Gazeta Shqiptare

ARRSH tender për ndërtimin, fondi limit rreth 5.5 milionë euro

Rruga Porto Romano- Durrës

-

Autoriteti

Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për ndërtimin e lotit 3 të rrugës Porto- Romano në Durrës me një fond limit prej më shumë se 669 milionë lekë apo rreth 5.5 milionë euro. Sipas dokumentac­ionit që shoqëron projektin, shihet se gjatësia e saj do të jetë 8 kilometra dhe përfshin një rreth- rrotullim në pikën e Durrësit për të vazhduar brenda parkut energjetik dhe industrial të Porto- Romanos, ku janë të vendosura depozitat e karburanti­t. "Terreni ku do të ndërtohet rruga është tërësisht fushor, pa disnivele të ndjeshëm. Në pjesën e parë të saj, në një gjatësi rreth 1 km, ajo kalon në qendër të banuar, mbi aksin e një rruge ekzistuese, por të ngushtë dhe me shtëpi banimi në të dy anët. Pjesa tjetër e rrugës kalon në fushën ish kënetore të Durrësit. Kjo pjesë është e zhveshur nga ndërtimet, por janë të pranishëm rrjeti i kanaleve kullues dhe vaditës, si dhe disa rrugë, që lidhin zonat rurale në perëndim dhe lindje të fushës", thuhet në dokument. Punimet parashikoh­en që të zgjasin për të gjitha fazat 12 muaj në total, duke nisur nga dherat e prishjet deri tek zërat shtesë të spostimit të linjave elektrike. Në zonën ku parashikoh­et të kalojë rruga dhe ku nënvizohet se është zonë me ndërtime në një gjatësi prej 1 kilometra, duket se do të ketë edhe prishje të disave prej tyre për të bërë rrugën sipas parametrav­e. Kjo bien në sy nga harta që është publikuar në faqen ë APP. Për këtë tender ARRSH ka lënë në dispozicio­n datën 25 maj për paraqitjen e ofertave si dhe për hapjen e tyre. Aktualisht për shkak të COVID- 19 ka një limitim të procedurav­e të prokurimit me një vendim të qeverisë që ka lënë të hapur vetëm mundësinë për ato që janë emergjente për shërbimin ndaj komuniteti­t apo të lidhura me situatën e fatkeqësis­ë natyrore që është në fuqi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania