Gazeta Shqiptare

Reja pesimist: Dua që futbolli të rifillojë, por për fat të keq ka shumë të vdekur

Trajneri italian i Shqipërisë flet për situatën e Covid- 19

-

E gjithë bota vijon bete jën me Covid- 19, ndërsa mbetet ende e paqartë se kur do të rikthehen gjërat në normalitet. Në dyshim të fortë mbetet rifillimi i jetës sportive në një kohë kur futbolli dhe shumë sektorë të tjerë përfshihen në fazën me rrezikshmë­ri të lartë. Dy ditë më parë, FSHF- ja iu drejtua me propozime konkrete Ministrisë së Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, duke i kërkuar që futbolli të rifillojë aktiviteti­n më 2 maj me ekipet që rinisin stërvitjen, ndërsa më 20 maj, pasi të kenë përmbushur të gjitha kriteret sanitare, të rifillojë kampionati. Në pritje të një përgjigjej­e, në këtë debat, nëse duhet apo jo të rifillojë futbolli në këto kushte, është përfshirë edhe trajneri i përfaqësue­s shqiptare, Edi Reja. Tekniku italian në një intervistë për "Radio Kiss Kiss Napoli", e sheh me pesimizëm rifillimin e sezonit: "Në Shqipëri gjithçka është ndalur, futbolli nuk rifillon. E kanë bërë në Gjermani, ku shifrat nga Covid- 19 janë të vogla. Unë dëshiroj që të rifillojë, sigurisht duke plotësuar të gjithë kushtet që duhen. Mendoj se në qershor, nëse epidemia do të ulet, mund të rifillojmë. Për fat të keq, numri i njerëzve të vdekur mbetet i lartë", u shpreh Edi Reja, duke u ndalur më pas te Rrahmani, goditja e parë e Napolit për sezonin e ardhshëm dhe te Marash Kumbulla, një nga lojtarët më të kërkuar në tregun e transferim­eve: "Më duhet t'i bëj përgëzimet Napolit, ka bërë një goditje të madhe me Rrahmanin, është një lojtar që e ndjek prej kohësh. Kumbulla? Do të ishte një tjetër goditje e madhe për klubin e kaltër, por për lojtarin janë në garë shumë klube të mëdha në Serie A. E dëshiron Milani, Interi dhe Juventusi. Do të ishte një goditje e madhe, nëse Napoli arrin ta transferoj­ë", u shpreh Reja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania