Gazeta Shqiptare

Miratohet fondi 7 miliardë lekë për paketën e dytë

Shkurtohen fondet për "Rrugën e Arbrit", incenerato­rët dhe Rapiscani

- Ornela Manjani

Miratohet fondi për 7 miliardë lekësh për paktën e dytë të ndihmës për përballimi­n e pasojave të pandemisë COVID- 19. Akti i dytë normativ për rishikimin e buxhetit 2020, për të mbështetur me fonde situatën e emergjencë­s së krijuar nga COVID- 19 është miratuar në Komisionin e Ligjeve dhe në Komisionin e Ekonomisë. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka pohuar se së shpejti do të rishikohet buxheti në krahun e të ardhurave. Denaj sqaroi se akti normativ bën të mundur alokimin e një pakete të dytë financiere me vlerë 7.3 miliardë lekë për përballimi­n e situatës emergjente të krijuar nga pandemia COVID- 19. Ajo shpjegoi në mënyrë të detajuar ndryshimet që janë bërë në buxhetin e shtetit, me qëllim financimin e masave me karakter social që ka ndërmarrë qeveria, në funksion të lehtësimit dhe rritjes së mbështetje­s së punëmarrës­ve dhe shtresave të tjera të prekura nga pezullimi i punës si për biznesin e madh, ashtu edhe për pjesën e mbetur të biznesit të vogël. Denaj nënvizoi se akti normativ nuk prek parametrat makro- fiskalë. Akti normativ u miratua nen për nen dhe në tërësi nga anëtarët e komisionit.

RISHIKIMI

Me rishikimin e dytë, qeveria vendosi të kursejë mbi 7 miliardë lekë në zërin e shpenzimev­e buxhetore. Për të siguruar këtë fond janë shkurtuar 829 milionë lekë shpenzimet e personelit, janë shkurtuar me rreth 1.28 miliardë lekë edhe shpenzimet operative. Po ashtu, për periudhën mars- maj është reflektuar kursimi i 582 milionë lekëve. Nga ana tjetër, 700 milionë lekë kursehen nga kontrata vjetore e skanimit në doganë apo e Rapscanit. Ndërsa 4.25 miliardë lekë janë marrë nga pagesat e parashikua­ra për investimet e brendshme, konkretish­t 1 miliard lekë u morën

FALEN GJOBAT

Komisioni i Ligjeve miratoi faljen e të gjitha gjobave dhe bllokimin e makinave dhe patentave për shkelësit e karantinës. Akti normativ "Për faljen e masave administra­tive me karakter ndëshkues të vendosura gjatë periudhës së infeksioni­t të shkaktuar nga COVID- 19", do të kalojë edhe në senacë plenare. Mira Rakacolli sqaroi se qëllimi i këtij akti normativ është falja e masave administra­tive me karakter ndëshkues të vendosura gjatë periudhës së infeksioni­t të shkaktuar nga COVID- 19.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania