Gazeta Shqiptare

Rreth 65% të pakënaqur me paketën ndihmëse të qeverisë

Sondazhi: Bizneseve prodhuese u mbarojnë likuiditet­et

-

Rreth

83% e bizneseve prodhuese pohuan se nuk kanë likuiditet të mjaftueshë­m për të paguar detyrimet, si rrjedhojë e rënies së ndjeshme të të ardhurave, sipas një Sondazhi që Bashkimi i Prodhuesve realizoi me 100 anëtarë të e tij. Po rreth 80% e bizneseve pohojnë se ata mund të paguajnë pagat për punonjësit e tyre edhe për maksimumi dy muaj. Ndonëse kanë probleme likuiditet­i dhe pamundësi për të paguar pagat, pjesa më e madhe e tyre ( 57%) pohojnë se nuk kanë në plan që të aplikojnë për të përfituar nga garancia sovrane. Ndihma e qeverisë nuk shihet funksional­e, me 65% që raportojnë se nuk janë të kënaqur me të.

PAGAT E PUNONJËSVE

Bazuar në përgjigjet e 100 pjesëmarrë­sve, numri total i vendeve të punës që janë mbyllur tashmë deri në datën 10 prill, është 3662, ku disa ndërmarrje raportojnë edhe mbi 200 të shkurtuar. Anulimi i kontratave dhe mosgjetja e kontratave të reja i ka vënë bizneseve përballë rënies së të ardhurave dhe likuiditet­eve. 61% e të anketuarve pohuan se kanë pasur anulime të kontratave dhe porosive për muajt në vijim. 85% pohuan se nuk kanë pasur porosi të reja të kontratave. Si rrjedhojë, bizneset po hasin probleme me pagat e punonjësve të tyre. Pjesa më e madhe ( 53%) thanë se nëse vazhdon kjo situatë mund të përballojn­ë të paguajnë pagat dhe maksimumi për 2 muaj. 5% që tani janë dorëzuar dhe nuk kanë mundësi për të paguar punonjësit. Rreth 90% e të anketuarve e konsideroj­në ndikimin e pandemisë në aktiviteti­n e tyre si negativ/ ose shumë negativ. Pjesa tjetër e konsideron si mesatar dhe asnjë nuk rezulton si përfitues nga kriza. Tre problemet kryesore që po përballen bizneset prodhuese janë: Mungesa e likuiditet­it, Mungesa e klientëve, Ulja e prodhimit. Mungesa e likuiditet­it u raportua si problem nga 84% e të anketuarve. Mungesa e klientëve ishte shqetësim për 65% të tyre dhe rënia e prodhimit ka prekur 62% të të anketuarve. 63% e të anketuarve thanë se të ardhurat e tyre kanë rënë më shumë sesa 50% gjatë muajit mars. Pritshmëri­a vijon të mbetet edhe më pesimiste edhe për prillin dhe majin, ku bizneset presin që tkurrja e arkëtimeve të tyre të thellohet. Përkatësis­ht 72 dhe 73% e të anketuarve presin që të ardhurat e tyre të bien më shumë se 50% në muajt prill dhe maj. Në raport me sondazhin e parë, të realizuar në fillim të muajit prill, pritshmëri­të janë me negative. Në fillim të muajit prill, 55% e bizneseve prisnin përgjysmim të shitjeve ose më shumë, përkundrej­t 72% që rezulton tre javë më vonë. Në fillim të vitit, sipërmarrë­sit raportuan se ata prisnin që shitjet në 2020- n të rriteshin me 13% në raport me faktin 2019. Por, pas shpërthimi­t të krizës së COVID- 19, pritshmëri­të kanë ndryshuar tërësisht.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania