Gazeta Shqiptare

E sotmja nuk krahasohet me 97- ën, kufizimet nuk janë ‘ totalitari­zëm’ Studiuesi e shkrimtari në një rrëfim për izolimin, diktaturën e rrëmujën e vitit 1997

Shteti duhet të mbështesë artistët, mbyllja e aktivitete­ve ishte e domosdoshm­e

-

Autokraci botërore është një fjalë e madhe. Ngan jëherë para tragjedish të mëdha, humbasin parametrat e një jete normale dhe të një qeverisjej­e normale, sado demokratik­e apo diktatoria­le të jenë ato pushtete. Dihet që Bota e Lirë nuk e duron autokracin­ë. Të gjithë autokratët janë të destinuar të dënohen nga historia. Por në këtë rast, politikat kufizuese të lirive janë veç në shërbim të popullit, të shëndetit të njerëzve”. Kështu shprehet në një intervistë për “GAZETA SHQIPTARE”, skenaristi, studiuesi e shkrimtari Luan Rama, ku preken disa prej kohëve më të vështira të vendit tonë, dhe situata e krijuar me pandeminë. Nga Franca ku jeton, ai tregon si e kalon izolimin dhe pse kjo kohë do të jetë kalimtare.

- Për shkak të masave mbrojtëse të marra nga qeveria prej pandemisë kemi humbur liri e të drejta themelore si ajo e lëvizjes, punësimit, praktikimi­t të riteve fetare, takimeve e grumbullim­eve. Gjer më tash duket si autokraci botërore e justifikua­r, ju ç’reflektime ju ka sjellë?

Kam ndjekur me interes opinionet e analistëve dhe personalit­eteve të mëdha të artit e kulturës perëndimor­e. Pothuaj të gjithë mendojnë se që të parandaloh­et përhapja e pandemisë duhen marrë masa ekstreme pavarësish­t mbylljes së kufijve, linjave detare e ajrore, anulimit të Lojërave Olimpike, festivalev­e ndërkombët­are apo spektaklev­e të artistëve të mëdhenj të planifikua­ra kohë më parë. Askush nuk është ankuar edhe pse humbjet ekonomike kanë qenë të jashtëzako­nshme; askush nuk doli kundër vendimeve qeveritare për ndalimin e tyre, në rang nacional dhe internacio­nal. Miliona e miliarda euro kanë humbur për përgatitje­n e tyre. Trump dhe Johnson në Angli e kuptuan tepër vonë gabimin e bërë lidhur me kufizimin dhe ndalimin e lëvizjeve njerëzore duke e lënë popullin në mëshirën e fatit. Autokraci botërore është një fjalë e madhe. Nganjëherë para tragjedish të mëdha, humbasin parametrat e një jete normale dhe të një qeverisjej­e normale, sado demokratik­e apo diktatoria­le të jenë ato pushtete. Dihet që Bota e Lirë nuk e duron autokracin­ë. Të gjithë autokratët janë të destinuar të dënohen nga historia. Por në këtë rast, politikat kufizuese të lirive janë veç në shërbim të popullit, të shëndetit të njerëzve. E drejta e lëvizjes së lirë? E drejta e grumbullim­it, e drejta e manifestim­eve? Në një kohë pandemie kjo është çmenduri… dhe atëherë, janë po këta njerëz i japin të drejtë vetes të kritikojnë qeveritë se pse nuk arriti të shërojë apo shpëtojë jetën e njerëzve të tyre…

- A po shkruani, a po lexoni, a po shihni filma? Si e kalon këtë periudhë një njeri i kulturës?

Kjo periudhë për mua sikur e zgjati kohën e punës së përditshme krijuese, pasi pjesëmarrj­a në veprimtari të ndryshme, udhëtime për konferenca, etj., e kufizonte disi kohën. Krijuesi shpesh do donte që dita të kishte jo 24, por 48 orë, dhe kjo është e kuptueshme pasi në punën krijuese interferoj­në familja, takime me miqtë, biblioteka­t, kinematë, koncertet, etj. Do të thosha se kjo gjendje, sado kaotike, konfuze, kjo atmosferë ankthi të përgjithsh­ëm për shoqërinë, krijuesin nuk e pengon, pasi në vetmi ai e vazhdon aktiviteti­n e tij letrar apo artistik. Studiuesit vazhdojnë studimet, historianë­t hulumtojnë, etnologët shkruajnë. Pra, kultura ka dinamikën e saj edhe pse e rrethuar nga një lloj “bllokazhi”. Gjatë kësaj periudhe kam vënë re se kam lexuar më shumë libra dhe kam parë shumë filma, madje kam dëgjuar dhe shumë muzikë, veçanërish­t klasikët, çka nuk do ta bëja në një kohë tjetër. Gjatë kësaj periudhe botova librin me shkrime historike “Shtigjeve të hershme të historisë” prej 400f. Po përgatis një vëllim të ri poetik ku janë shtuar dhe poezitë të frymëzuara nga situata pandemike që po kalojmë. Po kështu kam në përfundim një vëllim të ri me tregime, gjë të cilën më parë nuk e kisha planifikua­r. Përveç shkrimeve të herëpasher­shme në shtyp, kam përgatitur për botimet në “Amazone” tre nga botimet e mëparshme: “Zaratha’s Epistolary”, “En Grece avec les Arvanites”, “Leon Rey à la découverte de l’Apollonie” si dhe te disa librave në shqip, në “EBOOK”

Sa për filmat, ata janë të

KOMUNIZMI

Krahasimet me atë kohë dhe liritë e kufizuara me epokën totalitare nuk mund të bëhen. Ndoshta është fjala për udhëheqës autoritar. Kjo është tjetër gjë. Pas pandemisë, autoritari­zmi duhet luftuar në mënyrë që Shqipëria, si çdo vend demokratik në Europë të gëzojë të gjitha liritë, por njëkohësis­ht duhet t’u përgjigjet dhe të gjitha detyrimeve që kërkon një shtet ligjor.

përditshëm. Shikoj tre- katër filma në ditë, nganjëherë më shumë në rrjete si Netflix apo OCS, etj., kanale ku jam abonuar. Tri filmat e fundit të regjisorit Lars von … si « Breking the Waves » , « Malencolia » dhe « Antikrisht­i » më kanë lënë mbresa të veçanta. Po kështu, Cinemathèq­ue Française ka vënë online shumë filma ku preferoj të shoh kryeveprat e vjetra të ekspresion­izmit gjerman dhe romantizmi­t poetik francez, filma të Fritz Lang apo Pabst, Renoir, Clair, filma që i kisha parë më parë në arkivin e Kinostudio­s me Abaz Hoxhën, për efekt studimi, pasi ato filma atëherë ishin të ndaluar. Një film si « Engjëlli blu » me Marlen Dietrich është një kryevepër e të gjitha kohrave. Së fundi, dy filma të Spilbergut, apo disa filma nga Jean Luc Godart dhe François Truffaut. Lista është e gjatë dhe kemi shansin e përzgjedhj­es. Ndër librat shumë biografi, çka më pëlqejnë në veçanti: një biografia e Zhaklin Kenedi, një e Curçill, një e Fitzgerald e po kështu biografi të vjetra si, Kaligula, Neroni dhe Ciceroni, pa folur për romanet apo librat poetikë.

- Disa prej nesh, me pretekstin e një armiku të jashtëm, ka jetuar një izolim tjetër, atë të komunizmit. A keni bërë krahasime mes dy kohëve?

Preferoj të them më mirë totalitari­zmin, që është një term më i saktë. Në totalitari­zëm është shkelja totale e të gjitha të drejtave: e fjalës së lirë, e shtypit të lirë, e mungesës së zgjedhjeve të lira, ndryshe nga një vend demokratik. Krahasimet me atë kohë dhe liritë e kufizuara me epokën totalitare nuk mund të bëhen. Ndoshta është fjala për udhëheqës autoritar. Kjo është tjetër gjë. Pas pandemisë, autoritari­zmi duhet luftuar në mënyrë që Shqipëria, si çdo vend demokratik në Europë të gëzojë të gjitha liritë por njëkohësis­ht duhet t’u përgjigjet dhe të gjitha detyrimeve që kërkon një shtet ligjor. Disa shohin në këto masa të marra në Shqipëri si tendencë për të goditur opozitën, për të mbytur lirinë e grumbullim­it, të fjalës lirë, shtypit të lirë, etj. Një

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania