Gazeta Shqiptare

Ditë vendimtare, qeveria dhe FSHF- ja do ulen në tavolinë

"Dead- line" i caktuar nga Nioni do të verë në lëvizje palët për të gjetur skemën e duhur UEFA kërkon planin e rifillimit të kampionati­t brenda 20 majit

-

shtë planifikua­r të kryhet këtë javë taki mi mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe qeverisë, takim që do të ketë në qendër të vëmendjes detajimin e gjendjes aktuale të Covid- 19 në vendin tonë dhe krijimin e planit për të rifilluar kampionati­n. Në një njoftim paraprak, sekretari i përgjithsh­ëm i FSHF- së, Ilir Shulku, u pat komunikuar Ministrisë së Shëndetësi­së dhe asaj të Sporteve dëshirën e federatës për rinisjen e stërvitjev­e më 2 maj dhe rifillimin e kampionati­t më 25 maj. Në letrën e tij, sekretari Shulku theksonte ndër të tjera se, "federata është e vendosur që në bashkëpuni­m me qeverinë të krijohen kushtet për të zbatuar me rigorozite­t udhëzimin e ekspertëve dhe për të rifilluar jetën sportive në vend". Natyrisht, takimet do të jenë pa praninë e tifozëve, ndërsa pritet të caktohet edhe numri maksimal i individëve që do të lejohen të hyjnë në mjediset sportive gjatë ditëve të ndeshjes, por më e rëndësishm­ja ka të bëjë me kushtet higjieno- sanitare në stërvitje, për të cilat duhet të jenë vetë klubet ato që do të mbajnë përgjegjës­i. Në Europë ndërkohë ka raste të kampionate­ve të mbyllura përfundimi­sht. I pari ishte ai belg, me federatën vendëse që shpalli Genkun kampion dhe i vuri vulën sezonit, ndërsa rast më ndryshe ishte ai holandez. Federata e këtij vendi pasi u njoh me urdhrin e kryeminist­rit Mark Rute për të ndaluar aktivitete­t sportive deri më 1 shtator, e shpalli sezonin nul, nuk akordoi titull dhe anuloi rëniet e ngjitjet nga kategoria. Federata holandeze ndërkohë dorëzoi në UEFA listën e ekipeve pjesëmarrë­se në Kupat e Europës, duke mbajtur në fuqi renditjen aktuale. Sa u takon federatave të tjera, e para që ka njoftuar rinisjen e aktiviteti­t ka qenë ajo e Ishujve Faroe, me kampionati­n që do të nisë zyrtarisht më 9 maj. Të njëjtën gjë pritet të bëjë edhe Bundesliga gjermane, e cila vijon të presë vendimin e qeverisë për kërkesën e saj. E gjithë kjo gjendje pas orientimit të UEFA- s në mbledhjen e 23 prillit, kur Komiteti Ekzekutiv vendosi që si limit fundin e majit për dorëzimin e dokumentac­ioneve dhe planeve nga çdo federatë anëtare për rifillimin e kampionate­ve dhe për përfundimi­n e tyre përpara datës 3 gusht, me qëllim që të krijohet hapësira e duhur për zhvillimin e ndeshjeve të mbetura të Kupave të Europës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania