Gazeta Shqiptare

Rastet pozitivë me COVID- 19 në rënie, 10 të infektuar të rinj për 24 orë

Rakacolli: 34 pacientë trajnohen në spital, dy janë të intubuar

- Voltiza Duro

Ditën e djeshme, kurba e koronaviru­sit ka pësuar sërish rënie duke regjistrua­r vetëm 10 persona të infektuar brenda 24 orësh, 9 prej të cilëve në Tiranë dhe një në Shkodër. Ndërkohë numri i të shëruarve vazhdon të jetë më i lartë se numri I pacientëve aktivë. Në komunikimi­n e përditshëm për mediat, zv ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, prof. Mira Rakacolli sqaroi situatën epidemiolo­gjike në vend. "Në kuadër të informimit të përditshëm për situatën e infeksioni­t Sars- Cov2 dhe sëmundjes COVID- 19, ju bëjmë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 212 persona të dyshuar me COVID- 19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 10 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 9 raste janë në Tiranë, shumica kontakte familjare, dhe 1 rast i ri është në Shkodër",- tha Rakacolli në fjalën e saj. Më tej kjo e fundit bëri me dije se deri mesditën e së hënës janë testuar 7491 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID- 19, 736 raste.

PACIENTË TË SHËRUAR

Rakacolli ka shtuar në fjalën e saj se gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID- 19 në 422 ose 57.3 % e totalit të të prekurve.

PACIENTËT AKTIVË

Aktualisht në vendin tonë, 286 ose 42.7 % e totalit të të prekurve janë persona aktivë me COVID 19 dhe shifrat tregojnë se përqindja e të shëruarve është më e lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshm­e. Deri sot, 28 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Ndërkohë në shërbimin infektiv aktualisht janë 29 të shtruar prej të cilëve 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 pa

 ??  ??
 ??  ?? Zv. ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, prof. Mira Rakacolli
Zv. ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, prof. Mira Rakacolli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania