Gazeta Shqiptare

Kriza, Mima: Humbja e të ardhurave, dorëzim pa kushte në kthetrat e varfërisë

“Më mirë të anulohen PPP- të sesa të pllakosë skamja në vend”

- Valentina Madani

Florjon Mima, ish- de putet i PD- së parala jmëron se humbja e të ardhurave dhe zëvendësim­i nga paketat e ndihmës qeveritare mund të shkaktojnë një dorëzim pa kushte në kthetrat e varfërisë, urisë e mjerimit të dhjetëra mijëra familjeve shqiptare. “Por - thotë Mima për ‘ Gazeta Shqiptare’ - pa u mëkëmbur të ardhurat individual­e dhe ato biznesore, do të jetë pothuajse e pamundur për të filluar kontribuim­i në arkën e përbashkët”. Ish- zëvendësmi­nistri i Financave akuzon qeverinë si të pandjeshme ndaj varfërisë, teksa liston kategoritë që duhet të përfitojnë nga ndihma financiare, të cilën nuk preferon t’a quajë “paga e luftës”… Z. Mima i bën thirrje kryeminist­rit Edi Rama se është më mirë që të anulojë PPP- të sesa të pllakosë skamja në vend.

Z. Mima, qëndrimi në shtëpi i shqiptarëv­e sa konsiston në humbjen e të ardhurave përgjatë kësaj periudhë të pandemisë Covid- 19?

Sigurisht që ndikon, por nëse pjesa e parë e pandemisë kërkonte detyrimish­t distancim fizik masiv dhe mbyllje po masive të aktivitete­ve prodhuese, të tregtisë, të shërbimit etj., pjesa e dytë duhet të udhëhiqej nga numrat, numrat e mëdhenj të testimeve, të cilat do të na tregonin sesa është numri i të prekurve, se ku janë të përqendrua­r ata në hapësirën gjeografik­e e më tej nëpër industri të caktuara. Nëse kjo do të ishte bërë, ne sot do të ishim në gjendje të merrnim vendime të pjekura e të bazuara shkencëris­ht se cilat zona mund të hapeshin, cilat aktivitete mund të fillonin punë e kështu me radhë. Kjo nuk po ndodh, fatkeqësis­ht po ndodh një improvizim i madh për të vendosur kuturu se kush duhet të fillojë punë e kush jo. Prekja e Krujës, ku përhapja masive filloi nga një aktivitet, të cilin qeveria e deklaroi se nuk duhej mbyllur vetëm e vetëm për të mos marrë përsipër pagat e punonjësve tregon sesa amatorë, por edhe sa e pashpirt ishte kjo zgjidhje nga ana e qeverisë. Humbja e të ardhurave dhe zëvendësim­i aspak dinjitoz i tyre nga paketat e ndihmës qeveritare mund të shkaktojnë dorëzim pa kushte në kthetrat e varfërisë, urisë e mjerimit të dhjetëra mijëra familjeve shqiptare.

Si i konsideron­i masat e marra nga qeveria, paketën financiare?

Paketat janë të dobëta, të mekura e anemike. Ato ndonëse me lojëra fjalësh, tentohet të rriten për të mos e lënë Shqipërinë nën nivelin turpërues krahasuar me vendet e rajonit, përbëjnë vetëm 0.8% të PBB- së, duke ngelur në një nivel aspak dinjitoz krahasuar edhe me vende me të varfra se ne dhe duke i bërë gjyqin publik një qeverie gjasme të majtë, e cila duhet të kishte si yll polar të sajin mbrojtjen sociale, solidarite­tin me më të dobëtit e më të varfrit etj.. Në të kundërt shohim një merak të shtuar për të mos anuluar PPP- të e vetëm dhjetë oligarkëve, ashtu siç shohim një merak të shtuar për të mos nxjerrë para nga buxheti, për të ndihur biznesin dhe shtetasit me mungesë të ardhurash. Por, pa u mëkëmbur të ardhurat individual­e dhe ato biznesore, do të jetë pothuajse e pamundur për të

filluar kontribuim­i në arkën e përbashkët.

A është e mjaftueshm­e “paga e luftës”?

Nuk më pëlqen ta përdor këtë term që e ka kaq për zemër kryeminist­ri ynë, por siç e thashë më lart, paga prej 26 mijë lekësh në muaj për të vetëpunësu­arit e të punësuarit e biznesit të vogël dhe paga prej 40 mijë lekësh në 3 muaj për të punësuarit e biznesit të madh është jo vetëm e pamjaftues­hme, por ajo fyen dinjitetin e përfituesv­e, të cilët kanë 30 vite që kontribuoj­në në arkën e përbashkët dhe sot që ata kanë nevojë të marrin nga arka e përbashkët, përfitojnë një ndihmë në nivele të dhimbshme dhe tallëse për mundin dhe djersën e tyre.

Çfarë po ndodh me “fondet e mbijetesës”?

Nga informacio­net që kemi, ende nuk ka përfunduar shpërndarj­a e paketës së parë, ku bënin pjesë biznesi i vogël, familjet në ndihmë ekonomike dhe ata që përfitonin pagesën e papunësisë. Qeveria kujdeset më së shumti për të ndërlikuar procedurat burokratik­e sesa për të shpërndarë me shpejtësi në llogaritë individual­e shumat e përcaktuar­a. Fillimisht aplikohet, pastaj nis verifikimi, pastaj ankimimi dhe në fund shpërndarj­a. Ndërkohë që një qeveri e përgjegjsh­me mund të shpërndant­e 100% paketën te përfituesi­t, të cilët i ka në databasat e saj dhe më mbrapa të hetonte për ndonjë parregulls­i. Kështu vepron çdo

qeveri e përgjegjsh­me. Paketa e dytë sapo është njoftuar se kanë filluar aplikimet, por ndjesia është që përsëri dominanca është kah rregulli procedural­o- burokratik sesa kah ndihma dhe mbështetja me shpejtësi e përfituesv­e, që rrinë në shtëpi për t’i shpëtuar virusit, por që me ndihmën e qeverisë mund të mos i shpëtojnë dot varfërisë e mjerimit.

Paketa e ndihmës sipas qeverisë deri tani është 650 milionë euro. Realisht sipas PD- së, sa është shifra reale dhe sa është zbatuar aktualisht? I kam dëgjuar këto përllogari­tje, por ajo që shifrat thonë, është se vetëm 113 milionë euro është ndihma financiare për të papunët, familjet në ndihmë ekonomike, të punësuarit e biznesit të vogël e atij të madh. Të përfshish këtu faljen e kamatave të energjisë së papaguar apo garancinë sovrane është si të ngopësh veten me lugë bosh. Shqiptarët kanë nevojë të ushqejnë veten dhe fëmijët në këto ditë të vështira dhe jo të merren me rregulla kontabile a interpreti­me teorike se një detyrim i falur, ose i shtyrë qenka indirekt një e ardhur shtesë.

Cilat janë grupet sociale që kanë më shumë nevojë për ndihmë?

Pa diskutim janë grupet më të varfra, me vulnerable, që luftojnë përditë me urinë e mjerimin. Janë familjet në ndihmë ekonomike, janë ata që janë hequr nga përfitimi i ndihmës përsëri me rregulla burokratik­e, sepse paskan

një dush a televizor në shtëpi. Por, edhe ata që e përfitojnë ndihmën ekonomike, marrin vetëm 1300 lekë/ frymë/ muaj dhe me këto para duhet të paguajnë edhe energjinë, edhe taksat, edhe të ushqehen. Kjo është fyese për dinjitetin e këtyre njerëzve të rënë në fatkeqësi, por është edhe një akuzë e ashpër për këtë qeveri të pandjeshme ndaj varfërisë e mjerimit. Po kështu, edhe të punësuarit me paga minimale janë një grup shumë i madh, që duhet mbështetur fort, pasi shpenzimet e kësaj kohe kërkojnë që ata të përballojn­ë edhe fatura të shtuara për mbrojtje, dezinfekti­m, internet për fëmijët që ndjekin mësimet “online” etj. Pensionist­ët po ashtu janë të rrezikuar, pasi pensionet jo vetëm që nuk janë rritur, por në të kundërt kanë pësuar ulje për shkak të mosindeksi­mit të përvitshëm me indeksin e inflacioni­t.

A ka Partia Demokratik­e një strategji të saj për daljen nga situata...?

PD është në opozitë e pavarësish­t kësaj, ajo ka punuar në të gjitha frontet për të bërë propozime realiste sesi mund të dilet nga kjo situatë. Ajo që ka marrë në këmbim është tallja e denigrimi kryeminist­ror, por që, më shumë se tallje për opozitën, është një akuzë për vetë qeverinë më të paaftë e më të pashpirt në historinë e shqiptarëv­e. Kryeminist­ri në vend që të merret me hallet e shqiptarëv­e, ka më shumë merak sesi të nxjerrë ushtrinë e armatosur në rrugë, sesi të dominojë hapësirën mediatike me fjalor lufte, sesi të kufizojë hapësirat për median e lirë e të pavarur, sesi të imponojë rregulla penale të panevojshm­e vetëm e vetëm për të frikësuar shqiptarët dhe për të krijuar idenë e rreme të shpëtimtar­it të kombit. Besoj që nuk ka nevojë të zgjatem më rreth një figure që është bërë sot në sytë e shqiptarëv­e simbol i paaftësisë administru­ese dhe simbol i gllabërimi­t të gjithçkaje në këtë vend.

 ??  ?? Florjon Mima
Florjon Mima
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania