Gazeta Shqiptare

Pandemia COVID- 19, 61 mijë punonjës dalin nga skema e sigurimeve

Pasojat e krizës në mars- prill, numri i të papunëve në vend rritet me 37% Numri i të papunëve deri në 20 prill ka arritur 221 mijë

-

Pandemia COVID- 19 dhe izolimi për shkak të tij i ka kushtuar vendin e punës 61 mijë personave në vendin tonë. Shifra i referohet personave që kanë dalë nga skema e sigurimeve shoqërorë në muajt mars dhe prill. Për shkak të izolit qindra ndërmarrje po heqin nga skema e sigurimeve punonjësit e tyre, ose po mbyllin aktivitete­t, duke rrezikuar shtimin e ndjeshëm të numrit të të papunëve në vend. Drejtoresh­a e tatimeve, Delina Ibrahimi bëri të ditur dje se deri tani janë larguar nga skema e sigurimeve shoqërore 61 mijë punonjës. "Sipas një kalkulimi të të përgjithsh­ëm të atyre që kanë dalë nga skema e sigurimeve shoqërore, të cilët do të mbështeten nga paketat e qeverisë del se deri në datën 10 prill numri i personave jashtë skemës është rreth 57 mijë. Këta janë persona, të cilët kanë përfituar ose nga paketa e parë, pasi ajo mbështeste jo vetëm të punësuarit aktual, por edhe të punësuarit e larguar nga skema për shkak të COVID19, por do të mbështeten edhe nga paketa e dytë gjerësisht. Ndërkohë pas datës 10 prill, ku janë të punësuar që nuk mbulohen nga skema e mbështetje­s që ka pëgatitur qeveria, dhe nga kalkulimet janë 4 mijë të larguar".

RAPORTI I INSTAT

Sipas raportit të Institutit të Statistika­ve në fund të 2019- s, në sektorin privat jo bujqësor ishin gjithsej të

punësuar 515 mijë persona, ndërsa që kur fillloi kriza e COVID- 19 janë larguar 61 mijë persona, duke bërë që numri i të punësuarve zyrtarisht të bjerë me 12%. Ata

Qeveria

krijon në taksforcë për të kontrollua­r bizneset nëse zbatojnë protokolle­t e sigurisë në kuadër të pandemisë. Strutkrua e re do të drejtohet nga kryeminist­ri Edi Rama dhe anëtar do të jenë shtatë ministra të kabinetit qeveritar. Vendimi për krijimin e taskforcës për garantimin e zbatimit të protokolle­ve të sigurisë në kuadër të epidemisë së shkaktuar nga COVID- 19 është botuar në fletoren zyrtare dhe hyn në fuqi sot. Task- Forca kryesohet nga Kryeminist­ri dhe në përbërje ka këta anëtarë: ministrin e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale; ministrin e Brendshëm; ministrin e Drejtësisë; ministrin e Shtetit për Rindërtimi­n; ministrin e Financave dhe Ekonomisë; - ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural; ministrin e Turizmit dhe Mjedisit; ministrin e Infrastruk­turës dhe Energjisë. Task- Forca ka si mision garantimin e zbatimit të protokolle­ve të sigurisë në njësitë tregtare të

që kanë dalë nga skema e sigurimeve i janë shtuar numrit të të papunëve në vend. Sipas të dhënave të INSTAT, që i referohen Anketës së Forcave të Punës, në fund të vitit 2019 në vend kishte rreth 160 mijë të papunë. Duke i shtuar dhe 61 mijë personat që kanë dalë nga skema, numri i të papunëve deri në 20 prill ka arritur 221 mijë, me një rritje prej 37%, në krahasim me fundin e 2019- s. Janë dhe me dhjetëra punonjës në biznesin e vogël, që dolëm automatiki­sht pa punë për shkak të mbylljes së bizneseve në bazë të një liste të Ministrisë së Shëndetësi­së, që ndaloi aktivitete­t e tregtimit me pakicë, përveç atyre ushqimore, shërbimeve si dhe baret e restorante­t. Numri i tyre vlerësohet në rreth 60 mijë dhe ata janë përfitues të ndihmës financiare prej 26 mijë lekësh për tre muaj. Pjesa më e madhe e aktivitete­ve po hapet gradualish­t dhe për momentin të mbyllura janë vetëm 35 prej tyre, kryesisht baret e restorante­t ( përveç shërbimit delivery), shërbimet për fytyrën e trupin etj. Por, edhe në aktivitete­t e hapura, konsumi pritet të jetë minimal, duke rrezikuar falimentin e tyre dhe shtimin e radhëve të të papunëve.

 ??  ??
 ??  ?? Drejtoresh­a e Tatimeve, Delina Ibrahimi
Drejtoresh­a e Tatimeve, Delina Ibrahimi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania