Gazeta Shqiptare

SITUATA NË VEND

"Shkon në 30 numri i viktimave, humb jetën 52- vjeçari. 5 raste në terapi intensive"

- Votliza Duro

Gjatë 24 orëve të fun dit, janë konfirmuar 14 raste të reja pozitive me koronaviru­s, pas testimit të 267 personave. Ndërkohë që numri i viktimave që kanë humbur jetën në betejën me virusin ka arritur në 30 në Shqipëri, pas vdekjes së një 52- vjeçari mëngjesin e djeshëm. Sakaq, mosha mesatare e rasteve të konfirmuar­a është 46.8 vjeç për vendin tonë. Drejtoresh­a e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, në komunikimi­n e përditshëm për mediat, ka sqaruar situatën e deritanish­me epidemiolo­gjike. "Si çdo ditë, ju bëjmë me dije rezultatet e 24 orëve të fundit sa i takon gjurmimit dhe hetimit epidemiolo­gjik dhe situatën e deritanish­me të përhapjes së COVID- 19. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 267 persona të dyshuar me COVID- 19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 7 raste janë në Tiranë, 5 raste në Krujë dhe 2 raste në Shkodër. Deri në këto momente janë testuar 7758 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID19, 750 raste. Mosha mesatare e rasteve të konfirmuar­a është 46.8 vjeç",- tha Fico në fjalën e saj.

VIKTIMAT E PACIENTËT AKTIVË

Numri i personave që kanë humbur jetën nga koronaviru­si në Shqipëri ka arritur në 30. "Mëngjesin e sotëm ( djeshëm) ka ndërruar jetë një 53- vjeçar nga Kruja me iniciale S. B, i cili ka qëndruar për 8 ditë në reanimacio­n i intubuar në spitalin infektiv. Ministria e Shëndetësi­së i shpreh ngushëllim­et familjarëv­e. Shkon në 30 numri i qytetarëve që e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor",- u shpreh drejtoresh­a e ISHP- së. Aktualisht në vendin tonë, 289 persona janë aktivë me COVID19 dhe numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshm­e. Ndërkohë në shërbimin infektiv aktualisht janë 27 të shtruar, e 3 pacientë janë në terapi intensive. Ndërsa në spitalin COVID 2 "Shefqet Ndroqi", janë 5 pacientë të shtruar, 2 prej të cilëve janë në terapi intensive në gjendje më të rënduar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 32 pacientë. Gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëru

arve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID- 19 në 431.

SITUATA EPIDEMIOLO­GJIKE

Drejtoresh­a e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico tha se pavarësish­t luhatjeve në numra ditorë situata vazhdon të jetë e kontrollua­r. Sipas saj, tregues për këtë janë numri i qëndrueshë­m i shtrimeve në spitale dhe numri i ulët i qytetarëve që kanë pasur nevojë për frymëmarrj­e të drejtuar. Ndërkohë Ministria e Shëndetësi­së i ka bërë thirrje

qytetarëve që të zbatojnë masat e distancimi­t fizik me synim parandalim­in e përhapjes së virusit. "Që kjo situatë të vazhdojë të jetë e kontrollua­r dhe në kushtet e lehtësimit të disa masave, Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale i bën thir

rje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojn­ë masat e vendosura, të respektohe­t distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.

Këto masa duhet të respektohe­n maksimalis­ht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të

afërmit për çdo lloj arsye.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID- 19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacio­n rreth COVID- 19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40",- theksoi Ministria e Shëndetësi­së.

 ??  ?? Drejtoresh­a e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico
Drejtoresh­a e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania