Gazeta Shqiptare

Epidemiolo­gu: Koronaviru­si, faktorët që e mbajnë Shqipërinë larg fataliteti­t

Alimehmeti: Grupmosha më e vogël se 50 vjeç përbën 65.4% të popullatës sonë, risk më i ulët në absolut "Moshat shumë të vjetra në Shqipëri janë 6.2 herë më pak se në Itali"

-

Skenari i Italisë lidhur me situatën COVID19, ishte e qartë që prej fillimit të epidemisë, që nuk do të shfaqej po njësoj edhe në Shqipëri, pasi moshat shumë të vjetra në Shqipëri janë 6.2 herë më pak se në Itali. Kjo deklaratë vjen nga mjeku i njohur epidemiolo­g, dr. shk. Ilir Alimehmeti në një analizë statistiko­re në të dhëna të sigurta ku ai shton se grupmosha më e vogël se 50 vjeç përbën 65.4% të popullatës së përgjithsh­me dhe është pikërisht grupmosha me riskun më të ulët në absolut. Pra, 2 shqiptarë ndër 3 ndodhen nën risk fare minimal edhe në rast se sëmuren. Mjeku shton se Italia dhe Shqipëria janë dy vende fqinje, por të ndryshme. "Që më datë 16 mars 2020, kur Shqipëria sapo hyri në lockdown dhe Italia ishte në lockdown prej vetëm një jave, ishte epidemiolo­gjikisht shumë e qartë që skenari i Italisë nuk do të shfaqej në Shqipëri, dhe kjo kryesisht për shkak të karakteris­tikave të popullatës sonë. Sot, gati 50 ditë më pas kemi një kuadër shumë më të qartë të situatës. Ndërkohë që deri atëherë mund të diskutohej vetëm me projeksion­e, tashmë mund të flasim me të dhëna më të sigurta në dispozicio­n. Të gjitha të dhënat e mëposhtme janë marrë nga burime zyrtare",- nënvizon Alimehmeti.

KRAHASIMI ME ITALINË

Mjeku më tej bën një analizë mbi vdekjet në të dyja shtetet, duke iu referuar moshës mediane. Por si paraqitet situata në Itali? "Mosha mediane do të thotë që 50% e

popullatës është mbi atë moshë dhe 50% e popullatës është nën atë moshë. Pikat kryesore që vërejmë në Itali: Vdekjet kanë ndodhur në moshë mediane qartësisht

më të lartë. Mosha mediane e vdekjeve është 81 vjeç, ndërsa mosha mediane e të infektuarv­e është 62 vjeç, pra personat që pësojnë fataliteti janë pothuajse dy dekada më

të moshuar. Shpërndarj­a e vdekjeve me COVID- 19 në Itali është: 25% e vdekjeve në moshë 86- 100 vjeç; 25% e vdekjeve në moshë 81- 86 vjeç; 25% e vdekjeve në moshë 73

81 vjeç; 23.9% e vdekjeve në moshë 50- 73 vjeç; 1.1% e vdekjeve në moshë < 50 vjeç. Por Italia dallon në mënyrë madhore me Shqipërinë në krahasim me moshën e popullatës. Vërejmë se mosha mediane në Shqipëri është vetëm 34.3 vjeç, ndërsa mosha mediane në Itali është 46.5 vjeç. Diferencë madhore prej 13.2 vitesh, sidomos e parë në aspektin që në Itali diferenca e moshave mediane ndërmjet rasteve të shëruara dhe atyre fatale është 19 vite",- thotë Alimehmeti. Ky i fundit më tej pasqyron dhe situatën e të prekurve dhe vdekjeve në Shqipëri bazuar në moshën mediane. "Vërejmë menjëherë se në Shqipëri: Grupmosha ? 50 vjeç përbën 65.4% të popullatës së përgjithsh­me dhe është pikërisht grupmosha me riskun më të ulët në absolut. Pra, 2 shqiptarë ndër 3 ndodhen nën risk fare minimal edhe në rast se sëmuren. Grupmosha 51- 70 vjeç përbën 24.9% të popullatës, më e ulët se në Itali ku është 28.2%. Grupmosha 71- 80 vjeç përbën 6.8% të popullatës, më e ulët se në Itali ku është 10.0%. Grupmosha 81- 85 vjeç përbën 1.9% të popullatës, vetëm gjysma e Italisë ku kjo shifër është 3.8%. Grupmosha mbi 85 vjeç 1.1% të popullatës, ndërsa Italia ka 6.8% të popullatës në këtë grupmoshë",nënvizon epidemiolo­gu.

 ??  ??
 ??  ?? Mjeku epidemiolo­g, dr. shk. Ilir Alimehmeti
Mjeku epidemiolo­g, dr. shk. Ilir Alimehmeti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania