë të vlefshme për të gjithë ne në këto ditë halli kombëtar e planetar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania